E merkure, 24.04.2024, 08:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Flet gazetari i njohur dhe komentatori i shquar i futbollit shqiptar Profesor Ismet Bellova

E marte, 06.01.2009, 08:20 PM


Në Olimpiadën e Shangait më befasoi fjala e aktorit të madh Shvarceneger

Nga Albert Zholi
 
Dhe pse në pension, komentatori i njohur dhe gazetari i talentuar sportiv Ismet Bellova bën një jetë aktive. Ai tashmë është President i Shoqatës Olimpiku Special Shqiptar, një shoqatë me njerëzit ne aftësi mendore të kufizuara që merren me sport. Dhe çudia është se në Olimpiadat e zhvilluara anembanë botës kjo shoqatë ka arritur rezultate të tilla impresionuese që përbëjnë gabim që nuk janë publikuar në shtypin shqiptar, duke pasur parasysh numrin e vendeve pjeswmarrëse dhe personalitet e mëdha botërore të skenës apo politikës që i kanë ndjekur apo që i kanë nën patronazh. Me këtë nismë fisnike dhe shumë humane Profesor Ismeti i ka shtuar dhe një medalje tjetër profilit të tij si gazetar sportiv, intelektual por edhe si njeri i dashuruar marrëzisht me sportin. Në këtë bisedë për Telegraf ai rrëfen rrugën e Olimpikut special dhe takimet me personalitete të shquara të aktrimit apo familjeve me emër në politikën botërore. Në këtë rrugë të re dhe të bukur ai shoqërohet gjithmonë dhe nga bashkwshortja e tij që jo vetëm e ndihmon, por dhe i jep forcë dhe mendim racional.

Thuhet se ende Ismet bellova ka një jetë aktive. Konkretisht me se merret Ismeti?

Unë dhe gruaja merremi me sportin e njerëzve me aftësi të kufizuar. Pra kemi formuar një shoqatë me këta njerëz të cilët duhet ta jetojnë, ta shijojnë, të marrin aq sa duhet nga jeta. Por edhe shteti duhet t’i shikojë këta njerëz.

Si emërtohet kjo shoqatë?

Quhet Olimpiku Special i Shqipërisë. Kjo është një lëvizje që është krijuar në vitin 1964 me inciativën e motrës së ish- presidentit të Amerikës Xhon Kenedi. Me të jam takuar në olimpiadën e zhvilluar në vitin 2007 në Shangai. Pas përfundimit të aktivitetit ajo më ka çuar fotografinë që kemi bërë në Shangai. Ajo ishte një zonjë në moshë të madhe që prap bën diçka, investon për njerëzit me aftësi të kufizuar. Djali i saj është president i Olimpikut Special Botëror. Ne kemi lidhje të mira me to marrim pjesë nëpër aktivitete .

-Sa anëtarë ka kjo shoqatë?

-Ne kemi një bazë në 6 shkolla speciale. Këta shkolla janë ngritur enkas për këto njerëz. Këto janë në Tiranë, Shkodër, Durrës, Korçë, Vlorë, Elbasan. Unë jam takuar me Shvarcenegen në tri olimpiada botërore që kemi qenë.

Në sa Olimpiada keni marrë pjesë me ekipin tuaj?

Në tre Olimpiada. Kemi qenë në Karolinën e Veriut në vitin 1999. Më pas, në vitin 2003 kemi qenë në Dublin të Irlandës (këtu u bë Olimpiadë botërore), dhe në Shangai në tetorin që shkoi (2007).

Po ju me sa vetë jeni paraqitur?

Jemi paraqitur me 15 veta. Kemi marrë një medalje ari në not nga një vajzë nga Durrësi. Kjo vajza ka marrë edhe një medalje argjendi. Ka marrë një djalë nga kombinati një medalje argjendi, kemi marrë edhe tri medalje bronxi (një në pinpong dhe dy në atletikë).

-Arritje që nuk i ka bërë skuadra jonë Olimpike, përse kjo heshtje ?

Unë jam munduar t’i bëj prezente, por nuk tregon njeri interes. Mua më thotë drejtori i Sigalit një Avni Penari më thotë se ti je burrë i mençur përse merresh me këta budallenjtë. Ky veprim i imi dhe miqve të mijw është një humanizëm. Wshtë një lëvizje që të bëjmë sado pak për këta fëmijë që jeta u ka privuar shumë të drejta. Me këtë kategori fëmijësh merret Shvarcenegeri i famshëm dhe jo unë.

Çfarë problemesh kanë kryesisht këta fëmijë?

Probleme mendore. Ndër ta në Olimpiada ne zgjedhim ato që kanë përqindjen më të vogël të problemeve mendore. Por problem ngelet financimi. Në raste Olimpiadash ne nuk lemë vend pa trokitur, por gjejmë një heshtje totale, bile edhe nga shteti. Konkretisht për Olimpiadën e Shangait Ministri Ylli Pango na dha 7 bileta, po të tjerat?! Trokita dhe tek kryeparlamentarja Topalli, e cila na tha nuk kemi me se t’ju ndihmojmë.!!

Ju keni një jetë të tërë në sport a keni ndonjë peng që nuk e keni realizuar dhe e keni?

Nuk kam asnjë peng, sepse në këtë punë unë nuk kam marrë asgjë prej gjëje. Por kam marrë një gjë shumë të madhe që kam një miqësi dhe shoqëri të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve dhe këtë ia dedikoj sportit, punës, mikrofonit.

Por tashmë portreti juaj në sytë e shqiptarëve nuk ju ka ofruar lehtësira në dhënien e fondeve?

Deri diku po. Por jo të gjithë e shohin si veprim human. Shumë lehtësira në këtë ndërmarje i kam fituar nga ky portret. Por njerëzit ndryshojnë. Në atë kohë ku mikrofoni ka qenë i vetëm, nuk ka pasur kaq shumë hapësira në atë kohë.Në atë kohë nuk kishte as televizor. Më thërrasin një herë për një bisedë në burgun 302 në rrugën Mine Peza dhe më thotë se të kërkojnë të burgosurit për sportin.Shkova dhe pyesnin të burgosurit dhe më thotë njëri që ne të falenderojmë shumë dhe kam dëshirë që në emër të burgosurve do të jap një kafe. Ky ishte ai që pat plagos Azem Hajdarin në Parlament. Ndërsa në një burg tjetër ku më thërrasin të burgosurt shkoj dhe ngrihet një dhe më bën një pyetje se cila është pasuria e Profesor Ismetit. I them se është një shtëpi në katin e pestë që çfarë bien jashtë hyn brenda, një biçikletë (që me atë unë jam rritur por ma
kanë ndaluar mjekët), një pension 180 mijë lekë. Por unë kam miliarda në drejtimin e miqësisë, shoqërisë së njerëzve. Takoj njerëz që më duan, që më telefonojnë dhe më urojnë. Për mua kjo është pasuria më e madhe. Tjetra shoqata që drejtoj më jep relaks shpirtëror.

Kur ndjehesh më mirë në aktivitete e shoqatës?

Sigurisht ku marrim medalje. Jashtë ka të njëjtin vlerësim për Olimpiadat si me ato klasiket edhe me ato me njërez me aftësi të kufizuar mendor. Medaljet në sport janë të njëta pavarësisht se kush i merr. Ka gjë më të bukur që një njeri i tillë i kufizuar nga ana mednore dhe fizike të marrë një medalje?

Në këtë rrugëtim a e ka ndjerë veten të fyer në ndonjë moment Ismet Bellova?

Po. Ka qenë një moment. Më ranë në qafë dhe më akuzuan një herë sikur unë kisha kërkuar që të hiqej emri i stadiumit Qemal Stafa.Unë këtë nuk kisha pse e bëja, sepse nuk më takonte mua. Nuk e kisha vënë unë atë emër. Unë jam bashkuar me kortezhin e Qemal Stafës në rrugën Bardhyl kur ai u vra. Nuk mund të shkelja mbi një symbol të trimërisë, mbi një ëndërr rinore, mbi një betim. Pra në një gazetë ishte bërë një shkrim sikur unë doja ti hiqja emrin Qemal Stafës kur redaktor ishte Luan Rama. Shkrimi ishte bërë me një pseudonim, Shkëlzen Tomorri. Kurrë nuk e mora vesh se kush ishte autori apo autorët. Ngelën të pakënaqur disa miq të mi të vjetër të cilët besuan verbërisht sikur unë ta kisha bërë.

box
Befasia e fjalimit të Shvarcenegerit

Në olimpiadën e Shangait u bë një ceremoni madhështore me 10 mijë pjesëmarrës nga 165 vende të botës. Ne sipas alfabetit latin parakaluam të dytët. I pari Afganistani dhe e dyta Albania, Algjeria e kështu me radhë. Kur u futëm ne në stadium ishin 92 mijë spektatorë. Kur kalojnë të gjithë Kao bënte përshëndetje, por në mënyrë të veçantë kur kaluan ato të vetët sepse Kina merrte pjesë me 4 ekipe ( 4 repuplika) si Repuplika Popullore e Kinës me 1250 vetë, ekipi i Tajvanit me 650 vetë, ekipi i Hong Kongut me 450 vetë. Ekipi amerikan me 850 vetë. Kur parakaloi Amerika u ngrit stadiumi në këmbë, unë shikoj me kujdes një dorë gjigande në rreshtin e parë që udhëhiqte ekipin. Befasohem. Ishte Shvarcenegeri. Ai parakaloi me ta si me qenë njeri me të meta mendore dhe më pas shkoi në vendin ku ishte rezervuar vendi për delegacionin. Olimpiadën e hapi presidenti i Kinës Huxhin Tao, dhe më pas në tribunë u ngjit Shvaerceneger. Fjala e tij u prit me entusiazëm. Ai midis të tjerave tha se unë çuditem se ku do ti çojnë paratë e tyre parelinjtë, milionerët e mi dhe miliarderët e mi nëqoftëse nuk ndihmojnë këtë shtresë. Të gjithë sa ishin në stadium u ngritën si me komandë. Stadiumi u trondit sikur të kishte rënë tërmet. Thirjet dhe ovacionet nuk kishin të sosur.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora