| E merkure, 02.08.2023, 07:50 PM |
Disa familje arbërore të migruara në Raguzë (Dubrovnik) gjatë shekujve 13-17!
Nga
Jahja Drançolli
Është
interesante se pothuajse të gjitha burimet tregimtare e kronikat e Raguzës
(Dubrovnikut) të shekujve 15 -17 përmendin arbërit si pjesëtarë të qytetarisë
përkatësisht të fisnikërisë së Raguzës ose në lidhje me të, gjatë gjithë
shekujve të mesjetës. Besueshmëria e kronikave të përmendura ka qenë një
çështje debati edhe sot e kësaj dite.
Fisnikëria
dhe shtetësia raguzane gjatë mesjetës u krijua gradualisht nga popullsitë
autoktone si dhe nga një emigracion i fuqishëm që vinte kryesisht nga Gjiri i
Kotorrit (Bocche di Cattaro, Boka Kotorska), Italia, Bosnja, Kroacia, Arbëria,
dhe emigrime ca më të vogla nga ndonjë vend tjetër ballkanik ose nga Europa
Perëndimore!