E marte, 19.03.2024, 06:17 AM (GMT)

Shtesë » Historia

Ylli Polovina: Arratisja e madhe

E shtune, 03.01.2009, 10:55 AM




Arratisja e madhe

Nga Ylli Polovina

Dy vellezer dhe dy motra. Te ngujuar per pese vjet brenda selise se Ambasades italiane ne Tirane. Historia e familjes Popa dhe peripecite e tyre per tu larguar nga Shqiperia. Nje hulumtim ne arkivat e ministrise se Jashme Italiane se si ka ndikuar kjo.

Ishte dhjetor i vitit 1985. Familja italo-shqiptare Popa, e persekutuar nga regjimi komunist dhe per kete arsye edhe e internuar jashte kryeqytetit, si denim punonte e gjitha ne bujqesi, ne periferi te Durresit. Pikerisht nga kjo jete e mundimshme vajza e vogel, Zhaneta, nisi te nxirrte gjak nga goja. Atehere nje dite te 12 dhjetorit dy nga motrat e tjera, Teano dhe Lineano, e moren prej dore dhe e derguan ne Senatoriumin e Tiranes, i cili kuronte semundjet e mushkerive.

Pasi qendruan ne kryeqytet dy dite dhe megjithate nuk ja dolen dot ta shtronin motren e tyre te vogel, perhere te bindur se kjo gje ndodhte sepse ishin "me biografi familjare te keqe", vendosen te dalin se bashku nje shetitje neper rrugen qe te conte drejt qytetit Studenti. Ishte po ajo rruge qe, pasi dilte nga zona e banuar, drejtohej per tek Senatoriumi. Por ndersa shetitnin, ca me teper te gezuara se u kishin ardhur nga vendininternimi edhe dy vellezerit, Akili dhe Rolando, mberriten tek kangjellat e Ambasades Italiane [sot perfaqesia e SHBA].

Aty ndodhi edhe befasia: porta e hekurt ishte plotesisht e hapur dhe polici shqiptar i ruajtjes fare i shkujdesur po bisedonte me nje djale. Te gjithe Popajt kete cudi te rralle ne Shqiperine e diktatures komuniste e shpjeguan me nje mrekulli fetare. Ate dite ishte Shen Spiridhoi, nje i shenjte kristian ortodoks, per te cilin ata mendonin se i kishte ndihmuar ne ditet me te veshtira te jetes se tyre. Atehere pane njeri?tjetrin ne sy dhe vendosen menjehere te hynin brenda. Ne te vertete vrapuan aq furishem sa u duk sikur kercyen nga trotuari jashte ambasades brenda oborrit te saj. Te gjithe qe pane kete skene ngrine. U ngurosen kalimtaret, u muros edhe polici.

Ne ate cast ne oborr, bashke me nje zyrtar tjeter, shetiste vete ambasadori Italian, Francesko Karlo Xhentile. Sa i pa te porsaardhurit u tha "Kush jeni ju?" dhe pa pritur pergjigje edhe "cfare kerkoni?". Popajt thane se ishin te perndjekur nga regjimi komunist dhe se kerkonin strehim politik. Xhentile ne fillim u hutua, por pastaj e mblodhi shpejt vehten dhe iu drejtua me fjalet "prisni pak".

U kthye pas tre minutash dhe shqiptoi frazen magjike: "Rrini, ne do t'ju strehojme".

Me pas u komunikuan porosine se duhej te rrinin te veshur, sepse dergimi i tyre per ne Itali do te behej menjehere. Keshtu te veshur dhe pa gjume ata kaluan dy dite. Diten e trete e kuptuan se nuk do te ishte aq e lehte te dilnin nga muret rrethuese te asaj ambasade, tashme e qarkuar me kordone policesh, njerezish te Sigurimit, ushtare te Trupave Speciale dhe mjete te motorrizuara. Radio Tirana dhe gazetat qeveritare percillnin perdite opinionin se ne Ambasaden Italiane kishte kerkuar strehim politik nje bashkepunetor i fashizmit gjate Luftes se Dyte Boterore bashke me familjen e tij. Lajmi tashme ishte bere i ditur edhe pertej Adriatikut, madje kishte disa gazeta te medha te Romes qe e ndiqnin situaten ne Tirane me artikuj dhe komente. Me 20 dhjetor e perditshmja "Il Giornale" botoi nje artikull mbi jeten e familjes Popa, duke shenuar se "te gjashte qytetaret e moshuar te Durresit jane femije te doktor Moisi Popa, nje farmacist i akuzuar per kolaboracinizem me nazifashistet nga njerezit e revolucionit komunist te vitit 1944. Popa ka studjuar dhe eshte diplomuar ne Napoli gjate viteve te pushtimit fashist te vendit te vet dhe me 1925, tamam ne Napoli lindi dhe djali i pare, Akili". Me 22 dhjetor e perditshmja tjeter me tirazh te madh, "La Repubblica", komentonte "Sipas tyre "Shqiperia e vogel po e perplas grushtin mbi tavoline dhe Italia e madhe nuk mund t'i lejoje vetes asnje fije arrogance, nderkohe qe nuk eshte e gatshme aspak ta shnderroje flamurin e te drejtave njerezore ne nje lecke me te cilen mund te fshije duart nga kjo ceshtje e bezdisshme. Ne thelb kjo eshte edhe pika ku qeverite e Tiranes dhe te Romes, qe prej 12 dhjetorit, kane ngrire ne ndeshjen e veshtire mbi jeten e gjashte qytetareve shqiptare refugjate ne ambasaden tone".

"Nderkohe ne mjediset e Ambasades Italiane ne Tirane, duke pare se nga Roma nuk po mberrinte asnje pergjigje per kerkesen e tyre te refugjatit politik dhe pas kesaj heshtjeje apo medyshjeje mund te ishin ne proces bisedime te fshehta mes dy qeverive per t'ua dorezuar ikesit autoriteteve te Tiranes, te gjashte Popajt, edhe pse shkonin nga dyzete e kater deri ne gjashtedhjetevjec, deklaruan se po te mos i conin ne Itali, do te vrisnin veten. Kjo e komplikoi edhe me shume gjendjen, duke e vene ne nje sprove te rende diplomacine italiane. Njeriu, i cili mbetej ne poziten me te veshtire, ishte ambasadori Francesko Karlo Xhentile. Ky nuk e humbi gjakftohtesine dhe sidomos nje cilesi te vet te spikatur: sigurine. Kontaktet e tij me Ministrine e Puneve te Jashtme te Shqiperise u bene te perditshme, ato kohe personeli i ambasades italiane perbehej nga vetem gjashte diplomate, duke perfshire edhe ate vete. Krishtlindjet ishin ne prag, po ashtu edhe Viti i Ri. Porosine nga kryeministri Betino Kraksi e kishte "duhen bere bisedime pa i precipituar gjerat dhe pa i dramatizuar". Kete situate te nderlikuar ne nje interviste dhene medias se vendit te tij Xhentile e kishte percaktuar "Ne cdo rast kjo mbetet nje krize e rende dhe e keqe mes dy vendeve tona". Ai e dinte me mire se kushdo se sa e papritur dhe e mbrapesht kishte qene ajo gjendje, ku ndodheshin. Per diplomacine italiane Shqiperia ishte nje vend qe me perpjekje dhe me sakrifica te paimagjinueshme kishte arritur qe ne vitin 1961 te kerkonte lirine dhe pavaresine e saj nga Traktati i Varshaves. Ministria e Puneve te Jashtme e pertej Adriatikut, Farnezina sic e therrisnin institucionalisht italianet, nuk harronte kurre se si ne fund te viteve pesedhjete, ne viziten e tij te fundit, ne Tirane, Hrushovi, duke takuar ambasadorin Italian ne Tirane, i kishte thene prere se vetem ne dy ore ishte i afte ta rrafshonte nga faqja e dheut te gjithe qytetin dhe portin e madh ushtarak te jugut te vendit te tyre, Taranton. Ishte kjo njera nga arsyet perse diplomacia e Farnezines, edhe pse Roma me Tiranen kishte mjaft gjera qe i ndanin, e respektonte Shqiperine per menyren e vendosur te ndarjes me aleancen ushtarake me te fuqishme komuniste te asaj kohe. Por kjo nuk do te ishte e vetmja rrethane qe nuk favorizonte kriza te panevojshme mes dy vendeve. Mes Shqiperise dhe Italise tre?kater vitet e fundit marredheniet ishin intensifikuar shume, kishin bere nje "kercim". Ishin realizuar shkembimet reciproke te vizitave te nenministrave te Jashtem dhe per here te pare pas Luftes se Dyte Boterore ishin realizuar kontakti i dy kryeministrave. Nderkohe Farnezina kishte mbajtur shenim me gezim se gjuha italiane ishte bere e detyrueshme ne nente shkolla te mesme shqiptare, ajo mesohej nderkohe edhe ne Universitetin e Tiranes.

Tashme per shkak te veprimit klandestin te gjashte Popajve, te cilet sipas rregullit formal, duke hyre ne territorin e Ambasades Italiane njekohesisht kishin kaluar edhe kufirin e shtetit te tyre, keto arritje ne raportet mes dy vendeve rrezikoheshin te therrmoheshin si te mos kishin ekzistuar fare. Diplomacia e pertej Adriatikut e dinte mire se qeveria e Tiranes pelqente "t'i lante nderresat e saj brenda shtepise" dhe se nuk ishte aspak shenje e mire formulimi qe autoritetet i benin veprimit te refugjateve, duke deklaruar se Popajt ishin "individe te implikuar ne veprimtari kunder Shtetit dhe ne sherbim te nje vendi te huaj". Apo se "populli dhe qeveria shqiptare nuk do te lejojne asnje institucion apo ambasade qe te behet strehues dhe mbrojtes i huliganeve". Farnezina e kuptonte fare mire po ashtu edhe mesazhin qe nepermjet nje komunikate vinte nga Agjensia Telegrafike Shqiptare, sipas te ciles vendi i vogel nuk kishte ndemend aspak te nderpriste marredheniet me Romen. Nderkohe nga ana e vet qeveria italiane nuk mund te vepronte kunder te Drejtes Nderkombetare, ajo aderonte ne Konventat e OKB?se per refugjatet dhe pse firmen ne to e kishte hedhur me nje lloj rezerve. Kjo medyshje kishte ndodhur sepse sipas dokumentit pranoheshin refugjate vetem nga vendet evropiane te bllokut sovjetik. Shqiperia nuk bente pjese ne kete marreveshje dhe ne rrethana te tilla problemi mund te zgjidhej vetem nepermjet nje pakti te drejteperdrejte mes Romes dhe Tiranes. Ne rast se ne parim qeveria italiane pranonte t'i trajtonte gjashte Popajt si refugjate atehere situaten konkrete duhej ta vleresonte nje komision i perbere nga nje funksionar i Ministrise se Brendshme Italiane, nje i Ministrise se Puneve te Jashteme dhe nje perfaqesues i OKB?se. Vetem ky komision mund t'ua jepte Popajve statusin e refugjatit politik, gjithnje ne rast se konfirmohej qe ne vendin e tyre ata kishin pesuar diskriminimin politik, racor, gjuhesor apo fetar. Deklarata e dale nga Farezina thoshte se "ministria jone eshte e gatshme t'i ndihmoje te gjashte, por me se pari eshte e nevojshme te gjendet nje marreveshje me Tiranen". Mirepo nje pakt i tille dukej nje porte hermetikisht e mbyllur, keshtu qe me e pakta per ambasadorin Francesko Karlo Xhentile ishte perpara nje Viti i Ri i zymte.

Kjo u vertetua me 23 dhjetor, kur ne sekretin me te madh, me motivin "per konsultime", autoritetet shqiptare therriten ne Tirane ambasadorin e tyre ne Rome, Bashkim Dino. Lajmi sfidues edhe pse ne pamje te pare u mbajt i fshehte, u perhap shpejt mes gazetareve vendas dhe Ministria e Jashtme Italiane u shterngua te sqaronte se ne raportet mes dy vendeve cdo gje rridhte normalisht perderisa ne ambasaden shqiptare vijonte te punonte nje "i ngarkuar me pune". Po ashtu se vajtja ne Tirane e ambasadorit Dino nuk ishte nje akt i paramenduar armiqesor apo sfide diplomatike nga ana e Tiranes zyrtare, pra nuk kishte te bente me nje largim te tij perfundimtar nga Roma, por kryhej thjesht per konsultime rreth ngjarjes se ndodhur. Kete interpretim opinioni Italian e besoi, sepse edhe realisht pala italiane nuk kishte bere deri ato caste asnje levizje qe te mund te justifikonte reagimin jomiqesor te qeverise shqiptare. Tirana madje, shpreheshin analistet ne Rome, me botimin para thirrjes se ambasadorit te tyre te komunikates per moscenimin nga kjo ngjarje te marredhenieve te ndersjellta mjaft te mira, rikonfirmonte deshiren per ta mbajtur nen kontroll diplomatik incidentin e kryer. Pastaj ata kishin mjaft besim tek ministri i tyre i Jashtem, politikani dhe qeverisesi demokristian me karriere te famshme, Xhulio Andreoti, i cili pritej ta menaxhonte me inteligjence krizen. Kur u perhap lajmi se Bashkim Dinon e kishin thirrur ne Tirane, Andreoti gjendej per nje vizite ne Montevideo dhe, duke qene se Farnezina nga ngjarja e befte e ndodhur gati u paralizua, ai e nderpreu viziten dhe pasdite u nis per ne Rome. Kete gjest te tij e shtynte edhe tensionimi i krijuar brenda forcave politike italiane. Me ekstremistet, pasfashistet e Levizjes Sociale, me nje krye kryetarin e grupit te tyre te deputeteve, Mirko Tremalia, i kishin kerkuar kryeminstrit Betino Kraksi dhe shefit te Farnezines, Xhulio Andreoti, nje raportim ne parlament per te bere te njohura "arsyet per te cilat, perpara terrorit barbar te autoriteteve komuniste te Shqiperise kunder gjashte qytetareve te akuzuar se ishin bij te nje shqiptari, i cili gjate Luftes se Dyte Boterore kishte punuar me autoritetet italiane, qeveria jone akoma nuk ka vendosur qe menjehere t'u jape azil politik. Cdo vonese do te ishte nje fyerje per te drejtat civile".

Nje pergjigje per kete logjike stafi i ngushte i Andreotit e kishte pergatitur, ndersa nga kryeministria vinte po i njejti arsyetim: qeveria e ka te lehte t'i pergjigjet ne parlament nje seance te tille pyetjesh, sepse "kerkesa per azil politik ne Itali nuk mund te realizohej per arsyen e thjeshte se policet shqiptare dhe Sigurimi e mbanin te rrethuar ambasaden; sepse qeveria e Tiranes nuk ka as me te voglen ndermendje t'u rrefeje qytetareve te tjere te saj rrugen per t'u jashteatdhesuar dhe se ne fund te fundit asgje me minimum pasoje ne raportet diplomatike mes dy vendeve nuk mund te kryhej pa nje marreveshje me vete kete qeveri". Madje specialistet me te sprovuar te Romes, te cilet ishin marre me probleme te ngjashme, ngulnin kembe se nje marreveshje me Tiranen do te ishte e veshtire edhe sepse rregullat nderkombetare te jashteterritorialitetit nuk jepnin shume favore per palen italiane. Ne qarqe te rendesishme te eksperteve te se Drejtes Nderkombetare kishte nisur te mbizoteronte interpretimi se edhe teritori brenda mureve te mbasades ne Tirane nuk mund te konsiderohej patjeter teritor Italian. Marreveshja e OKB?se e firmosur nga autoritetet e Romes e parashikonte te drejten per dhenie azili vetem per refugjate qe arrinin te hynin ne territorin e vete shtetit. Ato kohe raste te ngjashme ndodhnin me qytetare gjermano?lindore, te cilet nga pjesa lindore e vendit zgjidhnin te kalonin ne perendim te tij. Ishte bere tradite e konsoliduar qe qeveria e Bonit keto kalime i demshperblente ndaj qeverise komuniste te Berlinit me nje shume jo te vogel markash per cdo qytetar te kesaj te fundit qe kalonte ne perendim te vendit.

Kriza ne marredheniet mes Shqiperise dhe Italise ishte aq delikate sa ne Farnezine i vetmi mendim qe mbizoteronte formulohej me logjiken "rruga e bisedimeve mes dy qeverive eshte e vetmja zgjidhje". Dhe shtonin "Sigurisht maturia dhe diplomacia jone nuk mund te shkembehen me cinizmin. Askush nga ne nuk ka deshire t'i shese te gjashte shqiptaret". Nderkohe shqetesimi se mos Tirana ndermerrte ndonje manover ashpersimi te qendrimit nuk mbetej i fashitur. Ministria e Jashtme Italiane e dinte se autoritetet e Tiranes po benin bisedime per celje te marredhenieve diplomatike me Angline dhe Gjermanine, duke u kerkuar atyre ne kembim marreveshje dhe ndihma ekonomike ne formen e demshperblimeve te luftes. Kjo donte te thoshte se mund ta anashkalonin Italiane si faktor perparesor.

Por kriza e shkaktuar nga ikesit Popaj nuk do te zgjidhej as me 24 apo 25 dhjetor 1985, as para dhe as pas Vitit te Ri. Te gjashte refugjatet shume shpejt do te merrnin vesh se u duhej te rrinin te mbyllur ne mjediset e perfaqesise diplomatike italiane ne Tirane per afro pese vjet. Motrat te mbyllura ne nje dhome 4 me 4, e cila kishte qene zyra e atasheut kulturor, kurse vellezerit ne nje kuzhine me dimensione akoma me te vogla.

Per pese vjet me rradhe edhe Ambasada Italiane ne Tirane do te rrinte e rrethuar nga disa kordone te policise shqiptare dhe perreth e mbushur me mjete te shumte ushtarake. Autoritetet komuniste shpresonin qe nga ky presion familja e arratisur do te trembej dhe dilte vete. Ne kete trysni psikologjike nuk mungonin edhe marshimet para kangjellave te larta te ambasades edhe te togave me ushtare, te cilat kendonin me ze te larte vargjet per Enver Hoxhen.

Per pese vjet rresht autoritetet e Romes do te perpiqeshin te gjenin nje menyre per t'u cliruar nga problemi qe kishte ftohur, ngrire e renuar marredheniet mes dy shteteve. Nuk punoi pak per lehtesimin e krizes edhe ambasadori i ri i Republikes Italiane ne Tirane, Xhorxho De Andreis. Nje lloj rigjallerimi te raporteve deshironte edhe qeveria shqiptare, prandaj vazhdimisht te dy palet vijuan bisedimet e perbashketa per te gjetur nje rruge te mesme te mirezgjidhjes se incidentit. Nuk munguan edhe shkembimi i batutave nervoze mes te derguarve te larte politike te dy brigjeve te Adriatikut, po ashtu edhe propozime zgjidhjesh nga me absurdet.

Ne pranvere te vitit 1990 njeriu qe triumfoi ne zgjidhjen e kesaj krize ishte Ministri i Jashtem Italian Xhani De Mikelis me bashkepunetoret Aleksandro Grafini, zevendesshefi i kabinetit te tij, dhe diplomatin Pietro Ago. De Mikelis personalisht sa here qe shkonte per pune ne seline e Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork shfrytezonte cdo rast per te biseduar me misionin shqiptar te akredituar atje. Per t'ja arritur qellimit te lirimit te gjashte Popajve Xhani De Mikelis realizoi edhe disa takime me Sekretarin e Pergjithshem te OKB?se, Perez De Kuelar. Me 14 maj ky beri nje vizite ne Shqiperi dhe gjate bisedimeve me presidentin Ramiz Alia dhe kryeministrin Adil Carcani kerkoi lirimin e gjashte pjesetareve te familjes Popaj, me kusht qe te lejoheshin te shkonin ne Itali. Me 15 maj, e diel ne mbremje, Perez De Kuelar ne rrugen e kthimit per Nju Jork u ndal ne Rome dhe ne nje interviste konfirmoi drejt per se drejti se lirimi i familjes italo?shqiptare ishte ceshtje oresh.

Deklarata e tij rezultoi e sakte. Te nesermen, me 16 maj, ne oren 18.30 tek porta e ambasades se shtetit fqinj ne rrugen Labinoti te kryeqytetit shqiptar, qendroi nje furgon i bardhe me targen Kryqi i Kuq Italian. Menjehere, duke mbartur vetem tre valixhe, hipen te gjashtet qe kishin tronditur thelle per pese vjet raportet mes Romes dhe Tiranes. Kur furgoni i bardhe u nis pas tij nxituan edhe dy makina te Ambasades Italiane dhe dy Fiat?Lada te policise shqiptare. Ne dy makinat diplomatike qendronin ambasadori Xhorxho De Andreis dhe Keshilltari i Pare, Paolo De Nikolo. Ne aeroportin e Rinasit te gjashte Popajve iu dorezuan lejekalimi te firmosura nga OKB si edhe pasaporta shqiptare dhe ne oren 22.45 avioni i Flotes Ajrore Ushtarake Italiane qe i priste, u nis nga pista per t'u ulur nje ore e gjysem me pas ne aeroportin e Fiumicinos ne Rome.

Kishte triumfuar qendrimi Italian. Ne fillim Popajt u sistemuan ne nje kamp refugjatesh politike ne periferi te Romes, me pas kaluan ne nje apartament te papershtatshem ne po ato rrethina te kryeqytetit Italian, vendstrehe ku mbijetojne edhe sot, por, ndryshe nga dy dekada me pare, krrejtesisht te harruar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora