Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Alma Lama: Qeveria e Kosoves duhet te lere institucionet e pavarura te bejne punen e tyre

| E hene, 31.07.2023, 06:57 PM |


Alma Lama:

Licencat transmetuese per mediat jane nje e mire publike. Si rrjedhoje shteti duhet te dije origjinen financimit te mediave dhe pronaret e ligjshem.

Po keshtu institucioni perkates, KPM-ja duhet te monitoroje permbajtjen.

Fakt eshte qe pas luftes ne Kosove ka pasur media me financime te dyshimta, e kjo me portalet tani eshte nje katrahure e vertete. Para qe vijne nga Serbia, Irani, vendet arabe, me agjenda kunder shoqerise demokratike dhe shtetit te Kosoves.

Klan Kosova nuk ka pasur kurre nje permbajtje te tille, megjithese kam verejte per hapesiren qe iu ka dhene here pas here hoxhallareve analfabete.

Qeveria e Kosoves duhet te lere institucionet e pavarura te bejne punen e tyre nese ka pasur shkelje ne regjistrim apo licensim. Edhe ata zyrtare qe kane regjistruar biznese me emra qe bien ne kundershtim me ligjin fhe kushtetuten duhet te mbahen pergjegjes.

Ne rastin konkret, pertej shkeljeve te mundshme, shihet babezia e pushtetit per  te shtrire hegjemonine e tij edhe mbi fjalen e lire dhe sidomos median, si i vetmi ze opozitar, pasi opoziten politike e ka shpartalluar me propogande.

Pra pushteti aktual, me propogande po kerkon me te gjitha mjetet qe medias tia beje si opozites, ta denigroje deri ne piken qe ajo nuk eshte me e besueshme.  Pastaj te vendose kontrollin absolut dhe te diktoje narrativen e tij, pa asnje pengese.