E enjte, 18.04.2024, 10:29 PM (GMT+1)

Editorial » Sidheri

Elvi Sidheri: Në Vushtrrinë e kështjellës së vjetër

E merkure, 02.08.2023, 07:58 PM


Elvi Sidheri:

Në Vushtrrinë e kështjellës së vjetër dhe kullës së vetme (ose Donzhonit) madhështor të mbetur nga perimetri i moçëm i kësaj ngrehine mesjetare mbresëlënëse, me mure të larta dhe mbishtresime rreth 11 shekullore, është gjendur pak kohë më parë, me mbikëqyrjen e arkeologut vendas, Burim Rexhepi, një objekt me vlera të paçmueshme historike, fetare e kombëtare për Kosovën dhe shqiptarët, pikërisht një kryq mbivarror, ku është gdhendur në shqip pastërtisht fraza "KTU PUSHON", kushtuar sigurisht një shqiptari (të panjohur) të krishterë, me shumë gjasa ortodoks, gjykuar nga forma dhe gdhendja e këtij kryqi, ku gjithashtu gjenden edhe tre kryqe të vegjël mbi këtë mbishkrim, por edhe në pjesën e pasme, ndoshta në shenjë të Trinisë së Shenjtë. Kryqi që patjetër i përket periudhës pas vitit 1908, domethënë mbas Kongresit të Manastirit kur vendoset për shkronjat shqipe që janë përdorur për të shkruar mbi të, dëshmon se në këtë qytet mund të ketë pasur gjer në fillesat e shekullit XX akoma shqiptarë ortodoksë (të vetëdijshëm për kombësinë e tyre, aq sa të shkruhej në varret e tyre në shqip, pra të paasimiluar ende në serbë), por edhe se i ndjeri duhet të ketë qenë dikush në zë dhe fort i kamur (gjykuar nga cilësia e përpunimit dhe skalitjes së këtij kryqi).

Zbulime të tilla kaq të vyera, janë jetike për të hedhur dritë mbi të shkuarën shqiptare në Kosovë, dhe me hulumtime të mëtejshme, sigurisht që më shumë do të mësojmë në këtë pikëpamje.

Faleminderit mikut tim, historianit Jeton Sallahu për ndihmesën dhe punën e tij të palodhur për hir të historisë e trashëgimisë kulturore e arkeologjike shqiptare në qytetin e tij, Vushtrri.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora