E enjte, 25.04.2024, 01:59 PM (GMT+1)

Mendime

Leter falenderimi per Prof. Dr Arben Puto

E enjte, 08.01.2009, 10:55 PM


Nga nje patriot I nje vendi fqinje

I nderuar Profesor,

Kam dashur disa here te kontaktoj me Ju dhe t’ju falenderoj per gjithe cfare keni bere per te nxjerre ne pah te vertetat historike deri tani te pathena. Meqenese nuk me eshte krijuar asnjehere mundesia qe te kem fatin te takohemi dhe te shprehja mirenjohjen e thelle vendosa qe t’Ju shkruaj nje leter.  Vendosa te shkruaj sepse mora shkas nga nje artikull I juaj ku keni pasqyruar pjese nga libri juaj I ri me fakte historike qe pritet te dale se shpejti dhe ku mendoj me se fundi ju keni thene te verteten e madhe, te verteten te cilen nuk kane guxuar ta thone ata pseudo historiane perendimore qe gjoja e njohin historine e vendit tuaj dhe te gjithe Ballkanit.

Me gezon fakti qe me se fundi  Ju mbeshtetur nga fakte historike dhe jo nga indoktrinime te se shkuares keni thene qe vuajtjet e popullit tuaj te shkatuar nga ne kane qene pasoje e provokimeve dhe gjendjen e luftes gjithmone e kemi pasur mes nesh vetem ,si  e permend me lart, si pasoje e provokimeve tuaja.

Ju falenderoj nga zemra per kete te vertete te pamohueshme por dua te shtoj dicka qe me sa duket I ka shpetuar syrit tuaj vigjilent. Provokimet nuk jane bere vetem per gjendjen e luftes dhe vetem ne nje periudhe historike te caktuar. Keto provokime  nga populli juaj I kemi pasur ne shekuj dhe jemi detyruar te mbrohemi duke vrare, masakruar, deportuar dhe pushtuar disa here pjese te popullesise dhe krahina tuaja. Kete e kemi bere me keqardhje te madhe sepse na ka dhembur shpirti por ama kemi qene te provokuar.

Provokoheshim ne cdo moment nga njerez qe e mbanin veten per intelektuale dhe qe ne u ofronim para dhe ata nuk pranonin si Petro Nini Luarasi, Kristoforidhi, Dhaskal Todri e sa e sa te tjere, keshtu qe ne detyroheshim ti helmonim, tu zinim pusi dhe ti eliminonim.

 Keto provokime kane qene gjithmone argumentim per raprezaljet tona ne shekuj. Tani te vijme te ai I shituri dhe tradhtari Mustafa Kruja qe beme cmos ta afronim dhe te punonim bashkarisht qe ne te beheshim nje shtet.

 Jo, nuk ishte e thene, ai vajti u lidh me fashistet e urryer se ata I premtuan Shqiperine Etnike. Ja me thuaj a behej kjo? Ka shaka me te madhe se Shqiperia Etnike? E gjithe bota e di qe nuk ka ekzistuar kurre Shqiperi se deri ne Shkumbin eshte Vorio Epiri dhe me lart ne veri jane vellezerit tane Serbet. Kete te vertete e thone edhe hartat qe ne I kemi pergatitur dhe jane ne cdo faqe te internetit.

Po ky kolaboracionist nuk hoqi dore nga Shqiperia Etnike dhe vete na formon qeveri me ministra perfaqesues nga te gjitha trevat shqiptare. Nuk e mori vesh ky qe ne, edhe atij fashistit Gjeneral Tellinit qe erdhi per te vendosur guret e kufirit ne Preveze atje ku te themi te drejten jane, I zume pusi dhe e vrame?

Po cmund te prisje nga Mustafa Kruja se edhe fashisteve dhe gjermaneve me hile ua kishte. Kur formoi qeverine gjoja per ti sherbyer italise na vete emeron ne kabinet ministrat te gjithe anti – fashiste te terbuar dhe patriote qe te zvogelonin sadopak ndikimin e politikave italiane ne Shqiperi. (Te themi te drejten italianet ndertuan infrastrukture, ndertesa, shkolla dhe godina qe perdoren edhe sot nga qeveria ne Shqiperi dhe me nje stil ndertimi per tu admiruar por po te ishte lidhur me ne tjeter do ishte.)

Po gjermaneve e di sec u punoi? Vajti dhe I genjeu se nuk kishte hebrej ne Shqiperi dhe per gjithe naten te gjithe hebrejte prej kosove dha urdher ti pajisnin me pasaporta dhe emra shqiptare dhe shpetoi keshtu qindra familje.

Nejse nuk dua ta zgjas sepse ky ankth nuk zgjati shume dhe politikanet qe moren ne dore fatet e vendit tuaj pas luftes u treguan te matur dhe shume vizionare. Ata nuk donin telashe me fqinjet dhe e falen pjesen veriore. Jo vetem  e falen por cdo revolte te popullates se kesaj krahine I bashkangjiten forcat e armatosuar te tyret me ato te vendit fqinje duke bere masaker mbi te pabindurit qe donin te jetonin te lire si shqiptare ne trojet e tyre.

Por edhe keta akoma me mosmirenjohes per mundesine qe ju dha vizionari dhe startegu Hoxha te jetonin te lumtur nen Titon, vajten dhe vendosen bulevardin kryesor ne prishtine mu para parlamentit te Kosoves me emrin Mustafa Kruja.

Ne patrioteve te ketij vendi na u be qejfi shume kur ju u bete kryetar I Komitetit te Helsinkit per mbrojtjen e te drejtave njerezore dhe ku ne 31 Mars 1991 ne gazeten Chikago Sun-Times ne nje artikull te Toni Smith I cili kishte kontaktuar direkt me ju per te shkruar artikullin me dhimbje te madhe I deklaroini atij  se qeveria e poshter komuniste ka liruar deri tani 258 te burgosur politike por ende 27 mbeten te pa liruar. Per nder duhet guxim te fillosh te peshtysh ate qe e ke puthur per 45 vjet por e di qe ju guximi nuk ju mungon.

Ju, Profesor doemos ju ka dhembur shpirti per vuajtjet e te burgosurve politike, persekutimet e familjareve te tyre, varrosjet pas pushkatimeve pa gjyq te mijera patrioteve dhe intelektualeve te vertet shqiptare por qe ne fund te fundit keta nuk benin gje tjeter dhe ngeleshin duke provokuar qeverine largpamese dhe vijen e partise duke thene te verteten mbi rregjimin e eger et vendosur mbi shqiptaret dhe duke denuar diktatorin dhe politiken e tij.

Nje humanist si ju nuk mund te rrinte duarlidhur edhe pse ky dreq Johnathan Sunley  ne studimin e tij, National Interest thote qe”…. An even more extreme example of this phenomenon is the Albanian Helsinki Committee, another sure stopping-off point for outsiders trying to find their bearings. The chairman of this organization, Professor Arben Puto, was not always a human rights campaigner. For four decades he was one of the Hoxha regime's favored academics, his publishing record perhaps helped by the marriage of two of his sisters to members of the Politburo. Unlike the heavily persecuted Helsinki committees of the communist period (one never existed in Albania), Professor Puto's NGO is handsomely funded…” … nje fenomen tjeter ekstrem ne Komitetin e Helsinkit ne Shqiperi, nje tjeter rast I paktuptueshem qe te huajt ta gelltisin. Kryetari I kesaj organizate, Profesor Arben Puto, nuk ka qene gjithmone nje aktivist per te drejtat njerezore. Per kater dekada ai ka qene nje nga akademiket e preferuar te regjimit Hoxha, publikimet e te cilit te ndihmuara nga martesa e dy motrave te tij me funksionare te larte te Byrose Politike…”

Johnathan Sunley flet dhe per financime te cuditshme te organizates tuaj por une them cfare I duhet atij kjo gje te sulmoje nje akademik si Ju qe ne 12 Dhjetor 1980 ne sesionin shkencor te organizuar nga Instituti I Studimeve Marksiste-Leniniste kryesuar nga shoqja Nexhmije Hoxha Ju mbajtet nje kumtese te shkelqyer per vijen largpamese te paretise kunder revizionisteve, bashke me shoke te tjere sot edhe ata akademike, aktiviste te mbrojtjes se te drektave njerezore dhe deri diku edhe shkrimtare te medhenj ne pritje per cmime dhe tituj nderi.

Thashe me pare qe ne na u be qejfi qe nje personalitet I paanshem dhe I paindoktrinuar si Ju u be Kryetar I Komitetit te Helsinkit per Shqiperine edhe pse ju arritet virtualisht te benit ate qe ne kishim enderruar prej kohesh. Te beheshim nje dhe kete ju e arritet kur raportet per kete komitet ti benit ne nje faqe internet te perbashket me Komitetitn tone te Helsinkit  www.greekhelsinki.gr/pdf/ahc-octob_98.PDF.    dhe ku prape per dreq ai Johnathan Sunley thote qe raportet e bera nga Ju per shkeljen e te drejtave njerezore ne vendin tuaj nuk jane evidentuar dhe bera publike personalisht nga Ju por keni perdorur citime nga shtypi, televizioni dhe raporte te OSBE…”… A close reading of this study shows that none of the violations it mentions was observed by its authors first-hand; all were based either on press cuttings or telephone conversations with members of the compromised OSCE-ODIHR monitoring mission…”

Po cfare kane keta te huajt me Ju professor. Ku keni kohe te merreni ju me keto vogelima sic eshte mbrojtja e te drejtave njerezore. Ju duhet te hulumtoni dhe te shkruani te vertetat historike ashtu sic jane pa le ti dhembi ndokujt.

Duke e mbyllur letren I dashur professor deshiroj edhe njehere te shpreh mirenjohjen time dhe te te gjithe patrioteve te vendit tone qe jane perpjekur me githe shpirt per perparimin dhe mireqenien e vendit tuaj. Do I bej nje apel te gjithe akademikeve dhe historianeve qe te vertetat te shkruhen me kuraje sic I shkruani ju professor dhe sic eshte thene edhe ne librin “Dy popuj miq” te mesuesit, strategut dhe idhullit tuaj.

Me respet, Patrioti fqinj STEFANAKIS BOLLANOS.

STEFANAKIS BOLANOS



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora