E premte, 19.04.2024, 10:38 PM (GMT+1)

Faleminderit

Beqir Cikaqi: Portrete bashkatdhetarësh: Mehmet Jashari

E merkure, 07.01.2009, 09:46 PM


Portrete bashkatdhetarësh: Mehmet Jashari

Nga Beqir Cikaqi

Njeriu me duar të arta,
“Mehmeti i Bassanos”!

Mehmet Jashari, i cili vjen nga Gelanca e Therandës-Kosovë, te mërgata e këtueshme shqiptare njhet me nofkën “Mehmeti i Bassanos”, sepse ka një talent të rrallë dhe karakteristik, që nuk e ka gjithsecili, prandaj nofka e tij e dallon nga të tjerët e sidomos nga “Mehmetat tjerë”.

 “Mehmeti i Bassanos”.Kështu njihet më se shpeshti nga të gjithë bashkëatdhetari ynë Mehmet Jashari. Ai jeton e punon në Bassano del Grappa, me gjith familjen.Në Itali ka ardhur qysh me 1994.Ndërsa, para se të vinte ne Itali, pak vite ka qëndruar në Zvicër.Eshtë punëtor i zellshëm, prandaj edhe nga kursimet që ka bërë, ka arritur që të blejë banesë private në Bassano del Grappa,ndërsa paralelisht ka ndërtuar edhe shtëpi të mirë në vendëlindje.Por jo vetem kaq, Mehmet Jashari, i cili vjen nga Gelanca
e Therandeës-Kosovë, te mërgata e këtueshme shqiptare njihet si  “Mehmeti i Bassanos”, sepse ka një  talent të rrallë dhe  karakteristik, që nuk e ka gjitsecili, per këtë nihet me nofken e permendur, që e dallon nga të tjerët , e sidomos nga “Mehmetat tjerë”.Pra, përveq që është puntor i dalluar në ndërtim, Mehmeti ka prirje të veçant për muzikën, e sidomos ate popullore, dhe, veq kësaj edhe imitator , humorist ,etj.  Veti këto që e bëjnë të  popullarizuar në mesin e mërgatës shqiptare, por edhe te vendoret, me të cilët ka kontakte gjat punes së përditëshme.

-Mehmeti:  solist , humorist, e folklorist!

Mehmeti e ka për zemër sidomos muziken e mirefillt popullore dhe folklorike. Ai ekzekuton të gjitha instumentet popullor, si: çifteli,sharki,por edhe violinë,etj.Po ashtu këndon nëpër tubime të organizuara të shqiptarëvë të këtushëm.Me muzik, si instrumentist ka filluar qysh herët, sa ishteë nxënës i shkollës së mesme ,në SHKA “Jehona” e Therandës (ish Suhareka), mandej ka kënduar edhe nëpër dasma e gazmende në Kosovë.Luan shumë mirë me instrumente, dhe nëpër ndeja i merr të gjitha me veti. Ndërsa në paus, i argëton të pranishmit me batuta e dromca humori, gjë e cila e ban të njohur dhe të dëshiruar për çdo moshë.Disa  batuta i krijon vet, ndërsa disa i interpreton duke i përshtatur temes,aty për aty.Mehmeti  edhe i shkruan ato në një flletore, ku deri tash i ka  të regjistruara mbi njëqind anektoda. Një ditë mbase mund edhe të botohen!

-Mehmeti: konstruktor i mirë, edhe i  instrumenteve muzikore!

Mehmeti, përveq që këndon e luan me instrumente muzikore,edhe i rregullon vet me nje cilësi të lart.Madje,ai ka provuar të konstruktojë instrumente edhe me material që askujt  nuk do t’i shkonte mendja.Kështu, ka konstruktuar një sharki ,  pjesën akustike  të të cilës e ka bërë me  shkopinjë të akullores! E pa besueshme por e vërtet! Në mbrendësi mund të vërtetohet përmes vrimës akustike , emri, mbiemri i autorit, muaji i përfundimit dhe adresa.Tani ai  është në përfundim e sipër të një violine, me material të njejt sikurse sharkisë.Me shkopinj të akullores ai  ka rregullu edhe modelin e shtepisë se vet që e ka në Kosovë.Me fjalë të tjera,Mehmetit ”çka ia shehë syri e ia imagjinon mendja,ia punon dora”.

-Mehmeti: aktor dhe aktivist i dalluar!

Por, jo vetë kaq! Mehmeti, ka provuar edhe të luaj role  të ndryshme, edhe ate me shum sukses, sikurse rolin e plakut më të dashur për fëmijë-babadimrin, që në prag të festave të fundëvitit, i bëri  më të hareshëm e më të lumtur, duke i gëzuar edhe me dhurata fëmijët e shkollës shqipe te MP.Shkollë e cila  zhvillon aktivitetin  në kuadër të shoqatës “Bashkimi Kombëtar” me seli në Bassano del Grappa të Italisë.
  Mehmet Jashari është aktiv edhe në organizimin e shkollës shqipe të mësimit plotësues që organizohet në Bassano del Grappa.Është në këshillin e prindërve,dhe të tre fëmijët e tijë janë vijues të rregullt të SHSHMP.Dy prej tyre(Qëndrimi dhe Egzona) tanimë e kan përfunduar me sukses, ndërsa Leoniti është duke vijuar akoma.Dhe ku ka organizime të shqiptarëve për festa kombëtare, programe kulturore, etj. ai shkon, pa marr parasysh nëse ato  janë në Bassano, Trevizo, apo edhe më larg.
  I tillë është  Mehmet Jashari, që te diaspora e këtueshme shqiptare, njihet më shum me nofken”Mehmeti i bassanos”.

Mehmet Jashari,në mesin e instrumenteve me te cilat luan

Mehmeti me plis(në një nga ndejat e organizuara)

Modeli i shtepis (nga shkopinjët e akullores) konstruktuar nga Mehmeti

Mehmet jashari,në rolin e babadimrit



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora