| E premte, 28.07.2023, 07:42 PM |
Kimete Berisha:
Ditari
i Kosovës: Disa meshkuj e ngadalësuan
veturën dhe më thirrën me zë në kupë qielli:
Kimete,
ku e ke Hashimin!
Në
vend se të më ftonin në kafe.
I.
Në
shëtitoren e Mitrovicës.
Tupani
bie për ata që kanë pare.
Sheshi
i vogël i qytetit nuk i zë gjithë ata immigrantë të interesuar për të vallëzuar
për dashurinë.
Çdo
gjë të duket e bukur në vend të huaj.
Kur
je immigrant, vendlindja jote bëhet edhe më e bukur sepse nuk e ke afër për
t'ia parë shëmtinë.
Prandaj,
ndjehesh i çliruar vetëm aty ku të kanë lindur, sepse dashuria, që i thonë-
platonike, dashuria nga largësia, është ajo dashuria më e lehta, më e lira.
Unë
këndoja në Venedik e turistët më duartrokisnin, isha e lirë sepse 'nuk
ekzistoja', isha në vend të huaj.
Sikur
të këndoja para ministrisë së kulturës, do të dukesha personazh i Niçes.
Po.
Imigrantët
e kanë gjallëruar qytetin.
Ibri
është shterur, sulmet në Veri nuk dëgjohen nga tupani, dritë bën lumturia, dhe
ka qebapa të shijshëm.
Karabinierët
e ruajnë Urën e Ibrit, e nëse je e bukur, të buzëqeshin si xhentëlmenë.
Immigrantët
vijnë të lodhur, rrinë të lumtur, shkojnë të pikëlluar.
Sepse,
gjithmonë duhet të ndahesh nga familja për së pari...
përsëri
një ndarje, përsëri një tjetër ndarje që mund të jetë e fundit, që gjithqysh
një ditë do të jetë e fundit.
E
ndarja, jo vetën për poetin është si një gjysmë-vdekje'!
Zemra
më pikon gjak sa herë shkoj në Mitrovicë dhe me 'shpinë' e shoh nanën duke ma
bërë me dorë derisa nuk shihet më.
Lamtumirë
e gjatë kjo, lamtumirë palidhje, pa rrugëdalje.
Çfarë
dashurie është kjo, çka të duhet kjo dashuri që ta plas loçkën e zemrës.
Të
sëmurë, nuk të shëron dashuria.
Prandaj,
kur vjen ndarja dua të ik tinëz, bile dua dhe pres me padurim që ai që e dua
fort - sa më par? të më zhgënjej, në mënyrë që ta dua më pak e të ndahem më
lehtë me të.
Dashuria
nuk emigron.
-
Unë jam larg, larg nga giithçka që dua dhe për largësinë time nuk ka ilaç.
(a.c).
II
Turist
në luftë - ka qenë Hashim Thaçi - tha Rambo.
A
është mesele e odave kjo;
apo
është Rambo një i pagdhendur që e sulmon çlirimtarin e robëruar.
Edhe
nëse ka dashur t'i ndihmojë Hashim Thaçit (duke e degraduar), ka mundur të
thotë fjalë të mira për të.
Me
anti-komplimente nuk e ndihmon. Sepse, edhe ushtari-turist, për një ditë
qëndrimi në luftë mund ta bëjë kërdinë.
Problemi
i Hashim Thaçit nuk është se s'ka kush ta mbrojë, problemi i tij është se
s'dinë ta mbrojbë as ata që e duan.
Si
për shembull Urani.
Për
akuzën e Ramush Haradinajt lidhur me turizmin ushtarak të Hashim Thaçit, pa të
keq Urani tha se Hashim Thaçi është person historik.
Po,
de. Por, edhe krimineli hyn në histori për të keq.
Historia
nuk është veç e mirë.
III.
Tek
Ulpiana, disa meshkuj e ngadalësuan veturën dhe më thirrën me zë në kupë
qielli: Kimete, ku e ke Hashimin!
Në
vend se të më ftonin në kafe.
IV.
A
më mirë i kënaqur si derri a i vuajtur si Sokrati.
Nëse
e pyet të vuajturin, ai do t'i dorëzohet kënaqësisë së parë që i vjen tek dera.
Se,
vuajtja të lodh shumë.
E
ana e mirë e lodhjes është se nuk ke forcë të vuash sa ta do zemra.
Vuan
aq sa ke forcë.
Ti
mundohesh, vuan, ke sevda në vuajtje, por secilën herë e më pak.
V.
Shqiptarët
nuk po ankohen!
Prej
se Albin Kurti (si Edi Rama) u shfaq superior përballë perendimit), shqiptarët
u kënaqen me Kurtin i cili nuk pyet për Amerikë a Evropë.
Bile
edhe 'nanën ma mori dje', pas Ligjit për pensione.
Ajo
ka vuajtur shumë sepse gjithmonë ka punuar (edhe sot punon) por nuk e ka marrë
pensionin e punës.
Atë
grua krenaria nuk e ka lënë të bëhet e lumtur.
Tash
po bën si e lumtur sepse i ka siguruar paret (e veta) për ilaçe, por unë nuk po
pushoj t'ia thyej mendjen se Albin Kurti është 'i keq'!
VI.
Opozita
i ka harxhuar fjalët.
Fajet
e t'ua të vjetra nuk i mbulon me fajet e reja të të tjerëve.
Opozita
na i ri-tregon lajmet që i dimë, në pritje të katarsisit.
Është
njësoj sikur unë t'u tregoj juve se 'kush shkruan keq', por vet të mos shkruaj
mirë.
Nuk
mund të presësh drama me zeytin e me 'buzëqeshje xhentëleme' që të tregosh se
'ti je më i mirë'!
Pse
po ta merr mendja se ti je më i mirë!
A
je?
VII.
Nuk
je.
Sot
një deputete e Ramush Haradinajt u ankua për zeyjtinin e vjedhur nga qeveria, e
dje shefi i saj (me paret e fondit të reservave) me tenderë ka blerë
arkëmorte
për të zhdukurit, duke shkelur procedurën e varrimit.
Njëherë
duhet të gjenden të zhdukurit, pastaj të blihen arkëmortet.
VIII.
Zengiini
i ri është shumë i rrezikshëm. Prandaj, derisa të vjetërohen pak, duhet të
ruhesh nga 'hajni i ri'.
-
Gruas mijistreshë ia caktojnë të vjedh zeytin...E vet vjedhin si burrat.
Është
mentalitet i shoqërisë shqiptare: çdo gjë e vjedh, prej kallamoqit në ara, deri
tek ilaçet.
Dhe,
pasi që e grabit sendin, e shkatërron.
Dhe
tek kur e shkatërron - qetësohet.
IX.
Asgjë
e re.
Vazhdon
korrupcioni, vazhdojnë vjedhjet, vazhdon krimi...
Hiperprodhohen
'mbeturinat kulturore', poeti blihet me pare.
Heshtja
e intelektualit blihet me paret e shtetit;
nga
qeveria blihet heshtja e valltarit; heshtja e regjisorit, heshtja e piktorit;
heshtja e aktorit.
Heshtja
e studentëve është falas.
Kurrë
s'ka pasur heshtja çmim më të lartë.
Heshtja
(ta blesh heshtjen me
pare)
është biznesi më i ri i qeverisë.
Sipas
qeverisë Kurti çdo i dyti shqiptar është krijues.
Po,
pse jo!
Pa
dalë në treg - nuk të blen askush!
Prandaj,
në hulumtim del se 'të gjithë janë të kënaqur'.
Ata
që nuk janë të kënaqur - nuk pyeten, sepse ata
ikin nga Kosova.
X.
Edi Ramës nuk i pëlqen më askush, përveç Përparim Rama që i pëlqen aq shumë sa
është mahnitur me të.
Nuk
e ka parë asnjë punë të tij, veç e ka parë duke e dëgjuar me vëmendje Ramë
Lahën në Ulqin.
'Sa
bukur dhe në mënyrë profesionale po dëgjuaka muzikë ky djali'.
Veç
n'të pëlqeftë si 'mashkull', se si kryetar - hajde pak tek 'Bregu i Diellit'
dhe shihe se si e kanë mbuluar mbeturinat.
XI.
Mimoza
Kusari ua ka bërë të ditur veteranëve se ata kurrë nuk do të përfshihen në
pagën minimale.
Veteranët
për të janë një grumbull katundarësh që kanë luftuar për një liri që pikë nga
qielli.
Mimoza
ka treguar se do t'i padis të gjithë ata që ia zbulojnë sekretet me kriminelët
serbë.
Për
t'i zbuluar sekretet e saj me kriminelë serbë 'duhet leje', prej saj.
Safet
Gjici, a pranon ti të të xhirojmë duke bërë çka s'bëhet në zyre e pastaj të ta
publikojmë videon!
P.S.
Desha të shkruaja për dashurinë.
Por
m'u kujtua 'Xhulieta'.
Xhulieta
ishte 13 vjeçare kur vdiq për dashuri, e Romeo s'kishte moshë...
Jo
veç meshkujt shqiptarë, edhe Shekspiri, e përfytyronte dashurinë si 'një vajzë të vogël, të paditur, të bindur
dhe të pasherr'.
Pra,
dashuria ndodh e para e vetëdijësimi ndodh pasi të të digjet zemra, pra
vetëdijësimi ndodh pasi të të harxhohet dashuria.
Pastaj
mendova për Borëbardhën, që po ashtu ishte 12 vjeçe kur princi e shpëtoi me një
puthje në buzë dhe e martoi...,
dhe
për dashuri të tjera fëmijërore me të cilat u vulos letërsia botërore....
Pse
dashuria është gjithmonë e re dhe naive,
po
pse dashuria kurrë nuk është një grua e mençur, një grua serioze, gjykuese,
kritike, e vendosur dhe e ditur...
Këtij
tipi të femres, i mungon vetëm
mjekra
për të qenë mashkull, thoshte (më duket) Kanti.
Në
këto mendime më erdhi ky mesazh (që më preku shumë) nga një mashkull i njohur
nga Shqipëria.
-
Ty
nuk të kisha duruar as 24 orë. Përndryshe, do të më duhej me vra veten'.
Mesazhi
i tij ishte një protestë që s'jam ajo 'vajza e pasherr, e pagojë, e paditur,
dhe e bindur'.
https://www.facebook.com/kimete.berisha