E hene, 18.10.2021, 09:48 PM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Serbia antirumune dhe mbrojtja e Kosovës në Bukuresht

E shtune, 03.01.2009, 10:56 PM


Serbia antirumune dhe mbrojtja e Kosovës në Bukuresht

(Duke e shfletuar librin e publicistit Florian Bichir, Ndërsime shpirtërore, Sibiu, 2008)

Derisa Basarabia ka qenë koloni e Rusisë, Kosova ka qenë koloni e Serbisë. Rumunët e zonës së Timokut nuk kanë kurrfarë të drejte. Derisa serbët gëzojnë në Rumani të drejtat fetare të garantuara nga shteti, rumunëve të Timokut në Serbi u është ndaluar të luten në gjuhën e vet.

Nga Baki Ymeri

Gjatë ditëve të Panairit të librit Gaudeamus (Bukuresht, 2008), autori Florian Bichir na e dhuroi për opinionin shqiptar librin Ndërsime shpirtërore (Rafuieli in duh). Autori ka kryer studimet e teologjisë dhe gazetarisë, dhe është njëri nga seniorët më të mirë të së përditshmes Evenimentul zilei, që del në Bukuresht dhe Kluzh-Napoka, e lexuar nga 546.000 lexues. Libri ka 170 faqe dhe është i strukturuar në 4 kapituj. Për opinioni tonë vlen të potencojmë të vërtetën se krahas fundrinave çaushiste që kanë zhvilluar propaganda serbe në mass/median rumune, Rumania ka gazetarë dhe analistë të mirëfilltë që nuk bien në grackat e kompromisit dhe interesave meskine të politikës së ditës. Njëri nga ta është edhe publicisti Florian Bichir, i cili në kapitullin 4 boton një serë artikujsh të guximshëm përmes të cilave e demaskon me guxim politikën barbare të Beogradit kundër shqiptarëve të Kosovës dhe etnosit rumun në Luginë të Timokut. Kështu, në kuadrin e artikullit «Dashuria» serbe» (fq.123/124), autori nxjerr në pah politikën antirumune të autoriteteve serbe.

«Po të ish nevoja, ditët e shkuara u dëshmua se sintagma «relacione të shkëlqyera ndërmjet serbëve dhe rumunëve» është një mashtrim. Aq sa e admiroj kokëfortësinë dhe rezistencën e serbëve, po aq e nënçmoj nacionalizmin e tyre të një radikalizmi të ekzagjeruar. Ja faktet: më 2005, një rumun nga Serbia, Bojan Aleksandroviç, qe shuguruar nga epishkopi rumun Hirësia e Tij Daniil, kurse në pronën e tij u ngrit një  kishë. Një vatër e vogël ku rumunët do të luten në gjuhën amtare, do t’i pagëzojnë fëmijët, do të martohen apo do t’i vajtojnë të vdekurit. Kjo për arësye të faktit se rumunët e zonës së Timokut të «fqinjes sonë të dashur» Serbisë, nuk kanë kurrfarë të drejte. Jo, jo, ata kanë të drejtën për të qenë të persekutuar. Të trembur nga një prift i gjorë, por i cili mund ta ripërtërinte identitetin kombëtar të këtyre rumunëve të pushtuar me dekada të tëra, autoritetet serbe reaksionuna në mënyrë të dhunshme. Së pari u munduan ta shpartallojnë kishën. As që vlente për ta se ishte ortodokse, se i përkiste të të njejtëve vëllezër që i besojnë Krishtit. Faktikisht «mbrojtja e ortodoksisë» është parollë të cilën serbët e nxjerin në pah sa herë që e kërkon interesi i tyre. Pastaj kërkuan intervenimin e armatës.

Në prill 2006, njëdelegacion i Kishës serbe erdhi për marrëveshje në Bukuresht, me një nofull në qiell dhe me tjetrën për toke. Herë me kërcënime, herë me fjalë të mira, herë me «pravosllavna braqa», serbët arritën të zhvendosin selinë e epishkopatës rumune nga Vërshaci (Vërshoara) në Rumani. Kërkuan madje dhe modifikimin e titullit, ndërsa ne u pajtuam që të mos akuzohemi si qëllimkëqinj. Epishkopata e Vërshacit  u bë Dacia felix, një titull për fatin tonë tejet i inspiruar. Sipas akteve të nënshkruara në Bukuresht, serbët premtuan se do të merren me rumunët e Luginës së Timokut, në kuptimin që ata do t’u vënë në shërbim priftërinj që dinë gjuhën rumune. Tani, qoftë fjala mes nesh, negociatat qenë dinamituar nga një prift rumun i dobët përnga engjëlli, i cili gjithnjë pozonte në veladonin e një rrëfyesi të përmirësuar. Kështu i përulur, dinte ndërkaq të bëjë dallavere me energji elektrike dhe lëndë druri për ndërtime me miqët e tij pravosllavnikë. Njëra pas tjetrës, e mbajti fjalën. Serbët, përndryshe, e lajmëruan priftin Bojan se do ta dëbojnë nga e drejta e prifërimit.  Motivi? Pse ka mbajtur meshën në gjuhën rumune! Derisa serbët gëzojnë në Rumani të drejtat fetare të garantuara nga shteti, kanë një vikariat në Timishoara, rumunëve të Timokut në Serbi u është ndaluar të luten në gjuhën e vet. Ka nevojë të flasim për të drejtat e njeriut dhe për liritë fetare?

Meriton të përkujtojmë faktin se serbët e kanë dënuar me dy vjet burg priftin rumun të Timokut, dhe se në janar 2008, patriarku serb Pavle, ka thënë për riaktivizimin e epishkopatave rumune në Basarabi (Republika e Moldovës, tashmë shtet i pavarur, ishrepublikë rumune e ndodhur deri më 1992 në kthetrat e Bashkimit Sovjetik-nënv.i përkth.): «Historia e riaktivimit të Mitropolisë së Basarabisë është e lidhur me njërën nga periudhat më të erëta në historinë e njerëzimit – periudha e pushtimit nazist »! Vaj halli për ata që  i kanë serbët «vëllezër»! Artikulli në origjinal mban titullin «Dragostea» sârbească”.

Kosova dhe Dhelpra e Ballkanit

Florian Bichir
Florian Bichir
Në kuadrin e këtij artikulli, autori thekson se «Zgjidhja e çështjes së Kosovës përmes shpalljes së pavarësisë së saj provokon ankthe të mëdha në Bukuresht, madje dhe në nivel autoritetesh.  Kjo vjen si pasojë e faktit se si sipas një sqenari, do të pasojë pavarësia e Vojvodinës, si pasojë e së cilës do të vehet në shqyrtim Visi i Sekujve, Kovazna dhe Hargjita, apo Har/kovi, siç po e përmendin, gjë që, sipas lehjeve të kota, e shpërbëka Rumaninë. I hidhëruar nga propagandat mediatike që e kanë si burim Beogradin, «poeti i madh Baki Ymeri», siç e pagëzonte Marin Sorescu, më ka dërguar disa rrjeshta: „Derisa Basarabia ka qenë koloni e Rusisë, Kosova ka qenë koloni e Serbisë. Krahasimi ndërmjet Kosovës dhe Transnistrisë apo zonave tjera të ndodhura nën tutelën e Kremlinit është një krahasim i gabuar që vjen nga kuzhinat e shërbimeve të fshehta të ultranacionalizmit serb. Kosova është motra binjake e Besarabisë”. Duke i dashur me përgjërim këto troje, Baki Ymeri, si përfaqësues i komunitetit shqiptar, është totalisht i revoltuar nga sqenarët e lansuar: ”Të kërkosh bashkimin e Transilvanisë rumune me Hungarinë, është njësoj sikur të kërkosh bashkimin e Kosovës shqiptare me Serbinë, apo të Moldavisë rumune me Rusinë. Derisa hungarezët e Transilvanisë jetojnë në dy/tre rrethe në zemër të Rumanisë, pa patur kurrfarë lidhjesh gjeografike me Hungarinë, ata kanë të drejtë për të drejta kombëtare, por jo edhe për pavarësi apo bashkim kombëtar ».

Kujt i konvenojnë kërkesat e këtilla absurde, antirumune dhe antishqiptare, pyet Florian Bichir-i dhe vazhdon: « Është e qartë se në vitet 1998/1999, në shtypin rumun botoheshin artikuj për krimet e luftës kundër shqiptarëve etnikë të Kosovës, apo kushtrimet e shqiptarëve përmes të cilave kërkohej  intervenimi i NATO-s për eliminimin e regjimit të Milloshevit. Prej asokohe, ndërkaq, sistematikisht, nisën të dalin versione të llojllojshme:  gjoja se shqiptarët qenkan myslimanë, gjoja se krijohet një shtet mysliman në zemër të Ballkanit, etj. Pa marrë parasysh faktin se disa mbajnë emra myslimanësh të rrallë janë ata që krenohen me përkatësinë myslimane, ngase sipas historisë, shqiptarët e dinë se janë pasardhës të ilirëve që e përqafuan krishtërimin nga Shën Pali. Diçka tjetër duhet dhënë për të menduar, jo vetëm autoriteteve, por edhe të ashtuquajturve analistë: pozita e Rusisë! Kremlini përpiqet në mënyrë të dëshpruar të gjejë një aleat në Ballkan, në personin e Serbisë. Si çdo fuqi e madhe që respektohet, Rusia shkon mbi dy kokë, siç thuhet: përkrahje të drejtëpërdrejtë, përmes të gjitha rrethanave: ushtarake, politike dhe diplomatike regjimeve separatiste të Transnistrisë, Osetisë së Jugut, Abhazisë, megjithëse në rastin e Jugosllavisë dhe Serbisë ka përkrahur paprekshmërinë e territorit të një vendi të njohur në përmasa internacionale.

Dhe është duke lëshuar rrënjë kësaj here propaganda serbe, e prekur sentimentalisht me ndihmën e miteve: me serbët nuk jemi qortuar kurrë, jemi ortodoksë dhe e kemi të njëjtin armik: Hungarinë. Se rumunët e Serbisë janë të persekutuar sistematikisht dhe se nuk kanë kurrfarë të drejtash fetare në gjuhën rumune, nuk thuhet. Se me rastin e sulmit të Jugosllavisë, më 1941, serbët e kanë bombarduar Aradin dhe Timishoarën, kalohet në heshtje. Po qe se Rusisë rumunët i thonë Arushë, Serbia është e pagëzuar si Dhelpra e Ballkanit. Dhelpra domethënë ajo kafshë që vjedh fshehtas dhe fotografohet si e pafajshme. Artikulli në origjinal mban titulli Kosova si Vulpen in Balcani (fq.153/154).

Kosova dhe një kryqëzatë e re

Ballina e librit te autorit Florian Bichir
Në kapitull 4 të librit Ndërsime shpirtërore botohet edhe artikulli Kosova dhe kryqëzata e re (Kosovo si noua cruciada, fq. 133/134), ku përmend të vërtetën se «Shpallja e pavarësisë së Kosovës e ka mahnitur «opinionin publik», por edhe analistët politikë, të papregaditur. Dhe ka(në) reaguar, si dhe në raste të tjera, totalisht në mënyrë haotike. Kjo dhe si pasojë e një fushate serbe tejet efikase, zari i lojës duke u hedhur menjëherë në plan sentimental/fetar. «Duhet t’i përkrahim serbët ngase janë ortodoksë si ne. Duhet mbrojtur ortodoksia ngase hyjnë myslimanët në zemër të Europës!» ishin parollat e lansuara. Ndoshta jo më kot, Constantin Radulescu Motru, theksonte në një tipologji të shpirtit të kombit rumun se rumuni është fetar «sa për sytë e fshatit». Siç janë të këtillë edhe shqiptarët që e kanë përqafuar sa për sy e faqe fenë e pushtuesit osman, themi ne, duke ia lënë fjalën autorit të librit Ndërsime shpirtërore, i cili e citon psikologun Motru: «Dhe mu për këtë arësye është edhe nacionalist. Me religjionin shkon deri në evlavi. Mund ta harrojë ai Zotin e prindërve të tij! (…) Rumuni është fetar aq sa e sheh se të gjithë përrreth tij janë fetarë. Të rrallë janë shembujt kur çështja e fesë buron nga thellësia e zemrës së tij».

Artikulli i Flrian Bichir-it është botuar në shtyp më 23 shkurt 2008. «Në Serbi, vazhdon autori, situata në nivel psikologjik është e ngjashme, rol kryesor duke e patur Kishën Ortodokse Serbe. Epishkopi serb, Artemije, ka deklaruar se Serbia  do të duhej ti mobilizojë forcat e armatosura ta shpallë Kosovësn «territor të pushtuar» dhe të blejë armë nga Rusia për ta ripërfituar. «Ta ftojmë Rusinë dhe vendet tjera të dërgojnë ushtri në Serbi dhe të drëgojnë vullnetarë të na ndihmojnë në luftën tonë të drejtë», ka deklaruar epishkopi. Revolta mund të justifikohet përmes propagandës gjoja se Kosova qenka një vend i shenjtë për serbët, por të ftosh Rusinë dhe vendet e tjera në konflikt për një kryqëzatë të re, kësaj si thonë tjetër veçse xhihad ortodoks. Nuk do të kishte gjë të keqe në këtë, por nuk kam dëgjuar kurrë nga besimtarët serbë të Kosovës ndonjë apel për pajtim dhe respekt ndaj kombit shiptar. Është i çuditshëm, madje edhe rrënqethës, fakti se tani kisha ortodokse serbe arrin të luajë një rol aq të rëndësishëm. Jugosllavia i ka ndihmuar dhe stërvitur vite me rradhë terroristët palestinezë (nën maskën e asistencës së pjestarëve të vendeve të painkuadruara), kurse tani maska e mbrojtësve të krishtërimit nuk u ka hije, thekson Tiberius Puiu, specialist në hapësirat ish/jugosllave.

Karakteri thellësisht nacionalist serb i kësaj kishe është konfirmuar me faktin se  edhepse pas vitit 1929, pas instaurimit të diktaturës mbretërore, nuk shrytëzoheshin epitetet «serb», «kroat» apo «slloven» por epiteti «jugosllav», kurse Kisha Ortodokse Serbe, edhepse gëlltiste banorë nga territoret kroate apo maqedonase, nuk qe pagëzuar Kisha Jugosllave. Kështu e ngriti një shembull unik ndër Kishat ortodokse, emërtimi i saj duke mos qenë i ngjashëm me emrin e shtetit. Qindra vjet, vazhdon autori Bichir, Kisha serbe ka promovuar filetizmin, term që don të thotë identifikimi i fesë me kombin. Kisha serbe ka qenë ajo që ka imponuar shkombëtarizimin e vllehëve (rumunëve) të Timokut. Edhepse këtu gjenden më shumë manastire të ngritur nga sunduesit rumunë, kjo gjë kalohet në heshtje. Po kjo Kishë serbe, në regjionin e Timokut ka imponuar një listë për pagëzimin e fëmijëve. Episkopata ortodokese rumune, e themeluar më 2001, nuk është e njohur sot e kësaj dite, edhepse serbët e valëvisin flamurin tonë në Beograd. Pse? Ngase këtë e bëjnë për interesat e veta.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora