E merkure, 24.04.2024, 10:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhemaledin Salihu: Presheva falenderon Haqif Mulliqin

E diele, 30.07.2023, 07:48 PM


PRESHEVA E FALËNDERON HAQIF MULLIQIN PËR REVISTËN

“DITËT E KOMEDISË SHQIPTARE”, PËR FESTIVALIN KOMBËTAR TË KOMEDISË DHE PËR GJTHÇKA QË DHA NË PASURIMIN E JETËS TEATRALE

Shkruan: Xhemaledin SALIHU

Nisma e selektorit të Revistës së Teatrove Amatore të Kosovës, Haqif Mulliqi dhe organizatorit tëp o kësaj revistë, Dr. Emin Kabashi që për vitin 1994, po qe se nuk sigurohet leja për organizimin e revistës në fjalë në Prishtinë apo Prizren, atëherë ajo të mbahet në Preshevë, u përkrah nga punonjësit kulturorë të Preshevës.

Pasi u sigurua leja në Prizren, Haqif Mulliqi propozoi që në Preshevë të mbahet Revista “Ditët e Komedisë Shqiptare”

Revista e parë Tradicionale “Ditët e Komedisë Shqiptare-Presheva ‘94” u mbajtë më 20-25 qershor 1994.

Juria profesionale ishte në përbërje: Haqif Mulliqi, Agron Boriçi dhe Nimon Muçaj.

Haqif Mulliqi i ndjer i dha impuls jetës teatrale të Preshevës, u angazhua  drejtpërdrejtë që Revista të jetë sa më cilësore dhe ishte ai që i nxiti punonjësit kulturorë që kjo Revistë të organizohet sa më mirë.

Gjatë gjithë ditëve të shfaqjeve të komedive në Preshevë ishte i dashur me qytetarët e Preshevës , sidomos me të angazhuarit në mbajtjen e Revistës.

Më 20 janar 1995, në Shtëpinë e kulturës "Abdulla Krashnica" në Preshevë u mbajt mbledhja e Këshillit Nismëtar të Festivalit: Dr. Latif Berisha, Fadil Hysaj, Dr. Emin Kabashi, Haqif Mulliqi, Xhemaledin Salihu, Havçe Hasani dhe Agron Boriçi.

Më 15 mars 1995 u mbajt mbledhja e Këshillit Profesional:Fadil Hysaj, kryetar, Dr. Emin kabashi, Haqif Mulliqi, Zimo Krutaj, Sokol Angjeli, Sefedin Nuredini, dhe Agron Boriçi, në të cilin u aprovua Statuti i Festivalit dhe organet e Festivalit: Xhemaledin Salihu, drejtor i Festivalit, Sefedin Nuredini, përzgjedhës, Dr. Emin Kabashi udhëheqës i Tryezës dhe Haqif Mulliqi, redaktor i Informatorit.

Në mbledhje ishte prezent edhe Vili Minaroli, I ngarkuar i Ambasades së Shqipërisë në Beograd.

Këshilli organizativ: Havce Hasani, kryetar, Agron Borici, Adnan Ymeri, Shqipe Qerimi dhe fadil Azizi.

Juria profesionale: Fadil Hysaj, kryetar, Zimo Krutaj/e zëvendësoi Vangjysh Furxhi/ dhe Xhevat Limani.

Për Festival u përzgjodhën:Teatri Dramatik i Vlorës, Teatri "Bylis" Fier, Teatri Shqiptar Shkup, Teatri I Korcës, Teatri I Tirans, Teatri "Dodona" Prishtinë me 2 komedi dhe Teatri Popullor Gjakove.

Drejtoria e Festivalit i bëri të gjitha përgatitjet lidhur me Festivalin dhe për vizat hyrëse të teatrove nga Shqiperia.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora