Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: “Përgjimet” në Kuvend

| E diele, 30.07.2023, 06:31 PM |


Sevdail Hyseni

Satirike

“Përgjimet” në Kuvend

Sa është sherri serb

I madh midis nesh,

U shfaq në Kuvend

Hilja me gjithë vesh!

Pastaj rendin grushtet

Me mllef dhe tërbim,

Drejt e për n’Foltore

Me gjithë acarim…

Nuk mbajmë në mend

Për një kohë të gjatë,

Të përleshen zgjedhësit

Si në këtë mandat.

Shkas u bënë përgjimet

Me “ZdraVo” në letra,

Ndërsa në Beograd

- “S’ka më tungjatjeta!”

Me kaq nuk përmbyllet

Kjo mesele këto ditë,

Pasojat e përleshjes

Kthehen në traditë.

Jehona e Kuvendit

Do të bartet në rrugë,

Dikush lufton për kolltuk

Disa për një copë  bukë.

Kjo Kosova e pavarur

Nuk gjen pak qetësi,

Si gjatë kohës së luftës

Po ashtu edhe në liri.

Protestat rrugore

Që zhvillohen sot,

Për pushtetet aktuale

Janë një dush i ftohtë!