E marte, 19.03.2024, 02:35 AM (GMT)

Shtesë » Historia

Familja Kajana, 100 vjet e persekutuar nga xhonturqit dhe komunistët

E diele, 04.01.2009, 12:59 PM


Familjet e mëdha beratase, si u përndoqën, por dhe shndritën përgjatë viteve me dijet dhe kulturën e tyre

Xhonturqit vranë mjekun e parë 100 vjet më parë, komunistët i vdiqën në burgun politikë të birin

Nga Sulo Gozhina

BERAT- Për vetë ekzistencën e tij në një periudhë prej më shumë se 2400-vjeçare qyteti i Beratit ka pasur fiset dhe familjet e tija të shquara dhe të mëdha, të cilat të veçuara dhe të bashkuara kanë bërë historinë e Beratit. Janë këto familje që ndër shekuj gjatë kryerjes të njërit apo tjetër aktiviteti kanë lënë gjurmët e tyre, duke ndërtuar me to edhe historinë kaq të lashtë dhe kaq të larmishme të qytetit të një e mbi një dritareve. Janë të shumta familjet, të cilat në ekzistencën e tyre kanë kaluar dhjetëra pragje tragjedie duke bërë një histori më vete, gjë e cila më pas i është bashkuar historive të familjeve të tjera, të cilat së bashku kanë pasuruar vetë historinë e qytetit që ka mbërritur deri në ditët e djeshme, histori me të cilat i mburremi me të drejt botës së sotme të qytetëruar. Ndër këto familje ka qenë dhe familja e madhe beratase Kajana, të cilën xhonturqit për patriotizmin e flaktë për atdheun e tyre i varën një nga bijtë e saj më të shquar, ndërsa regjimi komunist për mendimin ndryshe i burgosi të birin. Kjo familje që ka jetuar në vazhdimësi në kështjellën e qytetit muze ka lënë emër dhe gjurmë në historinë e Beratit të plakur. Një nga historianët më të vjetër të qytetit të Beratit profesor dr. Hysen Kordha në një citim të tij i pyetur për familjet beratase do të pohonte: “Të mbash mbi supe 2400 vjet nuk është pak, por që po të mos ishin këto familje askush nuk do të mendonte se sot në ditët tona do të kishte një kështjellë apo pak më tepër një Berat. Ka shumë beratas vazhdon citimin e tij prof. dr. Kordha, të cilit me krenarinë e një beratasi kur kalojnë kufijtë e tij, brenda apo jashtë shtetit mburren me emrin e qytetit të tyre që tashmë është bërë i njohur edhe në listën e trashëgimisë botërore”. Mes këtyre familje mundet të citojmë disa si Muzakaj, Polovina, Kapapici, Guxhumani, Virjonasit e famshëm, të cilit nga kjo familje dolën pinjollë, të cilit ndërtuan histori të famshme deri në 4 herë një Kryeministër, madje Kryeministër edhe në moshën 26 vjeç ja këto janë familjet e mëdha beratase që kanë bërë e lënë histori, po kështu edhe plot familje të tjera si dhe familja Kajana për të cilën kemi të cituar rreshtat e më sipërme”, përfundon profesor dr. Kordha.

Për të mos shkuar me tej në këtë familje të madhe, Kajana, kemi cituar mjekun martir të dalë nga kjo familje dr. Dhimitër Kajana, i cili edhe pse po mbush gati 100 vjet nga ekzekutimi i tij, ende deri në ditët tona njihet si mjeku i grave, fëmijëve dhe gjithë vegjëlisë, humanisti dhe patrioti i madh beratas që për çështjen e atdheut u bashkërendit me patriotët e tjerë si Bab Dud Karbunara, Baki Berberi, Ismail Klosi, Muharrem Lleshi, Haredin Fratani, Sulo Resuli e plot patriotë të tjerë që luftonin për të parë një Shqipëri të lirë dhe të mëvetmuar nga të huajt. Kanë qenë këta patriotë të mëdhenj që kanë bashkuar në një front të vetëm qoftë në ide po ashtu edhe në luftë shqiptarin pa dallimin e fesë, krahinës dhe idesë.

Mjeku Dhimitër Kajana

Askujt nuk do t’i shkonte ndërmend se një ditë prilli të viti 1914 mjeku i parë beratas gjinekolog, dr. Dhimitër Kajana do të përfundonte në litar dhe do të varej në mes të qytetit duke thirrur, “Rroftë Shqipëria” dhe kjo për të vetmen arsye se mjeku Kajana donte pavarësinë e Shqipërisë. Vendimi ekstrem i forcave xhonturke do t’i merrte jetën mjekut gjinekolog të tre rretheve vetëm pse donte një Shqipëri të lirë dhe të pavarur, gjë të cilën kudo që ishte student për mjekësi do të reflektonte ide të tilla. Por duket se dita e zezë dhe tragjike jo vetëm për familjen Kajana, por edhe për gjithë qytetin do të mbërrinte shumë shpejt një paradite të 24 prillit të viti 1914, kur tellalli i qytetit do të lajmëronte duke i rënë daulles për grumbullimin e banorëve të qytetit të mplakur se në sheshin qendror të tij do të varej mjeku gjinekolog Dhimitër Kajana, që në këtë rast dënimi i tij nuk do të ishte si mjek, por si kundërshtar i atij regjimi që ishte drejt shembjes dhe vdekjes totale në sundimin e tij prej më shumë se 500 vjet. Madje për të do të qante thuajse i gjithë qyteti, pasi ai i shërbente gjithë qytetit pa dallim feje prej më shumë se 5000 pacientëve. Dr. Dimitër Kajana, mjeku i parë gjinekolog i Beratit në vitin 1914, patriot humanist, mjeku i grave dhe i vegjëlisë si dhe e citojnë edhe sot e kësaj dite. Një ndër figurat më të shquara të mjekësisë në krahinën e Beratit dhe të Myzeqesë në fund të shekullit 19 dhe në fillim të shekullit 20 ka qenë edhe mjeku Dhimitët Kajana. I lindur më 1870 në kështjellën shekullore të qytetit 2400-vjeçar të Beratit, lagjen “Kala”, ai u edukua nga familja e tij tradicionale patriotike me ndjenjën e atdhe dashurisë dhe të urrejtjes kundër pushtuesve shekullor turq si dhe të mirësisë për njerëzit e thjeshtë e të varfër. Kjo e fundit ishte edhe arsyeja që ai pasi përfundoj me medalje ari gjimnazin e Korfuzit, ndoqi studimet dhe u diplomua mjek në universitetin e Athinës. Në vitin 1893 dr. Kajana kthehet në vendlindjen e tij të dashur berat dhe fillon punën si mjek i përgjithshëm. Pas disa vjetve dr. Kajana shkoj në Paris ku dhe u specializua gjatë tre vjetve për mjek obstetër gjinekolog. Madje në histografin e mjekësisë shqiptare (dr. Fejzi Hoxha, dr. Flaur Tartari) e citon dr. Dhimitër Kajana si. “ Obstetrin gjinekologun e parë shqiptar me specializim të plot”. Pas specializimit në Paris në vitin 1898 ai u rikthye për herë të dytë në vendlindjen ku dhe krahas punës si mjek të përgjithshëm tashëm do të kryente edhe punën e specialitetit obstetër gjinekologut të vetëm në krahinën e Beratit, Gramshit, Sulovës, Skraparit e Myzeqesë. Në kushtet e mungesës së sallës së operacionit ai përdori i pari metodat ambulatore moderne të kohës së manipulimet me forcepes, duke shpëtuar kështu qindra jetë nënash të reja e fëmijëve të porsalindura. Në atë kohë numri i mjekëve ishte shumë i pakët prandaj, ai ishte detyruar të bënte një punë voluminoze ditë e natë në mot të mirë e të keq në qytet dhe në fshatrat për rreth tij, duke vajtur deri në ato më të largëtat të Skraparit, Myzeqesë, Gramshit, Sulovës deri dhe në kufi me Elbasanin. Dr. Kajana u shqua jo vetëm për aftësi të shkëlqyera profesionale, por edhe për bujarin e humanizmin e tij, duke u shërbyer qindra e mijërave familjeve të vobekta pa shpërblim. Për këto arsye populli e quajti dr. Dhimitër Kajanën mjekun e të varfërve, grave dhe fëmijëve. Për këtë përkushtim e gatishmërinë e humanizmin dhe meritat e tij profesionale atë e zgjodhën anëtar të Këshillit Bashkiak dhe mjekët e Bashkisë së Beratit, i cili në atë kohë Berati ishte edhe kryeqendra e Shqipërisë jug qendrore. Dr Dhimitër Kajana në ato vite u shqua edhe propagandën e tij kundër pushtuesit shekullor turk dhe për miqësinë me patriotët si Babdud Karbunara, Sulo Resuli, Sotir Kolea, Llambi Guxhumani etj. Ai binte në sy në rrethet e larta shoqërore të asaj kohe jo vetëm për disa gjuhë të huaja që zotëronte, por edhe për inteligjencën e tij, si edhe për veshjen e tij moderne evropiane të asaj kohe që përdorte, vishej, duke mbajtur mjekër, Kollare, Kapele republike e bastun ai binte në sy si një njeri fisnik, por që shumë shpejt ngjalli smirë tek elementët me botëkuptim oriental. Pasioni i tij i zjarrtë për ta parë Shqipërinë të çliruar nga zaptuesi shekullor u realizua në nëntor të viti 1912, kur ai ishte i pari në lagjen “Kala” të Beratit, i cili ngriti flamurin me shkabën dy krenare në oborrin e kishës të “Shën Mitrit” së bashku me patriotët e tjerë kalariot të ardhur nga emigrimi Petraq Cici nga Amerika dhe Spiro Arapi nga Rumania. Në gusht të viti 1914 ai u caktua nga Bashkia e Beratit për të negociuar në fshatin Drobonik me forcat vojoepiriote dhe si një patriot i vërtet arriti të frenoj reprezaljen vojoepiriote duke marrë në mbrojtje popullin mysliman e të krishterë të qytetit të Beratit dhe të fshatrave për rreth tij. Në mes të muajt prill të viti 1915 forcat turkomane të Musa Qazimit e arrestuan dr. Dhimitër Kajana dhe e dënuan me vdekje së bashku me patriotët Baki Gjebrjea, Ismail Klosi, Muharrem Lleshi e Hredin Fratani. Sipas historianit Sali Alkokondini (bashkëkohës) në librin e tij “Historia e Shqipërisë” shkruar në vitin 1920 dr. Dhimitër Kajana bashka me këta katër atdhetar para ekzekutimit thirrën “Rroftë Shqipëria”. Pas ekzekutimit dhe largimit të forcave turkomane të Musa Qazimit të ardhura nga Tirana, populli i Beratit i të dy besimeve e përcolli mjekun martir në lamtumirën e fundit me një pjesëmarrje masive të të gjithë qytetit. Pa kaluar disa muaj populli i Beratit i ngriti edhe këngë mjekut martir këngë, e cila është këndur deri në ditët e sotme. Dr. Dhimitër Kajana pas ekzekutimit e la familjen e tij në mjerim e varfëri të plotë. Për të shoqen dhe fëmijët e tij jetim, fillimisht u përkujdesën rrethi dhe të afërmit e tij familjare. Disa vite më vonë Qeveria e Zogut nderon duke e shpallur dr. Dhimitër Kajana dhe 4 shokët e tij të ekzekutuar nga forcat rebele xhonturke, martir të atdheut. Ndërsa martirit Kajana ja shpërbleu duke u dhënë tre djemve të tij, bursa për studime, djali i madh Vasili mbaroj Akademinë Ushtarake dhe u bë oficer, djali i dytë Nasi përfundoi studimet për mjekësi në Paris dhe u diplomua mjek ndërsa djali i tretë Gaqi ndoqi shkollën teknike amerikane në Tiranë. Qeverisja moniste pas viti 1944 la të harruar emrin e dr. Dhimitër Kajana për arsye se i biri i tij Vasili iu kundërvu regjimit komunist dhe për këtë kundërshti u dënua edhe me burg politik ku dhe vdiq në vendin e vuajtjes të dënimit. Vetëm në vitet e demokracisë të pas 1990-s emri i tij filloj të përmendej. Në vitin 2004 Këshilli Bashkiak pluralist i Bashkisë së Beratit emërtoi në lagjen “Kala” rrugën ku ai kishte lindur dhe ishte rritur me emrin “Dr. Dhimitër Kajana”.

Këngë për Dhimitër Kajanën

Ky myftiu i Tiranës

Ç’i bëri gazep Kajanës….

S’u gjend njeri për derman

Me këmbët e tij shtyu tezgjanë…..

U bubu …. Asaj nate

Nëna, gruaja veç e qante …..

Qani nëna qani fëmijë

Se Kajana shkoj në shëndëlli

Tre djemtë e familjes së martirit dr. Dhimitër Kajana

Vasil Dhimitër Kajana (1908-1985)

Lindi në qytetin e Beratit në vitin 1908 në lagjen “Kala”. Ishte djali i parë i familjes së dr. Kajanës. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes ku dallohej për përgatitje të lartë në mësime si dhe në sporte, veçanërisht në atë të futbollit, të cilën e kishte pasion. Pasi mbaron shkollën e mesme në Tiranë, shkon për studime në Itali ku mbaron Akademinë Ushtarake duke fituar gradën e Togerit në vitin 1930. Mbas mbarimit të shkollës punon si oficer në Garnizonin e Tiranës dhe njëkohësisht aktivizohet në sportin e futbollit me sport-klub “Tirana’’ në pozicionin e mbrojtësit të qendrës. Gjatë kohës që ishte student në Akademi, në kohën e pushimeve është aktivizuar në ekipin e futbollit sport-klub “Tomori’’ në pozicionin e mbrojtësit të qendrës. Në punë dhe në ekipin e futbollit karakterizohej nga një qëndrim korrekt dhe disiplinë të fortë. Kishte miqësi dhe shoqëri me mjaft kuadro të ushtrisë së asaj kohe midis të cilëve dhe Spiro Mojsiun, me të cilin ishin njohur që kur ishin studente në Akademinë Ushtarake në Itali. Gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare ka mbajtur një qëndrim në pozicionin e nacionalistit. Mbas çlirimit u inkuadrua në Ushtrinë Popullore, ku arriti të merrte gradën e Kapitenit të parë. Gjatë punës si ushtarak ishte korrekt, por meqenëse kishte mbaruar shkollën në Itali, kishte idetë që socializmi ishte diçka e parealizueshme. Për këtë arsye e transferojnë në Vlorë në shërbim në Garnizonin e Vlorës. Duke parë se kishte ide që nuk përputheshin me idetë e kohës, në vitin 1958 dënohet nga Gjykata Ushtarake për tentative arratisjeje në grup, mbasi i kishin ngritur kurth për këtë qëllim. Grupi përbehej nga Dhimiter Doga, Vasil Kajana dhe një punonjës i Sigurimit të Shtetit. U dënua me 25 vjet heqje lirie. Nuk mundi të dilte nga burgu pasi dënimi i shtohej gjatë qëndrimit në burg. Ai vdiq në burg në vitin 1985 duke lënë djalin Dhimitrin dhe vajzën Eftalinë.

Mbas viteve 1990 ka marre statusin e të dënuarit politikë dhe dëmshpërblimin për të.

2 - Dr. Nasi Dhimiter Kajana (1910-1947)

Është djali i dytë i dr. Dhimitër Kajanës dhe Eftali Kajanës (Stefa). Lindi në vitin 1910, në lagjen “Mangalem” të qytetit të Beratit. Shkollën fillore e mbaroi në qytetin e lindjes dhe pas kësaj kisha e dërgon për të kryer shkollën e mesme në Athinë të Greqisë. Në vitin 1928 regjistrohet si student në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Parisit, ku u diplomua si mjek në vitin 1933. Mbasi punoi për pak kohë si mjek i përgjithshëm në Spitalin Ushtarak, shkoi në Romë ku kreu specializimin për Ftiziater (sëmundjet e mushkërive). Në prag të çlirimit u thirr të bashkohej me Lëvizjen Nacional-Çlirimtare duke shërbyer si mjek i partizaneve. Mbas çlirimit punoi në spitalin e Shkodrës deri në vitin (1947) dhe më pas transferohet në spitalin e Gjirokastrës. Ai ishte mjek i talentuar dhe çdo gjë në jetë e kishte arritur me punën e tij të palodhur. Ka qenë në çdo orë të ditës dhe të natës në shërbim të njerëzve. Në çastin kur u vra nga një ushtar në kohën e kryerjes së detyrës, ka qenë duke lexuar një libër të mjekësisë. Gruas dhe fëmijëve u la si kujtim librin e larë me gjakun e tij të pafajshëm, të derdhur në shërbim të njerëzve. Në qershor të vitit 1947, vritet në krye të detyrës duke lënë të shoqen Mila Kajana-Koleka, një vajzë, Poliksenin dhe një djalë, Serxhon. Kudo që ka shërbyer ka gëzuar popullaritet për aftësitë e tij si mjek, për thjeshtësinë dhe humanizmin e tij.

3 - Gaqi Dhimitër Kajana(1914- 1994)

Është djali i tretë i dr. Dhimitër dhe Eftali Kajanës, i cili lindi në lagjen “Mangalem”, më 14 shkurt të vitit 1914. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes dhe dallohej për rezultate të mira në mësime si dhe në organizimin e jetës shoqërore dhe sportive me bashkëmoshatarët e vet. Të tre fëmijët e doktor Dhimitër Kajanës mbeten jetim shumë shpejt, por njerëzit e afërm u interesuan që ata të rriten dhe të edukohen si bij të një doktori. Veçanërisht u interesuan motrat e Eftalisë ( nënës së djemve) Amalia, Aristea si dhe vëllezërit Koçi dhe Zoi Kosta (kushërinj të doktor Dhimitër Kajanës). Në vitin 1929, Gaqi u regjistrua në shkollën amerikane në qytetin e Tiranës, ku drejtor i saj ishte Harry Fultz. Ai nuk mundi të mbaronte shkollën teknike për arsye se mbas vitit të tretë u sëmur keq duke marrë të ftohtë. Tezet e veta, Amalia dhe Aristea, u interesuan dhe e çuan në Voskopojë të Korçës, në një familje mjaft të mirë, ku Gaqi 18-vjeçar qëndroi gati dy vjet. Për shërbimin që i bënin nipit të tyre ato i paguanin familjes Kliu Voskopojarit, 2 Napolona flori çdo muaj. Falë aftësisë komunikuese të Gaqit si dhe mikpritjes së familjes voskopojare u krijua një miqësi, e cila vazhdon deri në ditët e sotme. Familja kishte 5 djem dhe 2 vajza dhe Gaqi jetoi me ta si djalë i shtëpisë. Kur u kthye nga Voskopoja në Berat, të afërmit mezi e njohën, pasi Gaqi kishte ndryshuar pamjen e jashtme të vet. Mbasi u shërua plotësisht filloi punë si llogaritar në Administratën e Bashkisë së qytetit.

Më 5 tetor 1941 martohet me znj. Theodhora Buda, bija e vetme e Gaqi Budës, i cili banonte në lagjen “Goricë’’ dhe ishte një pastiçer i talentuar i qytetit të Beratit. Me martesën e Gaqit me Theodhoren ndryshoi jeta e tij, pasi vjehrri e trajtonte si djalin e vet dhe e respektonte shumë. Me ndihmën e tij Gaqi bleu një dyqan librari, në të cilën punonte me pasion dhe me dëshirë. Gjatë kësaj kohe ai banonte në lagjen “Mangalem”, në një shtëpi njëkatëshe, ku në shkurt të vitit 1942 u formua Celula e parë e P. K. Shqiptare nga Gjin Marku, Kristaq Capo dhe Kristi Isak, me të cilët Gaqi kishte shumë shoqëri. Gjatë periudhës së Luftës Nacional Çlirimtare, Gaqi ndihmonte veprimtaritë e saj me kancelari dhe mjete të tjera. Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e gjen Gaqin shitës në librari, punë të cilën e vazhdoi deri në vitin 1948. Gjatë viteve të Luftës Nacional- Çlirimtare Gaqi ka marrë pjesë në kampionatet e shahut të zhvilluar në Berat me Sotir Qiriakon, K. Capon, K. Tutulanin etj. Në vitin 1941 është shpallur kampion. Mbas këtij viti u angazhua në profesionin e tij si ekonomist financiar dhe së bashku me kuadro të tjerë krijuan Kooperativat e Artizanatit në Berat. Ai u dallua si një ekonomist i zoti dhe ndërmarrja pati sukses në aktivitetin e saj. Më pas Gaqi shkoi në ndërmarrjen e Lëndës Djegëse, ku spikati puna e tij si ekonomist i zoti. Gjatë këtyre viteve u aktivizua në Teatrin e Qytetit të Beratit dhe u dallua si aktor i talentuar dhe i shkathët, sidomos në shfaqjet: “Nën gështenjat e Pragës’’, “Prapa fronit të dytë’’ etj. Për të cilat ka marrë edhe diplomat si aktor në rolet e oficerit amerikan “Sem Gibson’’. Gjatë N.SH.N, ku dhe u dallua në detyrën e vetë, njëkohësisht si dhe një amator në teatrin e qytetit dhe në sportin e alpinizmit. Ai ishte ngjitur mbi pesë herë në “Cukën Partizane’’ në malin e Tomorit përkrah alpinistëve të talentuar Petraq Kule, Vangjel Melengu, Sotir Paparisto etj. Në vitin 1963 dënohet nga gjykata e rrethit të Beratit me burgim për punë private. Pas dënimit u aktivizua në lagjen “Goricë”, në Organizatën e Frontit Demokratik me pensionistët e lagjes dhe me sjelljen dhe kulturën e vet gëzonte respektin dhe simpatinë jo vetëm të banorëve të lagjes, por dhe të shumë bashkëqytetarëve. Në kohën e lirë dallohej për një jetë aktive së bashku me shokët duke bërë vizita në lagjet muzeale sidomos “Mangalem” dhe “Kala”, por edhe duke lozur shah dhe tavëll, lojë në të cilën shquhej për një mjeshtëri të rrallë dhe konsiderohej “Mjeshtër i Tavllës’’. Gjatë shëtitjeve dhe vizitave të ndryshme në familje dhe në grupe shoqërore Gaqi Kajana paraqiste një sjellje e kulturë qytetare të spikatur në të si njeri me bonses e miqësor, dashamirës i artit e i sportit dhe një adhurues i teatrit dhe muzikës. Në gëzime në familje dhe të miqve të vet, prezantonte gjithmonë ndjenjë gëzimi dhe humori të ëmbël. Edhe në momentet e fundit të jetës së vet qëndron gjithmonë optimist dhe me ndjenja të pastra për të shijuar jetën. Vdiq më 14 shkurt 1994 duke lënë një kujtim të paharruar të jetës së vet, si një njeri i dashur, i respektuar për të gjithë ata që la pas.

Pema gjenealogjike e Familjes Kajana

Nasi Dhimitër Kajana (1845-1913)

Është babai i dr. Dhimitër Kajanës, i cili ka lindur dhe ka jetuar në lagjen “Kala” të Beratit, në vendin që sot quhet sheshi i Shën Mitrit. Ka qenë kujdestar në kishat e Kalasë së Beratit. Besimtar i njohur si një njeri korrekt dhe me gjendje ekonomike të dobët.

Dr. Dhimitër Nasi Kajana (1870-1915)

Ishte djali i vetëm i Nasi Kajanës, i cili ka lindur në lagjen “Kala”. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes, Berat, ndërsa gjimnazin e mbaroi në Korfuz me rezultate të shkëlqyera. Më pas diplomohet mjek patolog në universitetin e Athinës. Kryen specializim në Universitetin e Parisit si obstetër-gjinekolog dhe që i pari që përdori operacionin në gjinekologji. Ishte humanist i madh, profesionist i zoti, patriot, idealist dhe ka shërbyer në Berat, Lushnjë dhe Elbasan. Ekzekutohet me varje nga rebelët e Musa Qazimit (myftiu i Tiranës) në Milet-Bacë (stadiumi i vjetër) më 25 prill 1915. Për kujtim të tij populli ka krijuar një këngë elegji.

Vasil Dhimitër Kajana (1908-1984)

Gaqi Dhimitër Kajana ( 1914 –1994)

Ing. Polikseni Nasi Kajana (1942)

Serxho Nasi Kajana (1945)

Nasi Serxho Kajana (1975)

Kiti Serxho Kajana (1979)

Xhovan Gaqi Kajana (1943)

Gjergji Xhovan Kajana lindur me (1982 )

Kristela Xhovan Kajana lindur me (1984 )

10-Llazar Gaqi Kajana( 1945)

Elena Llazar Kajana lindur me 1978

Erkida Llazar Kajana lindur me 1987

Thoma Gaqi Kajana (1950)

Dora Thoma Kajana lindur me 1983

Vilma Thoma Kajana lindur me 1991

Kujtime për Gaqi Kajanën

Si e mbrojtën hebreun Solomon nga gjermanët

Për sa u përket strehimit të hebrenjve në familjen tonë kam të fiksuar në memorien time një fragment. Babai im i dashur na e përsëriste gjithmonë se tek ne ka punuar një hebre, i cili u bë pjesë e familjes tonë dhe se babai im e ruajti si sytë e ballit nga gjermani. Sipas babait, hebreun e quanin Solomon (emër i Iljadhës së vjetër), dhe i thërrisnin shkurt Moni. Babai kishte librari në qendër të qytetit dhe aty kishte punësuar hebreun, Moni, pasi vetë punonte në bashki me rrogat e nëpunësve. Babai ishte nëpunës pasi kishte mbaruar shkollën teknike të mister Fulltez, ndryshe shkolla e kryqit të kuq të të rinjve amerikan), deri në kapitullimin e Italisë në shtator të vitit 1943 punët shkonin mirë dhe hebreu nuk kishte asnjë problem. Me ardhjen e gjermanëve në Shqipëri në nëntor të vitit 43 punët ndryshuan rrënjësisht. Pasi ushtria e Fyererit mbarte në vetvete mllefin e humbjes në frontin e lindjes dhe se në këtë rast hebrenjtë gjuheshin më egërsisht. Këtë egërsi gjermanëve ua kishte sjell edhe humbja e betejës së Stalingradit ku dhe filloj perëndimi i makinës luftarake të “rajhut të tretë”. Gjermanët që ruanin aviacionin ushtarak të Kuçovës, fal marrëveshjes të famshme të Gjin Markut, hynin e dilnin në qytetin e Beratit pa pasur përplasje me armë me partizanët. Në këto kushte një toger gjerman që ndoshta vinte për ushqime filloj të frekuentonte librarin tonë, gjë e cila shqetësoj shumë babanë pasi kishte frikë se mos togeri gjermani mësonte faktin se në librari ishte shitës një hebre. Në këto kushte fal gjuhës angleze që zotëronte babai im Gaqi Kajana filloj të komunikoj me gjermanin dhe fal këtij komunikimi Gjermani u miqësua me babanë tim dhe vendosën që sa herë që të vinte në librari të takoheshin për të pirë edhe kafe. Në këtë mënyrë babanë mësoj edhe orën e saktë që do të vinte togeri gjerman dhe sa herë që ky i fundit mbërrinte në librari hebreu largohej menjëherë nga libraria duke u justifikuar se e dërgova shitësin që të bëjmë të qetë bisedën. Në disa biseda togeri gjerman i kishte shprehur, babait tim edhe pesimizmin që kishte pas rënies së fronti të lindjes. Megjithëse babai e bëri mik togerin gjerman, ai sërish e porosiste hebreun që ky i fundit të ruhej. Dhe sa herë që hebreu Moni dilte në qytet mbulonte pjesën e hundës këtë veprim ky i fundit e bënte edhe kur rastësisht takonte togeri, pasi gjermanët dyshoni në paraqitje për hebrejtë edhe duke i parë me vëmendje, ndërsa në kohën e lirë babai e merrte hebreun në shtëpi. Në këto kushte miqësia e babait me togerin gjerman si dhe zgjuarsia e vetë hebreut bëri që t’i shpëtoj ndëshkimit të pamëshirshëm gjerman nëse këta të fundit e zbulonin se shitësi i librarisë ishte hebre, ndërsa vlen të përmendet se hebreu, Moni ka punuar në bashkinë e qytetit, pas lufte hebreu u largua për në vendin e tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora