E shtune, 20.04.2024, 03:04 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Shperthim ne Polican, vdes punetorja

E merkure, 07.01.2009, 09:34 PM


Nga Eriola Hazizolli

BERAT- Tragjedia e Gerdecit perseritet me nje shperthim tragjik, ne Uzinen e Armeve ne Polican. Suzana Kapxhiu, punonjese e Kombinatit, ka vdekur ndersa ngrohej gjate djegies se mbeturinave ne repartin ku se shpejti, do te niste procesi i demontimit te armatimeve dhe municioneve, kurse kolegu i saj, Adriatik Hysenbelliu, mbeti i plagosur. Qyteti eshte perfshire nga nje panik pas eksplozionit qe ndodhi rreth ores 08:10 te mengjesit te djeshem, vetem pak minuta pasi kishte nisur puna e perditshme. Por nderhyrja ne kohe e stafit te sigurise dhe drejtuesve, normalizoi situaten e krijuar, ndersa pas hetimit te kryer ka rezultuar se shkak, ishte bere nje pakujdesi gjate ndezjes se zjarrit. Nje djegore gjendej mes mbeturinave dhe shperthimi i saj, ka shkaktuar tragjedine.

Ngjarja

Incidenti ka ndodhur vetem tre jave pas operacionit te shperthimit te kontrolluar te 113 kg agjenteve kimike te rrezikshem ne uzine. Suzana Kapxhiu ka pastruar mbeturinat luftarake ne nje prej ambienteve, prane Repartit C. Me pas punonjesit i kane nxjerre jashte ambienteve dhe kane ndezur nje zjarr, me qellim djegien e tyre, pa i kontrolluar me pare se cfare kishin brenda. Drejtues te uzines u shprehen se ndezja e zjarrit eshte kryer ne kundershtim me rregulloren, pasi ka qene e ndaluar rreptesisht. Por ky gabim njerezor, pak pasi kishte kaluar ora 08:00 e mengjesit, ka sjelle nje shperthim trondites. Brenda pak sekondave, punonjesit jane shokuar dhe kane pare kolegen e tyre, Suzana Kapxhiu te pergjakur, ndersa ishte goditur nga predha. Pak metra me tej edhe Adriatik Hysenbelliu, i cili kishte marre plage me te lehta. Mjeket thane se dergimi ne spital i nenes se dy femijeve ishte i kote, pasi vdekja ka qene e menjehershme. Kurse per 44 vjecarin Hysenbelliu eshte dhene mjekimi i menjehershem dhe me pas ai eshte kthyer ne banesen e tij. Dje ka qene edhe dita e dyte e punes ne Uzinen e Policanit per vitin 2009.

Hetimet

Te paret qe kane dhene alarmin ishin gjashte punonjesit e demontimit ne repart. Por temperaturat e uleta kane bere qe ata, te marrin nje vendim per ndezjen e zjarrit dhe me kete rast djegien e mbeturinave. Per kete qellim kane sherbyer arkat e drunjta, qe 45-vjecarja i ka hedhur ne zjarr. Prane zjarrit mesohet se jane afruar per t'u ngrohur dhe pese punetoret e tjere te repartit. "Ne kete moment degjuam nje shperthim te fuqishem, qe ka ardhur nga vatra e zjarrit", kane rrefyer punetoret pas marrjes ne pyetje nga policia dhe grupi hetimor i Ministrise se Mbrojtjes. Per pasoje ka humbur jeten 45-vjecarja Kapxhiu, kurse ekspertet vleresuan se kishte shperthyer nje djegore, qe nuk u vu re nga punonjesit. Mjeket konstatuan plage ne koken e viktimes, kurse Hysenbelliu ka pasur demtime ne fytyre. Menjehere pas ngjarjes, eksperte te Policise se Qarkut te Beratit kane mberritur ne uzine dhe ne ambientet e jashtme eshte vendosur nje postbllok ushtarak. Askush vec drejtuesve te uzines, nuk eshte lejuar te futet ne mjediset e saj per ore e ore te tera, nderkohe qe ne pyetje jane marre te gjithe punonjesit e repartit. Ngjarja eshte cilesuar aksidentale dhe si pakujdesi e vete punonjesve, qe nuk duhet te kishin ndezur zjarr ne ambientet e uzines.

"Zjarrin e ndezem se kishim ftohte, nuk e menduam te keqen"

Adriatik Hysenbelliu, i mbijetuar nga shperthimi i djeshem ne Polican, pohoi per gazeten "KJ" se te gjithe punonjesit e ketij reparti jane te specializuar per demontimin e municioneve. Prane ketij reparti, pritet te nise me intensitet procesi i demontimit, i cili aktualisht behet vetem me pak punetore. "Puna ka nisur ne mengjes, me pastrimin e repartit nga pjeset e ngelura prej demontimit. I zhvendosem jashte me qellim heqjen nga punonjesit e pastrimit", rrefen 44 vjecari. Por duke mos perballuar te ftohtin dhe nga mungesa e kushteve, punonjesit kane vendosur te ndezin nje zjarr me qellim ngrohjen me derrasat e arkave dhe mbetjet e demontimit. "Nuk di si ta shpjegoj ndezjen e zjarrit ne ato kushte", vijon ai, ndersa ka qene ne dijeni te rregullores se uzines. "Askush nuk e mendonte se ne arkat e municioneve, do te kishte ngelur nje djegore, pjese e pashperthyer nga demontimi", shpjegon Hysenbelliu. Aty prane kane qene edhe kater persona te tjere, punonjes ne repart. "Mua me kapi nje cifel ne fytyre dhe pas mjekimit jam mire. Me vjen keq per kolegen", shprehet 44-vjecari. Edhe punonjesit e tjere kane rrefyer se jane gjendur ne befasi. Deshira per t'i shpetuar te ftohtit ka kushtuar shtrenjte, ndersa per fat te mire incidenti ka ndodhur ne ambientet e jashtme.

"Punetoret thyen rregullin, por s'punon kaldaja e ngrohjes"

Ne nje prononcim per median, kryeinxhinieri i Uzines Mekanike, Adrian Spaho, pohoi se punonjesit e repartit jane te specializuar dhe punojne prej kater vitesh ne demontim. Po keshtu Ministria e Mbrojtjes, ka deklaruar se ngjarja ishte aksidentale dhe se kishte ndodhur jashte ambienteve te uzines. Spaho pranoi se ne rregulloren e uzines eshte e ndaluar kategorikisht ndezja e zjarrit, por e justifikon faktin se punetoret punojne ne kushte te veshtira, ku brenda nuk funksion me si me pare, kaldaja per ngrohje. "Ne keto kushte, ku temperaturat shkojne ne 0 grade, punonjesit gjeten menyren per t'u ngrohur, gje e cila i kushtoi shume", shpjegon kryeinxhinieri.

Uzina Mekanike e Policanit u inspektua nga ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, qe ne ditet e para te emerimit ne kete post. Gjate inspektimit ai deklaroi, se uzina ka ambientet e duhura per zhvillimin e ketij procesi. Se shpejti ne kete uzine do te nise edhe demontimi masiv i municioneve.

Brace: Te sigurohen kushtet per punonjesit

Vdekja tragjike e Suzana Kapxhiut pas shperthimit ne uzine, ka vene ne levizje edhe autoritetet vendore te Policanit. Per ngushellime ne familjen Kapxhiu kane qene edhe deputeti socialist i Qarkut te beratit, Erion Brace dhe kryebashkiaku Adriatik Zotkaj. "Nuk duhet t'i kthejme syte nga ky qytet vetem kur ka tragjedi. Kushtet per demontim jane te mira, por nuk ka kushte per punonjesit", deklaroi deputeti socialist, qe kerkoi marrjen e menjehershme te masave. Bashkia e Policanit mesohet se ka ofruar ndihme financiare per familjen, me qellim perballimin e tragjedise.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora