E enjte, 28.03.2024, 02:08 PM (GMT)

Kulturë

Flet regjisori i filmit artistik “Mira”, autor i disa filmave në New York, Dhimitër Ismailaj

E merkure, 07.01.2009, 07:50 PM


Tek filmi “Mira”, veçoj Tinka Kurtin dhe Rozana Radin

Nga Albert Zholi
 
Presonazhet e filmit “Mira”
Mira - Rozana Radi
Neti (tutori) - Neritan Licaj
Turi (mik shtëpie) - Ilirjan Gjini
Teta Dija - Tinka Kurti
Njomza - Esmeralda Metka
Politikani - Kliti Roshi
Bankieri - Alert Celoaliaj
Djali vogel - Denis Bushjokaj
Genti (burri Mires) - Enkel Gurakuqi
Stiliste
Merita Toçila
 
Jetëshkrimi

Emigroi në SHBA në 1999, (Neë York), ku filloi studimet për film Production (Produksion/prodhim Filmi), duke realizuar kështu edhe filmin e tij të parë me metrazh të shkurtër “It Could Happen” (Mund të ndodhë), në Neë School University. Pas dy vjetësh në Film Productions, kaloi në Screenëriting (Skenarist), ku edhe këtu punoi dy vjet, në Neë York University. Por, sipas tij shkolla vazhdon edhe mbas mbarimit të shkollës, si të thuash, leximet dhe konsultimet me pedagogët e shkollës, me disa prej tyre, i ka vazhduar, sidomos në fushën e shkrimit të skenarit.

Filmi i parë që keni realizuar dhe me kë keni bashkëpunuar dhe më vonë sa filma keni realizuar?

Filmi im i parë është realizuar në vitin e parë shkollor, në Neë School University, me titullin “It could happen”, dhe bashkëpunimi kryesor ka qenë me pedagogët e mi si dhe me studentët e tjerë në klasë. Ishte e vështirë për mua, pasi edhe gjuhën nuk e kisha përvetësuar akoma siç duhet, por isha i predispozuar për të mësuar sa më shumë dhe për të dhënë maksimumin, dhe ja arrita, pa diskutim. Ishte filmi dhe hapi im i parë, dhe shumë i rëndësishëm për të bindur veten në radhë të parë nëse do te mund ta bëja këtë punë më tej.

A e gjete lehtë rrugën dhe a ke parë shenja racizmi në Amerikë?

Rruga nuk ishte dhe nuk është aspak e lehtë, sidomos në Neë York, ku konkurrenca është e paimagjinueshme, dhe nga e gjithë bota. Duhet të jesh i vendosur në atë që bën në masën 200%, për të arritur të fusësh njërën këmbë në fushën ku dëshiron të punosh. Nuk mund të refuzosh në asnjë mënyrë dhe moment, çdo ofertë që mund të vij nga fusha jote, qofshin këto me pagesë apo pa pagesë, dhe nuk ka diskutim që ofertat e para do të vijnë pa pagesë. Por kjo të hap rrugën për më tutje, dhe nëse nuk dorëzohesh në pengesat dhe vështirësitë e para, të jesh i sigurt që do t’ja dalësh mbanë. Dhe këtu dalim në aspektin e racizmit. Racizmi nuk ekziston në Amerikë, ose më mirë ashtu siç e njohim ne shqiptarët, dhe në atë shkallë që e përjetojnë shqiptarët në vendet e tjera të Evropës. Në Amerikë vlerësohesh për aftësitë që ke, dhe për atë që je, dhe nuk ke asnjë arsye të jesh apo të bëhesh dikush tjetër, në mënyrë që të ecësh përpara. Si italiani, greku, indiani, shqiptari janë njësoj, dhe mund të konkurrojnë për të njëjtin vend pune pa asnjë lloj dallimi. Duke mos përmendur këtu që çdo lloj racizmi dënohet rëndë, deri në heqje lirie nga ligji amerikan. Pra nuk ka vend për racizëm në këtë drejtim, por racizmi mund të ekzistojë në forma të tjera dhe i fshehur në mënyra të ndryshme. Kjo është e bukura e Amerikës se ke shqiptarë në pozicione të rëndësishme, ku kanë në vartësi të tyre njerëz nga kombësi të ndryshme, dhe që në Evropë as që mund mendohet se ata do të ishin në gjendje të ishin në pozicione të tilla.

Si ju lindi ideja për Filmin Mira?

Nga vëzhgimi i realitetit shqiptar, dhe atij Europo-lindor. Duke njohur të kaluarën e kombit tonë dhe duke parë të tashmen, nuk mund të mos bëj përshtypje degradimi shpirtëror i shoqërisë, por më tepër degradimi moral ë shtresës së lartë dhe asaj politike që janë shkaktarët kryesorë të këtij degradimi edhe tek shtresat e tjera të shoqërisë. Këtu filloj edhe ngacmimi, dhe si rrjedhojë edhe analiza e situatës dhe shkaqet apo shkaktarët e saj.

Në ç’mënyrë i zgjodhët personazhet dhe a ngelet të kënaqur prej tyre?


Personazhet si të tillë, u zgjodhën në atë mënyrë që secili të jetë përfaqësuesi i njërit apo tjetrit grup shoqëror në jetën reale, në mënyrë që audienca të jetë në gjendje të indentifikohet me njërin apo tjetrin karakter, koshient apo jokoshient me këtë identifikim. Ndërsa aktorët u zgjodhën në mënyra të ndryshme. Tashmë dihet që Tinka Kurti nuk ka nevojë për kinoprovë. Karakteret e dyta u përzgjodhën në bazë të eksperiencës së tyre, dhe pas bisedave paraprake me ta, pasi kishin lexuar skenarin. Kishte rast ku edhe u punua pak më tepër me ndonjërin prej tyre, përtej një diskutimi të thjesht. Ndërsa për karakterin kryesor, pati shumë takime me shumë aktorë dhe “ëanna be-actors”. Për mua kishte rëndësi që aktorja kryesore të ishte sa më afër karakterit kryesor jo vetëm në pamje, por mbi të gjitha në mendime dhe në eksperiencën e jetës së përditshme, në mënyrë që fjalët dhe veprimet në skenare të dilnin sa më të besueshme dhe natyrshëm.

Pati zhgënjime, apo mbetët i kënaqur?

Kam ngelur i kënaqur? Le të themi për momentin, Po! Mendoj që regjisorët në përgjithësi nuk kënaqen kurrë 100%, edhe sikur të punojnë me aktorët më të mëdhenj. Dhe kjo mund të vij nga shumë arsye, dhe jo domosdoshmërisht nga aktorët.

Përse u titullua “Mira” filmi duke pasur parasysh personazhin apo mirësinë që duhet të ketë mes njerëzve.

Filmi u konceptua në atë mënyrë që karakteri kryesor, që është një femër, e vënë para shumë dilemave morale dhe vështirësive financiare, do të duhej të ishte e “mirë”, pozitive, sepse ajo është thjesht një viktimë e shoqërisë, dhe për më tepër e një politike imorale të drejtuesve te shtetit. Gjithashtu, duke qenë femër dhe duke bërë disa veprime që quhen imorale në shoqërinë tonë, paragjykimi ekziston që ajo, femra, është fajtore dhe përgjegjëse për rrugën që ka zgjedhur ose mund të zgjedhë. Dhe unë desha të bëj të dukshme këtu të kundërtën, jo rezultatin, siç jemi mësuar të shohim, por shkakun që e detyron këtë individ të veprojë në këtë mënyrë.
 
Aktualisht pas përfundimit të filmit me se merreni?

Sapo po mbaroj një skenar të ri, në fakt dy. Por njëri është për në Shqipëri dhe tjetri për në Kosovë. Ky për në Shqipëri, është pothuajse gati dhe një pjesë e materialit i është dorëzuar producentit. Gjithashtu në radhë është edhe skenari im i parë me metrazh të gjatë, si dhe përfundimi i idesë të një seriali, i bazuar kryesisht në Amerikë dhe jetën e shqiptarëve atje.

Shkolla shqiptare e aktrimit

Te them të drejtën e njoh shume pak, mos të them aspak sistemin dhe mënyrën e mësimit për aktorët e rinj. Por mendoj që nuk jemi mbrapa në këtë drejtim, pasi ata pak aktorë që kanë pasur shanset të punojnë në ndonjë skenar të mirë (challenging script), kanë treguar nivel shumë të lartë, dhe pse jo shumë më të lartë se kolegët e tyre evropian. 
 
Aktorët e preferuar

Janë shumë për t’u përmendur. Por dëshiroj të shoh sa më shpejt një Brando të ri. Vëmendjen më ka tërhequr edhe i ndjeri Heath Ledger (Roli i Xhokerit në Batman, Dark Night). Tom Ëilkinson, Dustin Hoffman, Mickey Rourke, Leo Dicaprio, Mastroiani, Belmondo, Klaus Kinski, Javier Bardem, Meryl Streep, Juliette Binoche, Melissa Leo, David Strathairn, me këta dy të fundit pata edhe fatin e madh të punoj në një film që quhet “Racing Daylight”.
 
Festivali i filmit i këtij viti

Organizuesit e festivalit janë për t’u përgëzuar dhe adhuruar për punën që po bëjnë, sidomos këto dy vitet e fundit që mbështetja financiare nga ministria e kulturës ju ndërpre. Dhe duke parë numrin e madh të filmave që janë dorëzuar për konsiderim në festival, si dhe emrat e regjizorve që kanë qenë të pranishëm në këtë festival, të bën të mendosh se ky festival po rritet në emër, gjë që do të thotë edhe në kualitet, dhe kjo natyrisht lidhet me punën dhe aftësinë e organizuesve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora