E enjte, 28.03.2024, 02:55 PM (GMT)

Mendime

Arben Llalla rishpallet nga MPB person i rrezikshëm për R.Maqedonisë

E merkure, 07.01.2009, 08:01 PM


Për here të dytë Ministria e Punëve të Brendshme lëshon vendim më 17 dhjetor 2008 se Historiani dhe Publicisti nga Elbasani Arben Llalla është person i rrezikshëm në Republikën e Maqedonisë. Më 26 mars 2008, po kjo ministri lëshoji vendimin për herë të parë se publicisti në fjalë është person i rrezikshëm. Por më 12 maj 2008, Komisioni i shkallës së dytë në Ministrinë e Punëve të Brendshme e hodhi poshtë vendimin e parë si i pabazë dhe jo real për Arben Llallën. Pas disa muajsh Ministria e Punëve të Brendshme lëshon vendim tjetër më 17 dhjetor 2008 se Arben Llalla është njeri që rrezikon Integritetin e Republikës së Maqedonisë. Edhe pse kjo ministri e ka shpall person të rrezikshëm, Arben Llalla vazhdon të jetoj dhe të punojë në Maqedoni me leje qëndrimi të rregullt. Nga Avokati i Popullit, zyra e Helsinkit disa herë kanë kërkuar në bazë të ligjeve që Ministria e Punëve të Brendshme të japi hollësira se ku bazohet në dhënien e këtij vendimi për të dytën herë. 

Kështu shpallja e z.Arben LLalla si person i rrezikshëm për këtë vend nga Institucionet e Maqedonisë është një rast pa precedentë pasi Arben Llalla është i martuar me shqiptare, shtetase e Maqedonisë dhe ka rreth 5 vite që jeton dhe punon në Tetovë. Për këtë fenomen tashme jo i ri ne këtë vend për të diskriminuar Shqiptaret një pjesë të fajit e mban dhe klasa politike shqiptare në Maqedoni e cila është shumë e dobët para këtyre rasteve raciste që ndodhin me shqiptarët.

Vendimi i dyte si person i rezikshem i Ministrise se Puneve te brendeshme te R.M.jpg



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora