| E marte, 01.08.2023, 07:59 PM |
Kapitenja Lara në aksion
ARBNESHJA LARA NIKPALI, YLLi QË SHKELQEU DY DEKADA NË BASKETBOLLIN E FEMRAVE TË ZARËS
Nga
Sylejman Morina
Gazetari i njohur i sportit,
z. Drago Mariq, kur shkruan për fillet e historisë të lojës së basketbollit në
Zarë, thotë: "Zara është djepi i basketbollit ndër kroat
dhe në Kroaci. Dëshmitë dokumentare
për lojën e basketbollit në Zarë janë
të vitit 1928, ndërsa për femrat
ishte viti 1937”. Është interesante se për në basketbollin zaras, si për
meshkuj, ashtu edhe për femra, një kontribut i madh iu takon të rinjëve
arbneshë e arbneshe nga fshati Arbanasi, sot pjesa më e bukur e qytetit të
Zarës. Disa prej tyre hynë në historinë e basketbollit të Zarës e disa edhe ma
gjërë,si: Izhi Marshan, Pino(Josip) Gjergja, Rok Stipçeviqi, etj.
Femrat arbneshe ishin të
angazhuara që nga fillimi i basketbollit për femra në Zarë , si ; Madera
Kalmeta, e cila ishte edhe reprezentuese, pastaj Lucia Peroviq, Evelina
Peroviq, Bjanka Kalmeta, Elda Bajlo.Me shkuarjen e gjeneratës Maderas, u shfaqën dy femra nga
Arbanasi, motra e Pino Gjergjesë, Mirela dhe Sonja Bajlo. Që nga viti 1971 spikasin
basketbollistet: Marije Kalmeta dhe Vanja Paleka, e cila ishte
reprezentuese në basketboll dhe atletikë. Në vitin 2004, basketbollistet
nga Zara nën drejtimin e arbneshës, Maria Mazija arrijnë të bëheshin kampione
shtetërore për kadete, ndër ato vajza
ishte talentja e re, Lara Nikpalji,
nga Arbanasi, vajza e basketbollistit Valter Nikpalji dhe motra e futbollistit
Dino Nikpalji. Për Larën, në librin e Drago Mariçit dhe Bernard Kotlarit,
"Sport t kod Zadarski Arbanasa ", ku
thuhet: "Ajo u tregua një basketbolliste e re shumë e talentuar dhe
u bë anëtare e kombëtares dhe anëtare e përhershme e formacionit të parë të KBF (ŽKK) Zadar".Në turnirin e Kampionatit Europian, U18 i mbajtur në Rumani më 2007,
reprezentacioni i Kroacisë e
kishte zën vendin e parë, ndërsa
Lara ishte zgjedhur në mesin e 12
basketbollisteve më të mira.Lara
Ishte gjithherë lojtare standarte,dhe për shumë vite ishte
kapitenja e ekipit të
basketbolliteve të Zarës.
Kësaj radhe po flasim yllin
e basketbollit të femrave të KBF
“Zadar”, Lara Nikpalin, kinesiologe, e cila përfundoi fakultetin dhe masterin
në Universitetin e Zagrebit dhe u bë magjistëre
në kineziologji në vitin 2015. Dhe dy vjet më vonë, ajo e kaloi provimin
për eksperte të kineziologjisë në Split, për t'u bërë mësuese e edukimit fizik
dhe shëndetësor, aktualisht është
mësimdhënëse , e kulturës fizike dhe shëndetësore, në Shkollën fillore “
Kruno Krstiq” në Arbanas.
Gjuajtje në kosh
Prof.
Lara. Basketbollin e zgjodhe vetë apo ndikuan prindërit ?
Kjo histori shkoi pikërisht
kështu. Unë isha me babin në këndin e lojërave atje në Arbanasi dhe gjatë
gjithë kohës luhej basketboll dhe ai luante, unë po shikoja, isha në klasë të
dytë dhe kështu rrugës për në shtëpi gjatë bisedës ia përmenda babait edhe unë
do ushtroja basketboll. Babi nuk tha asgjë për këtë propozimin tim , por nesër,
kur u ktheva nga shkolla, më tha që të regjistrova për basketboll, stërvitja
jote është pasdite. Kështu me sa duket ai vetëm priste që unë të them se më
pëlqente që të mund të më regjistronte. Padyshim se ky veprim i babait më gëzoi
shumë.
Si e ndjeve
veten në ndeshjen e parë me
uniformën e klubit?
Ndeshja ime e parë për
klubin tim, ishte shumë kohë më parë,
nuk jam e sigurt se mbaj mend gjithçka saktësisht, sepse disa prej nesh me të
vërtetë filluam të luanim basketboll për të
rriturat (Senioret),shumë herët dhe në moshën 14-15 vjeçe ne tashmë po
luanim për vajzat senioret( mbi 18vjet) . Natyrisht, ishte emocionuese,
veçanërisht pasi brezi im në vitin 1989 kishte fituar gjithçka që mund të
fitohej në Kroaci. Si të tillë kemi hyrë në ekipin e të rriturave dhe nuk mund
të them se nuk prisnim shumë. Ndoshta dëmi më i madh i një brezi të tillë është
se pas shkollës së mesme, secila shkoi
në rrugës së vet, sepse nuk
kishte një përzgjedhje të madhe të
fakulteteve në Universitetin e Zarës. Kështu vazhdova rrugëtimin në
klubin e basketbollit për femra ”AGRAM”
të Zagrebit.
A keni
menduar se kaq gjatë do të luani për KBF të Zarës?
E po, ndoshta në fillim nuk
kam menduar aq shumë për një karrierë të madhe apo se do të dashurohesha në
këtë sport, por në fund doli që luajta
për një kohë vërtet të gjatë në Zarë, me një ndërprerje, derisa isha në studime
në Zagreb. Pas mbarimit të studimeve,
dëshira ime ishte të luaja jashtë vendit
dhe isha në provë në Itali dhe gjithçka ishte rregulluar që tashmë të qëndroja
atje, por megjithatë zemra ime po tërhiqej më fort kah Zara, dhe në minutën e
fundit anulova gjithçka dhe u ktheva në vendin tim,te klubi i prindërve..
Keni
përjetuar gëzime, por a keni pasur momente dëshpërimi nga sporti?
Natyrisht, siç i ndodh çdo sportisti, ashtu edhe mua më ka ndodhur raste që kam pasur momente shumë të gëzueshme, por edhe ka pasur momente të pa këndshme. Ky është thelbi i sportit, kjo është në fakt ajo që na mban përpara. Në një moment jeni në krye dhe shumë shpejt mund të jeni në fund. Por mendoj, se po të mos kishte oscilime në fitore dhe humbje, nuk do të ishte aq interesante apo luftarake loja.
Lara në aksion
Pas një
karriere të gjatë ,ju ka ndodhur t’i shikoni ndeshjet nga tribina ?
Thuhet se lëndimet janë
pjesë integrale e sportit, kështu që unë i shikoja të gjitha lëndimet e mia në
atë mënyrë. Fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk më largoi nga fusha për një kohë
të gjatë, por më së shumti problemet i kisha me shpindën. Më ka ndodhur shpeshherë të isha e detyruar
ti” shtrëngoj dhëmbët” dhe të vazhdoja lojën, nuk e di se si kam mundur të
qëndroja. Mirëpo ky është përsëri mentaliteti sportiv, mendoj se të gjithë
nuk mund ta bëjnë këtë, thjesht në sport
e mësoni edhe ketë, mësoheni të luani edhe kur jeni të lënduar.
A kanë
ndikuar në promovimin e
basketbollit mes të rinjve, legjendat:
Gjergja dhe Qosiqi?
Ata janë sigurisht dy
basketbollistë të shquar që lanë gjurmë në një pjesë të madhe të historisë së
basketbollit të Zarës, dhe besoj se shumë gjenerata u mburren me rezultatet e
tyre. Ndërkaq më vonë erdhën brezat e rij
që disa u janë afruar sukseseve të tyre
atyre. Por ata ishin legjenda të kohës,
ndoshta disa emra të basketbollistëve të rinj do ta vazhdojnë rrugën e
tyre.
Gazetari arbnesh Bernard Paleka ,për tiparet e sportistëve
arbneshë më pati thënë : “Forca e
pabesueshme e shpirtit luftarak, ndjeshmëria, korrektësia, motivimi i lartë,
qëndrueshmëria dhe solidariteti etj.
Po, unë do të pajtohesha me atë që e ka thënë z.
Paleka. Kam parë shumë basketboll rruge në Arbananas,si dhe të gjitha sportet e
tjera, dhe është e vërtetë që në çdo gjë shkohet deri në fund, nuk ka dorëzim.
A ka pasur
ndonjë ndikim sporti në
personalitetin tuaj?
Unë mendoj se ne kemi lindur
me një, prirje të veçantë të personalitetit:dhe më vonë ne vetëm mund ta
zhvillojmë ose drejtojmë atë. Nuk mendoj se mund të stërvitesh për të qenë
kokëfortë ,luftarak në terren , apo për të mos qenë, mendoj se vetinë duhet ta kesh brenda në vete.Ndërsa sa i përket ndikimit të sporti në përsonalitet edhe
pas braktisjes së së tij, të krijon një disiplinë jetësore, të përgatit për sfida të ndryshme,
të shton përgjegjësin natyrisht edhe të
ruan shëndetin, ka edhe gjëra tjera ku
shihet ndikimi i sportit në personalitetin e sportistit.
Si e
përjetuat ndarjen nga ekipi, koleget dhe stafi ?
T'i them lamtumirë
basketbollit nuk ishte e lehtë, peshoja vazhdimisht, nëse do të ishte mirë apo
jo, dhe realisht duhet të isha larguar më herët për arsye shëndetësore, sepse
shpinda ime ishte tashmë në një gjendje shumë të keqe. Gjithnjë e bindja veten
që luaja edhe një sezonë më tepër ashtu vazhdoja , pastaj një ditë thashë
mjaft, nuk ka më kuptim, nuk mund të jap më të mirën time dhe kaq. Sigurisht,
pas 20 vitesh shoqëri me topin e basketbollit, është e vështirë, e vështirë të
largohesh nga e gjithë kjo, por janë kujtimet e mrekullueshme, momentet e
paharrueshme që më solli sporti, miqësitë dhe gjithçka të bukur.
Lara arriti edhe rezultate në studime
Studimet
tuaja a tregojnë se keni vendosur të mos tërhiqeni plotësisht nga sporti?
Fakulteti i kineziologjisë
ishte diçka që e dëshiroja që nga
shkolla fillore dhe më vjen mirë që e mbarova dhe jam e lidhur me sportin çdo
ditë. Dëshiroj që ta jap kontributin tim në mnyra të ndryshme
në sporte dhe pas terheqjes aktive.
Një
pyetje jashtë sportit, Prof.dr.
Maksimilana Barançiq e mban kursin e
gjuhës arbneshe, a duhet mbështet ky
projekt nga arbneshët ?
Kur isha në shkollën
fillore, në kishën e Arbanasit, një zotëri organizonte një kurs ku mësohej gjuha arbneshe dhe fillova ta
ndiqja me shokët e mi, por thjesht ishte
shumë e vështirë për ta ndjekur ha ha. Po kështu gjuhën ma ka mësuar gjyshi,
por fatkeqësisht unë në fakt di shumë pak fjalë. Ndërsa sa i përket mbajtjes së kurseve të gjuhës arbneshe, sigurisht fort e
mbështes dhe do të dëshiroja që sa me shumë fëmijë arbneshë të
regjistroheshin në projektet e tilla.
A keni
qenë ndonjëherë në Shqipëri apo Kosovë?
Fatkeqësisht jo , megjithëse nëpërmjet basketbollit mu krijua mundësia të shëtisë në
shumë vende të Europës , ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë, nuk kam qenë kurrë.
Dëshiroj që pa tjetër të i vizitoj ato vende si të më krijohet mundësia .
Ju falënderoj për
interesimin tuaj, u mundova të përgjigjem sa më mirë në pyetjet tuaja . Në fund
do të shtoj se dëshiroj që sa më shumë
të kemi sportist nga Arbanasi. Lara në
moshën 30 vjeçare u tërhoq nga
basketbolli edhe pse kishte mundësi të luaj edhe vite të tjera.Ajo është
martuar me futbollistin e futbollit të vogël Ante
Vukurepa edhe është nënë e vajzës Niki.
Ekipi triumfues më 2007 në KE, në rendin e dytë e dyta nga e majta Lara, para saj me dresa kuq e zi ndihmës trajnerja arbneshja Marije Mazija