E marte, 23.04.2024, 03:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Një histori e pasur e diplomacisë sonë ndërkombëtare (1448)

E diele, 30.07.2023, 07:56 PM


Jahja Drançolli:

575 vjet më parë (1448), një histori e pasur e diplomacisë sonë ndërkombëtare: Gjergj Pelini, diplomati kosovar për qëllime strategjike, për të mos luftuar në dy fronte, pajton Skënderbeun me Republikën e Venedikut. Kjo ngjarje pati një jehonë në historinë botërore, veçanërisht Napoleoni, i cili kishte vuajtur shumë pas luftimeve në dy fronte në të njëjtën kohë!

Dihet se që nga viti 1445, krahas luftës me osmanët, Skenderbeu kishte hyrë në konflikt me Republikën e Venedikut për çështjen se kujt duhej ta zotëronte qyteti Dagno (sot Vau i Dejës). Krahas qytetit në fjalë, Skenderbeu bëri përpjekje për të rikthyer Durrësin dhe Drishtin, qytete të pushtuara shumë kohë më parë nga Venediku. Skenderbeu, së bashku me aleatët e tij nga Kuvendi i Lezhës (1444), në vjeshtën e vitit 1447, luftoi kundër Venedikut në rrethet e Durrësit, Shkodrës, Ulqinit dhe Tivarit. Në këtë luftë, duket se e ka ndihmuar Alfonsi V, mbreti i Argonës dhe i Napolit, armik i Republikës së Venedikut. Nga ana tjetër, venedikasit po punonin aktivisht për të ndarë disa princa arbërorë nga Skënderbeu dhe për t'i kthyer osmanët kundër tij. Senati venedikas ishte aq i zemëruar me Skënderbeun, saqë më 4 maj 1448 punësuan një njeri përgjegjës për vrasjen e Skënderbeut.

Më në fund, më 4 tetor 1448, me ndihmën e Gjergj Pelinit, diplomatit të madh të Kosovës, u arrit marrëveshja ndërmjet Republikës së Venedikut dhe shtetit të Skënderbeut (kopja e dokumentit të marrëveshjës gjendet në Arkivin Shtetëror të Venedikut, e ruajtur gjithashtu edhe në arkivin tim). Pas kësaj marrëveshjeje, Skënderbeu mundi të përgatitej seriozisht për një aksion kundër osmanëve në bashkëpunim me ushtrinë hungareze të drejtuar nga Janosh Huniadi, aksion i cili do të zhvillohet në Betejën e Kosovës më 17-20 tetor 1448. Për këtë qëllim Heroi ynë kishte kërkuar hua edhe nga Republika e Raguzës.

Burimi: Një nga simbolet heraldike të Kastriotëve që është parë me rastin e marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora