E premte, 29.03.2024, 12:10 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Droni 'Bayraktar' i Erdoganit

E hene, 24.07.2023, 07:26 PM


DRONI “BAYRAKTAR” I ERDOGANIT

Nga Kalosh Çeliku

Papritmas, një natë përderisa shihja një film artistik erotik në televizor për një miljarder, që pas njohjes tij me një grua, gjatë këthimit në shtëpi, Gruan e tij besnike e solli me helikopter personal pranë një Liqeni mes maleve. Njëri, nga miqtë e tij besnik, shpesh shoqërohej me Gruan e tij të bukur. Miljarderi, e mori pak me xhelozi dhe dyshim, por nuk i vuri rëndësi dukurisë natyrore simpatike. Miqtë, i propozuan një vizitë t’i bëjnë një gjuetari të arushave, matanë Liqenit. Edhe, pasaniku e pranoi fluturimin me helikopter.

Gjat fluturimit mbi Liqe, helikopteri i tyre pësoi një defekt teknik, dhe u rrëzuan në ujërat e Liqenit mes maleve. Mezi shpëtuan gjallë, dolën në sipërfaqe, në breg. Por, tashti e kishin humbur orjentimin. Nuk, i dinin anët e botës: Lindje, Jug, Veri, Perëndim për t’u kthyer në shtëpi. Pasaniku, e nxorri orën e xhepit, që ia kishte dhuruar për ditëlindje Gruaja besnike. Edhe, me akrepët e orës, e gjeti orientimin për të dalë nga fatkeqësia.

Rrugë e vështirë malore pa ushqim. Rreziqe, nga kafshët e egëra. Hap pas hapi, i ndiqte edhe një arushë. Rrugës, e humbën edhe një mik zezak. Hë pë hë, mbetën, vetëm dy veta t’i përballojnë fatkeqësisë natyrore. I zuri, edhe Dimri mes malevev. Edhe, pse pasaniku ende dyshonte, se: miku gjatë gjithë rrugës ia bënte me dije, dhe e provokonte, se: do t’ia marrë gruan besnike. Jo, pse ajo ishte e pasur, por për shkak të “bukurisë”. I thoshte haptas, se: do ta vrasë një ditë. E, ky gjatë gjithë kohës dyshonte, se: nuk do t’ia marrë gruan besnike, por pasurinë.

Koha, pas gjithë atyre aventurave miqëore, erdhi një ditë. Pasaniku dhe miku besnik me dy shokë tjerë, pas një rrugëtimi malor edhe Dimëri me borë, mezi arritën të strehoehen në kolibën e një gjuetari. Rrugës, i humbën dy miqtë nga Arusha e malit. Fillkat, mbeti vetë me mikun, që donte t’ia rrëmbente gruan e bukur. Aty, nuk gjetën njeri, po gjetën ushqim, uiski, dhe armë. Miku, posa e gjeti pushkën, fishekët ia futi në gojë. Edhe ia drejtoi tytën e pushkës që t’ia shkrepi në ballë pasanikut (shpëtimtarit).

Pasaniku, i tha: mos u ngutë, pritë edhe pak he, burrë! Ai, duke u tërhequr buthëprapë, ra në grackën e arushave që e kishin përgaditur gjuetarët. Pasaniku, kur e pa në atë gjendje shëndetsore me pak jetë, iu dhibtë, zbriti poshtë për ndihmë, dhe e nxorri nga gropa vdekjeprurëse. U përpoq, t’i ndihmojë për jetë. Mëkot, Natyra, e bënëte punën e vetë humanitare. U kthye i vetëm në shtëpi. Gazetarët, iu sulën me kamera televizive, dhe pyetje provokative: po, miqtë tjerë si përfunduan, a mbetën gjallë? Fatkeqësisht, jo. Luftë bënë deri në fund të jetës.

Mes, përcjelljes të filmit artistik, erdhi djali vogël, dhe mbesa, se: na ka ardhë një mysafir, fis nga Turqia. E pabesueshme, se: në Turqi, nuk kisha fis as farë. Stërgjyshi im Emin Xhambazi deri në vdekje e kishte luftuar turkun e pabesë. Babai, në Pazarin e Kërçovës, kur e kishte  provokuar një xhandar serbi, çka pret ti “shiptar”: pse, nuk shkon në Turqi si turk “ehamdurila”?! Babai, ishte tërbuar, e kishte zdep çotek xhandarin e serbit në mes të pazarit.

-Nuk ka problem, u thashë: pa e ndërprerë përcjelljen e filmit artistik.

-?ka, është halli? Ende, ky “turku” nuk ka vendosur ku do ta kaloj natën.

-Shihni, u thashë.?! Shkupi i ka disa hotele me çmime të shtrenjta, dhe shumë të lira për turistë. Mund ta kalojë natën, sipas dëshirës në ndonjë “Han” të Shkupit.

-Jo, po ai dëshiron ta kalojë në familje shqiptare. Po, të jetë nevoja edhe do ta paguaj me para dhomën. Nuk është ky problemi, po të vendos ai ta kalojë natën te “farefisi”, nuk ka nevojë për pagesë. Edhe, pse: sipas deklarimit tij si “turist”, është nga një familje tjetër, por i të njëjtit Katund. Vetëmse, sa për vetëdije: unë në këtë shtëpi jetoj me një maci Xhadi, që i ka me veti edhe një maçorr burrë me mustaqe, dhe katër maci tjera të vogëla. Nuk e di, sa do t’i pëlqej atij burri ta kalojë natën si “turk” me mustaqe Stambolli?! Përsa, më përket mua, nuk ka problem. Mund ta pres agimin edhe pa asnjë pagesë turistike. Ditën e Nesërme Shqiptare.

-Jo, ndërhyri mbesa. “Kushëriri”, le të flej sonte në shtratin tënd në dhomën e punës dhe fjetjes me libra. E, ti flej në sallon me macit e vogëla, dhe Xhadinë. Ose, në katin e poshtëm mes librave dhe revistave “ZEKTHI”, që del kur t’i teket.

-Asesi, iu përgjigja. Në dhomën time të punës mes librave, dhe fjetjes me Gratë besnike, nuk flen asnjë tjetër burrë, veç grave mia besnike. Përmëtepër, përveç librave, në dhomën time kam edhe pije “hallall”: verë, raki rrushi dhe të dëllinjve. Nuk mbaj në shtëpi pije “haram”, çaj rusi. As, kafe turku. Edhe, mezi u pajtuam dhe u morëm vesh disi me djalin dhe mbesën, që ai ta kalojë natën te dhoma e djalit. E, djali në sallon me macit mes librave.

Unë vazhdova atë natë me përcjelljen e filmit artistik, e ato me bisedën e gjeste mimike, dhe shenja mistike “muslimane”. Shkaku, se: “turku”, nuk e dinte gjuhën shqipe, e djali dhe mbesa gjuhën turke të “vëllezërve muslimanë”.

Ditën e nesërme, kur u zgjova e pyeta djalin: Hë, si kaluat me “kushëririn”?

-Mezi, mirreshim vesh me gjeste, gishta, duar e kokë: Kahmos i fusnim nëpër xhepa e fytyrë. Kushërira me dy gishta duke na krahasuar se jemi fis, dhe lëvduar mua si djalë i mirë duke puthur pëllëmbën e dorës, muuu... pllau...

“Turku”, pasi i kishte hudhur një sy sallonit të mikpritjes i rrethuar me libra dhe piktura, dhomës të djalit plot libra, piktura dhe forografi të shkrimtarit si student në Prishtinë me mjekër flokë të gjata dhe pesë unaza në gishta: me dy plumba, simbolin e vdekjes, gjarpërin, zemrën, dhe Ujkun, dikur me gjeste kishte pyetur, se: ku është babai? Djali, ishte përgjegjur, flen në shtrat. Mirë, ishte pajtuar me gjeste “turku”, në sallonin me libra dhe piktura.

-Po, mamaja? Edhe, ajo flen, në “Xhehnet” (Parajsë). Ishte përgjigjur kushërira.

Dhe, pas gjithë kësaj nuhatje policore të Erdoganit, “turku” i Anadollit, iku: nuk e kaloi natën në Shtëpinë e shkrimtarit shqiptar me pesë unaza në gishtat e dorës gjatë studimeve në Prishtinë... Sallonin e tij me libra dhe piktura. Gjelin kryengritës mbi kokë në shtrat, që ia kishte dhuruar piktori poradecas KOCI nga Shqipëria, gjatë një Manifestimi Kulturor Tradicional: TAKIME NËN RRAP, në Shkup. Pijet “hallall”: Dy shtamat me verë Di, dhe ibrikët me nga dy çepa me raki rrushi e të dëllinjave te “Përroni Thanës”.

“Turku”, nuk u besoi “arnautëve” (shqiptarëve). Poashtu, si ne edhe sotekësaj dite Vuçiçit dhe Erdoganit. “Vëllezërve” historik me të cilët i kaluam shekujt, që i mbajtëm gjallë në Ballkan me pashallarë e mbretër. Ataturku, me prejardhje shqiptare i bëri edhe shtet demokratik modern. Jugosllavinë, ne shqiptarët me luftë e paqe, shtet të “përbashkët” historik. Maqedoninë e Veriut, poashtu shtet të “përbashkët”. Përpiqemi ta shtimë në Bashkimin Evropian. Edhe, pse: Sot, kryeministri serb Vuçiçi, ia refuzoi Erdoganit dronët “Bayraktari”?! Shkaku, se: ato ia kishte “shitur” edhe Kosovës.

Nuk ka bukë “hallall” në këtë Shtëpi, mesiguri tha vetmevete “Turku” i “Allahut”. Iku. Edhe, pse: Erdogani një dron ia kishte dhuruar kryeminstrit të Kosovës Albin Kurtit, të fotografohet para kamerave televizive dhe shkrepjeve të celularëve, Ditën e Nesërme për politikë “madhore” në mjetet e informacionit. Vërtetë, nuk shkoi në takimin e ministrave në Tiranë, ama shkoi në Greqi, te miku historik i Serbisë. Franca e ka bërë shtet Serbinë. Jo, rastësisht këto ngjarje politike ndodhin në Mitrovicën e Veriut para syve të Evropës dhe Botës. Rusia, Franca dhe Greqia, do t’i vënë pikë “Murit” (Berlinit) politik në Mitrovicën e Veriut, mes serbëve dhe shqiptarëve. Hë për hë, shqiptarët e Kosovës armën më të fortë ushtarake e kanë dronin “Bayraktari” të Erdoganit me të cilin dalin në fotografi para syve të botës për ta “trembur” Serbinë dhe Rusinë. E, jo me politikë parashikuese për Ditën e Nesërme të Shtetit Shqiptar.

Vetëm shqiptarët, ende janë popull besnik: u besojnë “vëllezërve” serb, dhe turq?!...

Qeveria e Kosovës blen dronë “Bayraktar” nga Turqia. Kurti, si kryeministër: Kosova tash është edhe më e sigurt?!...



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora