E marte, 23.04.2024, 12:56 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Një libër për krimet serbe dhe për të metat shqiptare!!

E diele, 04.01.2009, 06:49 PM


Bajram (Gjergj) Kabashi
Bajram (Gjergj) Kabashi
VITRINA E LIBRAVE

 

NJË LIBËR PËR KRIMET SERBE
E PËR TË METAT SHQIPTARE!!

 

Bajram Kabashi: “ME HASAN MEKULIN”, Botoi Enti i Teksteve dhe i Mjeteve i Kosovës, Prishtinë, 1997

 

Nga Kadri Mani

 

I ndjeri Hasan Mekuli ishte profesor i letrsisë jugosllave dhe i dinte fort mirë kahet letrare e politike të Jugosllavisë e të Serbisë, prandaj në intervistat që i jep publicistit zotit Bajram Kabashi, na jep një pasqyrë të qartë për shovinistët sllavë, por edhe për të metat e defektet tona shqiptare, që po na përcjellin  edhe sot e kësaj dite: mungesa e kulturës dhe e humanizmit ndërshqiptarë, dhe durimi ndaj shkelësit të atdheut!!

Në fillim  të librit: DY FJALË PËR BISEDAT, Bajram Kabashi shkruan:

Përpos që njihej si një ndër profesorët më të zellshëm e më të saktë në ligjërim e notim, për Ç’gjë edhe ishte mjaft i respektuar nga pjesa më e madhe e studentëve, për disa të tjerë, ndërkaq, studentë më pak puëtorë apo përtacë fare, ishte “person i padëshiruar”. Mirëpo kjo profesorin nuk e brengoste aq shumë, sepse, fndja, përpara nuk ecet me të tillët. Në të vërtetë, kërkesat e shtuara të profesorit kanë pasur ndikim të madh që pjesa e studentëve të zellshëm të thellohej në të fshehtat e botës letrare. Profesor Mekuli ka qenë një armik i përbetuar i primitivizmit, i patriotizmit naiv dhe i vetëkënaqësisë, andaj pasi jepte shumë, edhe kërkonte shumë. (f. 3-4).

 

Hasan Mekuli – SHËNIME AUTOBIOGRAFIKE

(13.4.1929-26.7.1996)

 

Hasan Mekuli u lind më 13 prill 1929 në Plavë. Rrjedh nga një familje e varfër fshatare, e ardhur në Plavë nga fshati Nokshiq, i mirënjohur për nga beteja e madhe shqiptare kundër maëazezëve të Mark Mianit më 1879. I atii tij, Tali, ishte bujk, por me fare pak tokë. Jetën e kaloi kryesisht si komittë, bashkë me shumë pjesëtarë të farefisit, duke kaluar pjesën dërrmuese të jetës nëpër male,  herë në Kosovë, herë në Shqipëri, derisa ra dëshmor më 1941.

Shkollën fillore Hasan Mekuli e kreu në Plavë, në gjuhën serbokroate. Në shkollë, në klasën e parë, çdo ditë detyroheshte të thoshte: “Unë jam serb me fe muslimane!”. Më 1940/41 u regjistrua në Medresnë e Madhe të mbretit Aleksandër, që ishte një lloj gjimnazi klasik me traditë specifike. Mirëpo,  shpërthimi i Luftë së Dytë Botërore ia ndërpreu mësimet.

Më 1942 Hasani u regjistrua në shkollën Normale “Sami Frashëri” në Prishtinë, ku nuk ia pranuan klasën e parë të kryer në Shkup. Klasën e parë dhe të dytën i kreu në Prishtinë, por pas përfundimit të luftës dhe pas disfatës gjermane, kjo shkollë u shua dhe nxënësit u shpërndanë. Më 1945 u regjistrua në gjmnazin real në Beran (ish-Ivangradi), sërish në klasën e parë, ngase dy klasat e Normaëes nuk iu pranuan, dke marrë këtë shkollë si “shkollë fashiste”.

Pas vijimit katër vjeçar të gjimnazit, maturën e mori në Beran dhe pastaj shkoi në studime në Beograd. Meqë nuk mundi të regjistronte mjekësinë, ku regjistroheshin studentët e privilegjuar, kryesisht për mungesë të mundësive materiale, një vit u kthye dhe punoi në Prishtinë, në cilësinë e referentit të kulturës dhe të artit në Sekretariatin e Kulturës të Këshillit Popullor të KAKM.

Në vitin shkollor 1950/51 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Beogradit, në grupin XIV (Degë e përbashkët e letërsisë jugosllave, letërsisë botërore dhe letërsisë e gjuhës ruse). Fakultetin e kreu më 1955, me sukses të dalluar.

Pasi i kreu studimet, punoi si profesor i letërsisë në Shkollën e Mesme të Edukatës Fizike në Prishtinë (një kohë të shkurtër) dhe pastaj në Shkollën Normale të Prishtinës, ku jepte mësim letë[rsi jugosllave, e një kohë edhe lëndët frëngjisht dhe rusisht.

Më 1959, sipas “nevojës së shërbimit”, u transferua nga kjo shkollë dhe u emërua drejtor i Teatrit Popullor Krahinor të Prishtinës, prej nga u transferua në mënyrë arbitrare, sepse drejtor i teatrit u kthye personi (serb) njëherë i larguar për mnhesë kualifikimesh përkatëse për drejtor, , por që ishte aktor.

Më 1963 Hasan Mekuli u zgjodh ligjërues në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku mbeti deri në fund, duke ligjëruar Letërsinë jugosllave, Letërsinë botërore (si përcaktim profesioni), e një kohë, përdegët e serbokroatishtes (Letërsi e Gjuhë dhe Ghuhë e Letërsi) ligjëroi Letërsinë shqiptare- kursin e përgjithshëm.

Më 1969 ai u avancua në titullin ligjërues i lartë, ndërsa në viitin 1991 profesor ordinar i Fakultetit Filologjik, ndonëse si pensionist. Me shuarjen e të drejtave sociale e kulturore, e veçanërisht me mohimin e të drejtave dhe të subjektivitetit politik të shqiptarëve, Hasan Mekuli ishte mbase i pari profesor i kundërsshtuar dhe i përjashtuar nga Fakulteti Filologjik, në rrymën e represioneve të caaktuara dhe terrorit të pushtetit të ri serbomadh kundër popullit shqiptar.

Pra, më 1991 u penonua para kohe, por vazhdoi të punonte dhe të ligjëronte në Universitetin e Kosovës, në mësimin paralel, në gjuhën shqipe.

Më 1984 qe zgjedhur drejtor i Biblioteks Popullore dhe Universitare të Kosovës, ku mbeti deri më 1990, pa e lëshuar mësimin në Fakultetitn Filologjik, ku i ligjëronte dy lëndë.

Gjatë shërbimit të tij, Hasan Mekuli u mor aktivisht me punë shoqërone, kryesisht kulturore e arsimore. Krweu një varg fnksionesh. Dy vjet ishte prodekan i Fakultetit Folozofik. Më vonë, në vitin 1981-1983 u zgjodh dekan i Fakultetit Filologjik. Gjatë plot njëzetepesë vjetëve ishte anëtar i Sekretariatit ose nënkryetar i Bashkësisë Kulturore të KSAK, deputet i Kuvendit Krahinor (1968-1971), kryetar i Këshillit për fakultete e shkolla të larta në Këshillin Kulturo-Arsimor të Kuvendit të KSAK, dy herë u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Kreu edhe një varg funksionesh të tjera. Për disa vjet ishte anëtar i redaaksisë së revistës për kulturë, art e politikë “Përparimi”. Në vitet 1975-1982 qe kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re” dhe, pastaj anëtar i redaksisë së kësaj reviste. Ka qenë anëtar i Këshillit botues të Redaaksisë së Botimeve të “Rilindjes”, anëtar i Këshillit botues të Institutit Albanologjik, anëtar i Pleqësisë së Entit për Botimin e Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të Kosovës, anëtar i jurive të ndryshme në Kosovë dhe jashtë (i Jurisë së Njegoshit, i Zhelezarës-Sisak, etj.), anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugosllavisë dhe anëtar i Kryesisë së kësaj Lidhjeje, pjesëmarrës në shumë delgacione përfaqësuese kulturore e letrae.

Për punën dhe aktivitetin e tij, Mekuli është shpërblyer disa herë: Shpërblimi i Dhjetorit, Shpërblimi i Nëntorit (i qytetit të Prishtinës) dy herë. Është bartës i Medales së punës me Kurorë të Artë të Kryesisë së RSFJ-së.

Hasan Mekuli ishte edhe përkthyes shumëvjeçar nga shqipja në serbokroatishe dhe nga serbokroatishtja e russishtja në shqipe. Është bashkëpunëtor i Enciklopedisë së Jugosllavisë në gjuhën shqipe, si dhe anëtar i redaksisë dhe bashkëpunëtor i Enciklopedisë së Vogël të “Prosvetës”, Beograd..

Me krijimtari letrare Mekuli filloi të merrej që në gjimnaz dhe në studime, por me botime filloi të paraqitet që nga viti 1950, me përpjekje në poezi e prozë. Pastaj iu kushtua kryeisht kritikës dhe formave të ndryshme studimore.

Shkroi shumë vështrime, kritika, trajtesa, ese etj., për vepra, për autorë dhe për probleme letrare dhe estetike nga letërsia botërore, nga ajo shqiptare, që ishin në fkusin e interesimeve të tij, por edhe nga letërsië e popujve të ndryshëm në Jugosllavi, qoftë në faqet e revistave tona, të atyre serbokroate, qoftë si parathënie e pasthënie të veprave të botuara. Bibliografia e tij shënon mbi 600 njësi punimesh të botuara.

Ligjëroi letërsinë botërore në Fakultetin Filologjik.

Vdiq më 26 korrik 1996.

 

Me titull: PASOJAT E MANIPULIMIT ME MITE, f. 10, Hasan Mekuli, si njohës i letërsisë jugosllave dhe rrethanave politike, ai shprehet:

Mosdurimi mbase është paragjykim gjenetik, që e përcjell popullin serb me shekuj, por kjo çështje do trajtim të thellë, kërkon argmentim më të thellë historik, si diçka që përsëritet shpesh, por edhe trajtim biologjik, politik dhe etik. –Në shumë vepra historike, publicistike e fetare, pasqyrohen jo vetëm krekosja naive, por edhe synimet dhe orekset glorifikuese për vete si popull qiellor, i veçantë. – Në të gjitha këto vepra sshtohet lakmia grabitqare dhe propaganda mizore e oligarkisë serbomadhe.

“Kjo do të thotë se shqiptarët janë të vetëdijshëm, sot më tepër se kurdoherë tjetër, janë krenarë dhe rezistojnë. Mirëpo, kemi edhe të meta, e kemi atë vemjen e vjetër të gjaknxehtësisë, kur kemi të bëjmë me njëri-tjetrin, dhe të përkuljes së pakuptueshme para të tjerëve, s’heqim gjithaq lehtë dorë nga disa vese e paragjykime për të cilat e dimë fare mirë se na kanë kushtuar shtrenjtë. Për shembull, përkundër aksionit të madh e të shenjtë të pajtimit të gjaqeve si na kishte hije, vazhdoi kjo sëmundje jona fatkeqe, madje u paraqit sërish edhe në hapësirën e shtetit shqiptar, përtej kufirit, ku patë heshtur gjatë këtyre pesëdhjetë vjetëve të fundit. Nuk heqim lehtë dorë nga mohimi i “atyre të tjerëve”, atyre që ishin kuqaloshë, zezaloshë,  ose verdhëroshë në të kaluarën, sikur kemi harruar se njeriu është e vetmja krijesë e gjallë që ka të drejtë dhe mundet, nëse do, ta ndërrojë dhe ta përparojë mendimin, të ndërrojë mendësinë, , qëndrimin, botëkuptimin, pra edhe ligjërimin, fjalën. Ka shumë sish që kanë qenë në të kaluarën, çka kanë qenë, të këtillë ose të atillë, por sot përpiqen me gjithë fuqinë që kanë për të mirën e atdheut. Por ka edhe ish-mëkatarë qo sot krekosen dhe “shesin mend” se ishin të ndjekur e të përndjekur, të djegur e të përvëluar, gjithmonë militantë dhe atdhetarë të spikatur etj. Vetëlavdohen, krekosen, e herë-herë janë të gatshëm që të tjerëve t’ua vënë këmbën në fyt. Lexojmë e dëgjojmë, shohim shumëçka, por e dimë se, megjithatë, jo me përmasa të mëdha, anipse nuk duhet t’i nënçmojmë, por duhet t’i luftojmë me vetëdije të re. Të themi, nuk më pëlqen kur dëgjoj se Filan Fisteku, në krye të këtij ose të atij institucioni, largoi nga puna një punëtor, ose disa sish, vetëm pse kanë qenë në konflikt mendimesh me të, pse ai tjetri ka shprehur ndonjë mendim ose qëndrim që s’përkon me qëndrimin këmbëngulës të tij, ose qoftë edhe për diç edhe më “esenciale”. Është koha kur duhet të kemi më shumë durim, më tepët tolerancë, ta dëgjojmë mendimin e njëri-tjetrit dhe të zgjedhim atë që është më kooperative, më e drejtë, më e mbarë. Në këto çështje duhet të ndihet dhe të jetë seriozisht e pranishme etika jonë dhe ndërgjegjja, por edhe politika jonë e sotme, të kanalizohen më thellë disa punë e veprime, të realizohet ajo që shkon në favor të popullit, e jo të individit. Të ruhemi nga fetishizimet, nga mendja dhe veprimet autoritare (pra edhe arbitrare) të individit si individ...”[1]

E kështu me radhë deri në fund: por vlen të shënohet tendenca serbe kundër arsimit, ngase kaherë është thënë se arsimi është-xixa e populli baruti, dhe Jugosllavia artificiale me himnin sllav: Ej sllovei, një nënë ju ka lindur,- ishte antishqiptare ngase shqiptarët kishin një tjetër nënë! Dhe me ngritjen e ndërgjegjës, Jugosllavia do të digjej, sikur edhe u dogj, me përpjekjet tona dhe me ndihmën e miqve tanë evropianë dhe amerikanë.

Pra, komitetlinjtë serbë tentojnë ta mbyllin Shkollën Normale, dhe të gjithë bashkë, serbë e shqiptarë të mësojnë serbisht!?

-E përse të mos mësojmë të gjithë bashkë shqip, në gjuhën e shumicës?

-Jo se serbishtja është gjuha shtetërore!!

Ama tragjikomedia ishte se pati edhe shqipfolës që kundërshtonin- shqipen!!

Refik Agai i thotë Profesorit: lëre pashë zotin, t’i çoj fëmijët e mi në gjimnazin shqip, po gjuha shqipe nuk shkon më larg se në Kaçanik! Kurse mua po më hapet përspektiva të shkoj në Beograd, e fëmijët e mi duhet të mësjnë serbisht!!

Ama Profesori vdiq e shko me një plagë në zemër: shqiptarët në mesvete nuk janë të dashur: përveç Esadit e Hasanit, askush nuk i shkonte në vizitë Hyvzi Sulejmnait!! I shkon përfaqësuesi i “Rilindjes” me botimin e librave dhe me një kontratë që ta nënshkruante Hivziu pasi tanimë ishin botuar librat e tij, as pa e pyetur për konceptin e tij! Nuk ia nënshkruan: tjetër koncept kam pasur, përse nuk më keni pyetut!?

Kur Hivziu shkon në spital dhe ia ndalon mjeku vizitata, e shkruan në derë: ju lutëm mos hyni!- Fadil Hoxha me sueitën e vet e then urdhërin dhe hyn! E bën një lloj vetëkritike se nuk janë sjellë mirë me të, dhe e pyet se çka mund t’i ndihmojë? Hivziu, mbledh forcë, dhe i thotë që kompletin nuk ia kanë botuar mirë, duhet të bohet paralelisht shqip-serbokrotisht. Fadili i premton...

E njëta situatë është sot: familjen e Esad Mekulit nuk e vizitojnë!! Veprat nuk ia botojnë!! Akademia thotë se s’ka para!! Dreqi i zi i paska përla!!



[1] Bajram Kabashi: “ME HASAN MEKULIN”, Prishtinë, 1997, f. 38-39.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora