E hene, 18.10.2021, 09:37 PM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: E keqja është e keqe

E marte, 06.01.2009, 09:33 PM


E keqja është e keqe

Nga Shaban Peraj
                 
Si shqiptarë na intereson shumë ajo që po ndodhë në këtë fillim viti me veriun e Mitrovicës  nga ku vetvetiu shtrohet pyetja: Kur do ta kuptojnë banorët e atjeshëm të vërtetën lidhur me vandalizmin e nacionalistëve sërbë si dhe politikën  shtetërore të Kosovës nga udhëheqësit e institucioneve të saja?

Padrejtësitë ndaj popullit shqiptarë të Kosovës  vazhdojnë edhe pas luftës së Kosovës sidomos në pjesën veriore të Mitrovicës. Këto padrejtësi nuk është se janë të tanishme, ato vazhdojnë nga e kaluara ndaj kjo është një padrejtësi që u bëhet qytetarëve të atjeshëm sa here që politika serbe ka interesat e veta. Tani më kjo duket haptas dhe këtë duhet ta pranojnë ata që janë vënë në krye të institucioneve të Kosovës, për t’u thënë shqip e troc  qytetarëve të saj dhe nëse është ndryshe të veprojnë me të gjitha mekanizmat shtetërore për të ruajtur sovranitetin territorial të saj. Ndryshe nuk ka dhe nuk shkon kur kihet parasysh ajo që po ndodhë atje pas vendosjes së EULEKS-sit në tërë territorin e Kosovës. E gjithë bota e ka të qartë se skenarët e përgatitur nga „kuzhinat serbe“ për gjoja mospajtim në mes shqiptarëve e sërbve në veriun e Mitrovocës, janë skenare të hedhura edhe në tregun ndërkombëtar e që për momentin i ngjajnë asaj që po ndodhë në Palestinë. Kjo mënyrë e veprimit nuk është e re, tash më as për shqiptarët e Kosovës, as për ndërkombëtarët, andaj të habitë fakti sesi përfaqësuesit legjitim të institucioneve të Kosovës lejojnë thjeshtë që një pjesë e territorit të saj, po edhe e kombit të vetë të ndodhet jashtë truallit të tij ku nuk mbetet kush për të qarë e vajtuar të parët e tyre në varret e tokës së Kosovës.
Me atë cfarë po ndodhë tani me veriun e Kosovës është e qartë se politika sërbe vazhdon në kontinuitet duke i lënë shqiptarët pa një pjesë të atdheut të tyre, një politikë kjo që me shekuj ka pasur për qëllim njëherë të dëbojnë shqiptarët nga trojet e tyre etnike e pastaj të gllabërojnë tokat e tyre. Duket se edhe kjo që po ndodhë sot në veriun e Mitrovicës ka të njëjtin skenar, ndaj politikanët kosovarë duhet ta thonë troc këtë fakt karshi ndërkombëtarëve të cilët si duket kanë vetëm fjalë në një kohë që nuk reagojnë menjëherë për deliktet e shfaqura në veriun e Mitrovicës. Ka shumë arsye të besohet se të njëjtit janë në dijeni për ate se cfarë po ndodhë atje, por që me parakalime nëpër rrugët e Mitrovicës gjoja se janë në mbrojtje të qytetarëve janë thjeshtë një farsë për të mbuluar dështimet e tyre në misionin që kanë marrë. Ata tashmë e kanë të qartë se kush janë iniciatorët e konflikteve nga ku duke mbyllur sytë para opinionit lejojnë që shqiptarët e atjeshëm të mos bëjnë dot jetë si njerëz në trojet e tyre etnike. Qytetarëve shqiptarë duhet shpjeguar të vërtetën sepse me fjalë e retorika janë mësuar, prandaj nuk u mbetet për të besuar edhe aq shumë, pavarësisht situates në të cilën ndodhet kryetari i kësaj komune, Bajram Rexhepi. Kjo është ajo që i detyron udhëheqësit kosovarë nga ku politika dhe diplomacia e saj duhet ta shtrojë si cështje urgjente për zgjidhje.
Tashmë për të gjithë një gjë është e qartë se nacionalizmi sërbë nuk ka filluar me Millosheviqin, atje ka edhe shumë millosheviqian të tjerë që me një skenar të caktuar vazhdojnë të krijojnë shtete nacinale duke gllabëruer sa më shumë territore. Këtë e kanë të qartë të gjithë ata që sadopak kanë lexuar histori, këtë e dine edhe ndërkombëtarët ndaj mbetet të shikohet me urgjencë për palën kosovare se ku ka hasur “sharra në gozhdë” për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemin me ata që i fryejnë kësaj dukurie.
Vandalizmat serbe nuk kanë të sosur, kjo është e qartë, ajo që nuk kuptohet si duhet është mosreagimi i menjëhershëm i forcave ndërkombëtare si dhe deklarat e vonuara të zëdhënësve të njësiteve policore të Kosovës (për habi vonohet edhe shërbimi i inteligjencës),  cka e bënë edhe më të vështirë problemin e krijuar atje, me cka dëshmohet se mosmarrëveshjet nuk zgjidhen me konstatime pa pasur aksione konkrete. Në anën tjetër edhe sjellja e institucioneve të Kosovës lënë shumë për të dëshiruar, pasi reagimet janë shumë të vonuara nga ku ata që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës kanë pak arsye të besojnë se më në fund ka për t’u arritur ajo për të cilën angazhohen udhëheqësit kosovarë, se Kosova do të mbete një dhe e pandarë. Tani cështja është sesa është e drejtë dhe e mundur që kjo batërdi të ndalohet prej nga nacionalstëve sërbë duhet dërguar mesazhe të qarta se dicka e tillë tashmë është e përfunduar.
Ndonëse ka spekulime se gjoja kryeministri i Kosovës, Hashim Thaqi është i butë me qëndrimet e tij ndaj fenomenit të krijuar në veriun e Mitrovicës dhe se ai do të duhej të jetë më i qartë karshi qytetarëve shqiptarë të atjeshëm, prapëseprapë një garanci duhet t’u jipet  atyre për të pasur një jetë të rehatshme sit të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës. Këtë sa më pare aq më mire për të gjithë Kosovën, ku edhe pse pas dhjetë vjetëve të përfundimit të luftës në Kosovë gjërat kanë mbetur pezull e pa rezultate të dukshme. Faktori shqiptar i Kosovës duhet ruajtur vendosmërinë për një territor të pandarë gjë që arsyeton qëndrimin ndaj interesit të përgjithshëm kombëtar me cka justifikohen hapat e marrur kohë më pare të atyre që derdhen gjak për një Kosovë etnike, pa ndarje terrtoriale.
Forcat e sigurisë ndërkombëtare të vendosura në tërë territorin e Kosovës duket se këtë punë e kanë me hile pasi që shihet qartë se nuk janë ndihmës në momentet më vendimtare duke lejuar kështu krahun tjetër (serbët) që të sillen si të duan, pa “therë këmbë”, e në anën tjetër është absurde të mos zbatohet plani i Ahtisarit. Nuk dihet sesa janë me vend thëniet se nuk ka ndarje të territorit kur është e qartë se institucionet e Kosovës nuk e kontrollojnë atë në tërsi dhe kjo të bënë të mendosh për një dështim tragjik!
Banorët shqiptar të atjeshëm përballen cdo ditë me dhunën sistematike të kriminelve sërbë, me sharje, fyerje e dhunime fizike ndaj është e arsyeshme që institucionet e Kosovës të ndërhyjnë me një vendosmëri për përkujdesje ndaj tyre, ndryshe ndodhen përballë fakteve dhe situatave të tilla që kërkojnë zgjidhje urgjente edhe nga faktori ndërkombëtar.
Më shumë përkushtim, komunikim e bashkëpunim me aktorët e politikës ndërkombëtare si dhe përgjegjësi ndaj atyre që akoma mendojnë se me nacionalizëm mund të ndryshojnë hartën gjeopolitike dhe kjo duhet të kuptohet mire e të vlerësohet drejt nga strukturat udhëheqëse të Kosovës. Vetëm kështu mund të ndihmohet për të reaguar, ndryshe nga ajo që ka ndodhur deri tani, ndaj edhe reagimet e opozitës kosovare duhet të kuptohen seriozisht nga institucionet e Kosovës në mënyre që të artikulohet me një zë lidhur me funksionimin normal të sigurisë në veri të Mitrovicës sepse nuk mjaftojnë thirrjet për vetëpëmbajtje, atje duhet bërë shumë punë për të mos mbetur jetime deklaratat e z. Bajram Rexhepi lidhur me situatën e krijuar. Kurrë nuk duhet të heqim dorë nga ajo që na takon dhe është e jona, në të kundërtën hapen plagë  dhe vështirësi të thyera që duan shumë kohë për t’u ngjitur, ndaj pasi të bëhet e keqja, as mund t’i mbyllë ato plagë, as mun t’i ngjisë ato thyerje…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora