E marte, 16.04.2024, 05:58 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Historia e një fotografie

E enjte, 27.07.2023, 07:58 PM


Historia e një fotografie

Nga Blerim Latifi

E pashë rastësisht këtë fotografi në internet. Është shkrepur në vitin 1934, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Një masë e madhe njerëzish është mbledhur për inaugurimin e Kishës së Shën Gjon Kryepremit, e cila është rindërtuar mbi rrënojën e kishës mesjetare.

Gjëja e parë që të bie në sy në këtë fotografi, është prezenca e madhe e shqiptarëve me tirq e plisa të bardhë.

A ishin këta shqiptarë ortodoksë apo thjesht fshtarë të zonës të mbledhur nga pushteti serb për ta bërë ceremoninë sa më masive? Kjo nuk mund të dihet derisa nuk e kemi në dorë dokumentin e protokollit të ceremonisë.

Dy gjëra megjithatë dihen.

E para, deri në pushtimin e Kosovës nga Serbia në vitin 1912 dhe pastaj ripushtimin në vitin 1918, në Kosovë ekzistonte një komunitet i shqiptarëve ortodoksë, i cili shpejt pastaj do të zhdukej përmes asimilimit brutal të organizuar nga pushteti serb midis dy luftërave botërore.

E dyta, Kisha e Samdrexhës është shembull tipik i rrënosjes së mitit përmes topografisë. Kjo do të thotë se një narracion mitik bëhet më efektiv kur ai lidhet me një topos, me një vend fizik konkret. Përpunuesit e mitologjisë serbe mbi Betejën e Kosovës e kanë përdorur Kishën e Samadrexhës si një element në topologjinë imagjinare të kësaj beteje. Aty, demek, në vigjilje të betejës na qenka mbajtur mbledhja e komandantëve e kryesuar nga Princ Llazari dhe pas betejës shumë të rënë në të na qenkan varrosur aty, në mesin e tyre edhe heroi i saj, Milosh Kopiliqi.

Sigurisht e tërë kjo është një sajesë, një legjendë, sepse, siç na thotë Claude Levy Strauss, historia e treguar pa dokumentacion kredibil është mitologji.

Por gjërat nuk janë kaq të thjeshta, sepse mitologjia serbe mbi Kosovën ka qenë aq ekspansive dhe efektive, saqë në kush e di sa raste ajo është përvetësuar si faktografi historike nga qarqet politike e akademike perëndimore. Mjafton të shikojmë të dhënat në anglisht në internet për kishën në fjalë, që të bindemi në këtë.

Krejt kjo, sikurse dje, edhe sot, vazhdon të na nxjerr telashe të mëdha politike. Në funksion të këtyre telasheve janë edhe një masë e madhe e budallenjëve tanë të cilët me aq pasion shprehen kundër narracionit kombëtarist shqiptar mbi Kosovën, pa dashur të kuptojnë se rrënimi i këtij narracioni e shndërron Kosovën në një Bosnje të dytë.

_________

E kam të dëgjueme nga koha kur isha pjesë e Kuvendit të Kosovës: një numër i madh i deputetëve vetëm fizikisht qëndrojnë në seanca. Ata shumicën e kohës mendjen e kanë gjetiu. Luajnë në smart telefonat e tyre, lexojnë komente portalesh, shohin filma, video të ndryshme ose sport, etj. Madje edhe pornografi. Që këto të mos u dalin në media, paskan vendosur që gazetarëve t'ua kufizojnë hapësirën e xhirimit që ndodhet sipër sallës ku zhvillohen seancat. Sido që të jetë një gjë është e sigurtë:  kufizimi i hapësirës së mediave nga pushteti gjithmonë është diçka që kundërmon.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora