E marte, 19.03.2024, 08:40 AM (GMT)

Shtesë » Historia

Shqiptarët i luten SHBA për pushtimin e tokave të mbetura jashtë kufijve

E shtune, 03.01.2009, 03:56 PM


Nga Lavdosh Ahmetaj

Konferenca e Parisit

Cili ishte qëndrimi i delegacionit zyrtar shqiptar në Konferencën e Paqes së Parisit? Cila ishte përmbajtja e memorandumet që delegacioni shqiptar i dorëzoi Konferencës së Paqes? Cilat ishin tre kërkesat e delegacionit shqiptar në lidhje me padrejtësitë që u ishin bërë copëtimit të tokave shqiptare? Cilat ishin pretendimet serbe për të dalë në det përmes tokave shqiptare? Propozimi i delegacionit shqiptar për pushtimin e tokave të mbetura jashtë kufijve shqiptare, prej SHBA-së.

Delegacioni shqiptar u sqaron këshillit të të dhjetëve tezën e vjetër greke mbi popullsinë fetare. Çfarë tha deputeti italian në Konferencën e Paqes?

Pse protestoi qeveria e Durrësit në Konferencën e Parisit? Delegatët shqiptarë debatojnë se cila do të ishte fuqia mbrojtëse e Shqipërisë.

Pse u përçanë dy grupet e delegacionit shqiptar në Konferencë? Cili ishte kushti që delegacioni shqiptar i vuri asistencës së qeverisë italiane?

Qendrimi i Delegacionit Zyrtar

Fillimisht Turhan Pasha, me cilesine e Kryeministrit shqiptar, ne perberje te delegacionit zyrtar kishte dhe Mehmet Konicen (Minister te Puneve te Jashtme ne Qeverine e Durresit), Mit’hat Frasherin dhe Mihal Turtullin.

Por pas keshillave me Soninon (Minister i Jashtem i qeverise se italiane) ne perberje te delegacionit ishin edhe Luigj Bumci, minister pa portofol i qeverise se Durresit, si perfaqsues i Shqiperise se Veriut, si dhe Mustafa Kruja, si minister posttelegrafave, perfaqsues i Shqiperise se Mesme.

Turhan Pash Permeti dhe Mehmet Konica, u nisen per ne Paris me 4 shkurt 1919 , kurse pjesa tjeter e delegacionit arriti ne Paris ne fillim te Prillit 1919.

Delegacioni shqiptar i paraqiti Konferences se Paqes se Parisit ne shkurt 1919 dy memorandume. Ne to quheshin te mireqena vendimet e Konferences se Londres per pavarsine e Shqiperise. Aty shprehej besimi lidhur me zgjidhjen e çeshtjes shqiptare duke u nisur nga fakti qe fituesit e luftes ishin kombet e qyteteruara dhe ishin ata qe do te vendosnin fatet e kombeve te vegjel. Por nga ana tjeter shprehej kontributi shqiptareve qe edhe pse nuk kishin pasur ndihme dhe lehtesira, “bene gjithçka kishin ne dore per te veshtiresuar punen e anmikut duke i sjellun ndalime ne ushqime e duke mos e lane, per nje periudhe te gjate te marre dhe te ape me nje shtab ballkanik. Shqiptaret u çuan kunder ushtrive austriake“. Kerkohej gjithashtu te ndreqeshin padrejtesite ne coptimin e tokave shqiptare, e shprehur kjo ne tre drejtime kryesore:

Se pari, te riktheheshin viset shqiptare qe i ishin dhene Malit te Zi ne baze te vendimeve te Kongresit te Berlinit dhe me Konferencen e Londres 1913.

Se dyti, te ktheheshin viset shqiptare qe i ishin dhene Serbise me vendimet e Konferences se Londres 1913.

Se treti te ktheheshin viset shqiptare qe i ishin dhene Greqise me vendimet e Konferences se Londres 1913. Por kendveshtrimi i delegacionit ishte me i gjere kur deklaronte se çeshtjet toksore “te sinise se Ballkanit nuk do te jene sgidhun me te drejte, ne qofte se çdo shtet nuk do te kete permbledhun nder kufijt e tij ato krahina ku elementet e fares se vet formojne shumicen e popullsise”. Ndersa formimi i Mbreterise Serbo –Kroato –Slovene spjegonte njekohesisht te paverteten e kerkeses se politikes serbe per “me dalun ne det neper token shqyptare“, per faktin se Serbia nuk ishte me pa limane ne detin Adriatik ndersa nevoja tregetare nuk i jepte te drejte per nje grabitje te trevave shqiptare ne veri te saj. Por edhe ne ato treva ku shqiptaret kishin ngelur padrejtesisht jashte shtetit shqiptar, “pa ju larguar te vertetes, ne viset e leshueme shteteve (Greqise, Serbise ), popullsia shqiptare perbene nje shumice 80 perqint mbi elementet sllav dhe grek“.

SHBA i kërkohet pushtimi i tokave shqiptare

Delegacioni zyrtar ne 7 mars 1919 i parashtronte konferences nje propozim sipas te cilit krahinat shqiptare, te ngelura jashte kufijve shqiptar te 1913, te pushtoheshin perkohesisht per nje vit ose per dy vjet nga ana e forcave te SHBA-se, te kesaj fuqie jo evropiane, me qellim qe aty te zhvillohej nje plebishit ne perputhje me parimet e vetvendosjes se popujve. Po te ishte se ky propozim do te pranohej, “atehere forcat amerikane mundet te zgjeronin pushtimin dhe administrimin e tyre po me qellim plebishiti dhe ne dy krahinat e Shqiperise se jugut qe pretendoheshin nga Greqia“. Ata e konsideruan Traktatin e Berlinit ”si traktat i varrimit te Shqiperise“.

Por Fuqite e Medha Europiane nuk u mjaftuan me kaq. Konferenca e Londres i dha Greqise te ” gjithe gjirin e Prevezes e deri ne Kep te Stillos“. Kjo ishte nje krahine qe shtrihej deri 30-40 kilometra ne thellesi te tokes shqiptare, e cila kishte pasur nje popullsi prej 63.000 fryme, nga te cilet 40.000 shqiptare muslymane, 14.000 shqiptare te krishtere dhe 9000 greke. Ndersa, viset e falura ne veri te Shqiperise gjendeshin midis dy vilajeteve te hershme te Kosoves dhe te Manastirit, “popullsia shqiptare formon nje shumice 80% mbi elementet sllav.” Perpara Keshillit te te Dhjeteve delegacioni sqaroi tezen e vjeter, sipas te ciles, ata qe ishin me besimin fetar ortodoks duhej te ishin grek dhe ata qe ishin myslyman duhej te ishin turq. Kjo kishte qene nje propogande e vjeter e politikes greke, e cila mbeshtetej vazhdimisht nga Perandoria Osmane, per te prezantuar pjesen e popullsise shqiptare myslymane si te turqizuar. Ja si e trajtonte kete ceshtje delegacioni: “Lidhja e Prizerenit i pati keputur Turqise lejen me hapun nje shkolle shqipe ne Korçe . Priftëria greke mallkonte ata prinder ortodoks qi i dergoishin femijet ne kete shkolle e i padisnin te qeveria tyrke si kospirator kunder njesise se shtatit”. Ne te njejten kohe, delegacioni shqiptar ishte ne gjendje te gjykonte se edhe pse shqiptaret kishin vuajtur shume, “po sa te jete e perngrehun ”, ata do te benin detyren e vet duke jetuar se bashku, duke treguar nje shpirt tolerance sa me te gjere ,“duke njohun pakicave te huaja te gjitha te drejtat qe u njihen ne vendet ma te perparanuemet ne qytetenim“. Delegatet zyrtar ne Konference, nepermjet nje Mendore mbi Shqiperine e Siperme, ne 15 prillit 1919, prezantuan statistika zytare te Perandorise Austriake, duke i krahasuar me ato te Perandorise Turke.

“Del me pak e fetismshme per elementin shqiptar, te cilat nuk i njohin nje shumice 69,2 perqind mbi shumicen e pergjithshme te popullsise, por kjo pune mund te merret vesh mire kur te kuptojme salvimet systematike te malazesve e te serbeve kunder Shqiptarnve“. Kjo mendore perfundonte me nje reference te deputetit italian Medore Savini, ne 24 Nenedor 1880: “E pse ju deputetet nuk do te guxonit me hekun dore prej viseve italiane qe gjenden nen Austrine? Pse i kemi dalun zot Greqise kunder Turqise ne Kuvendin e Berlinit per parimin e kombeve ? E pse ato qe po themi ne Paris, Versaje, Athine, me duket, se me qene koherente, duhet ta pranojme edhe per çeshtjen shqiptare“. Por, neqoftese lufta zyrtarisht kishte mbaruar dhe zgjidhja e çeshtjes ishte hedhur ne tavolinen e diplomacise boterore, shtetet fqinje ishin duke vepruar me mjetet e dhunshme kunder shqiptarve.

Ushtaret serb kishin hyre perseri ne trevat e Gjakoves, Pejes “dhe kishin mbetur, tash nja dy jave, nen zjarrin e tyre. Kjo gje kishte shkaktuar levizjen masive te popullsise, nje varg i pare te hikunish, i perbamun prej dymije vetesh kishte mundur te arrinte ne Shkoder, ndersa nje tjeter grup i perbere nga njemij vetesh kishin hyre ne Zadrime. Ndersa sipas informacioneve qe dergata merrte nga Durresi, se disa çeta te organizuara ishin mbledhur ne kufijte e Shqiperise se Jugut ne komanden e “kapidanit te njezeshem Vasil Stilares, Vasil Kolovosit dhe te Stefit. Keto çta jane duke u bamun gati me hymun mbrenda Shqipenise se Poshtme “, te cilat ushtronin presion ndaj popullsise vendase per te bere te mundur pranimin e kerkesave greke, ne menyre, qe te dukeshin te drejta “lakmise panhelenike mbi kete krahine.

“Dergata shqiptare, e ndodhur perball presioneve te tilla, i rikthehet idese se 7 marsit qe te shkeleshin trojet shqiptare prej ushtrive amerikane, gje qe ishte bere “nevoje e domosdoshme“, mbasi keto ushtri do te benin te mundur te ndalnin masakrat e tmerrshme qe ishin duke u bere qe prej pushtimit te Kosoves nga Serbia. Ndersa per te shpetuar nga “robnia njeqind mije vellezer tane nga robina e fqinjeve te tyne“, ata i luteshin Konferences se Paqes ti jepej e drejta SHBA , “me shkelun dhe me administruem motmot ose dyte vjet, me qellim te nje plebishiti “te gjitha trojet e çamerise te pushtuara nga Greqia dhe pjesa veri lindore qe ishte e pushtuar nga Mali i Zi dhe Serbia. Po ashtu, ne 17 mars, delegacioni i qeverise se Durresit arriti te protestoje kunder zbatimit te mundshem te klauzolave shqiptare te traktatit te fshehte te Londres. Dispozitat e ketij traktati qe parashikonin coptimin e Shqiperise ishin “hapur ne kundershtim me pranimin e kombesive dhe me deklaratet e bera shume here nga fuqite e medha aleate shoqe “ , sikurse shenohej ne noten drejtuar konferences, e cila, sipas delegacionit, nuk duhej te luante rolin e kongreseve dhe te konferencave te koheve te meparshme. Delegatet zytare ne Paris ishin te mendimit se shteti shqiptar qe po ngrihej ne mbarim te luftes, ne te cilin ishin duke u shfaqur ashper kontraditat midis rrymave politike me mendime te ndryshme, do te perballej me nderhyrjen e njeres apo tjetres fuqi. Atehere, ne kete gjendje shteti shqiptar nuk mund te qendronte e te forcohej pa ndihmen ushtarake te nje fuqie te huaj.

Ky qendrim i perbashket politik u shpreh qarte ne diskutimin qe u be ne 24 deri ne 26 mars te 1919, i cili kishte per qellim te evitonte kontraditat e reflektuara te cilat ishin duke u shfaqur midis delegateve persa i perket çeshtjes se zgjidhjes se kesaj fuqie.

Përçarja e delegacionit shqiptar në Paris

Keshtu, Konica ishte me mendimin se Shqiperia e kishte te domosdoshme mbrojtien nga nje ushtri e huaj, “e cila te kete per barre mbajtjen e qetesie permbrenda dhe ruajtjen e kufijve kundra te perjashtemve”. Ky mendim u perkrah edhe nga pjestaret e tjere te delegacionit e ”u pelqye me nje za prej keshillit“. Por delegatet nuk arriten ne te njejtin mendim se cila do te ishte fuqia mbrojtese. Mehmet Konica dhe Turtulli nuk arriten ne nje mendim me Turham Pashen, Luigj Gurakuqin e Luigj Bumcin per te “ zevendesuar mbrojtjen e Italise me ate te SHBA”. Mihal Turtulli dhe Mehmet Konica e konsideronin SHBA si fuqine mbrojtese me te mire per Shqiperise, sepse Amerika ishte nje vend demokratik gje qe ishte vertetuar nga shqiptaret e Amerikes, te cilet kishin gjetur mundesi te tilla per te zhvilluar lirshem aktivitetin e tyre shoqeror dhe politik ne funksion te çeshtjes shqiptare.

Por kundershtimi i pikpamjeve politike u thellua akoma me teper ne kohen kur filloi te trajtohej problemi i “çeshtjes se Adriatikut “. Te dy grupet gradualisht u shnderruan ne dy delegacione me koncepte dhe pikpamje te ndryshme politike. Konferenca e Paqes ne fillim te prillit do te shtronte per diskutim “çeshtjen e Adriatikut“ me te cilin ishte e lidhur edhe çeshtja shqiptare. Ky eshte momenti qe delegacioni zyrtar u nda ne dy fraksione te ndara nga njeri tjetri dhe, per pasoje, ne 14 prill 1919, keto dy grupime i drejtuan Konferences së Parisit dy memorandume te veçanta, njeri prej te cileve ishte ai i Mihal Turtullit dhe Memet Konices, ne te cilin ata vune edhe firmen e Mithat Frasherit. Varianti i nenshkruar nga Mehmet Konica dhe Mihal Turtulli vemendjen e perqendronte kunder qellimeve te Italise per çeshtjen e Vlores dhe protektoratin mbi shtetin shqiptar. Ata dolen ne konferencen e Paqes se Parisit me kerkesen qe, shteti i pavarur shqiptar, duhej qe ne hapat e para te jetes se tij politike t’i besohej nje fuqie qe gezonte simpati dhe te mos ngjallte dyshime as ne popujt e tjere ballkanike dhe propozonin qe, “dhenia , per nje periudhe te shkurter, i nje mandati SHBA do ta arrinte lehtesisht ketij qellimi”. Ne rast se SHBA nuk do te pranonte kete mision, atehere duhej t’i besohej nje fuqie tjeter, e cila te mos kishte interesa te drejtpedrejta ne Shqiperi dhe ne Ballkan. Ndersa, ne memorandumin e nenshkruar nga Turhan Pasha, qe ne idete e para i kerkohej konferences qe te mos injoroheshin te drejtat e shqiptareve per ekzistencen e nje shteti sovran te lire dhe te pavarur, te mos cenohej shteti shqiptar midis tre shteteve fqinje, ashtu si parashikohej ne Traktatin e Fshehte te Londres 1913, te ruhej teresia tokesore. Gjithashtu, theksohej qe shqiptaret deshironin te ishin nje faktor qetesie ne rajonin e Ballkanit dhe, njekohesisht, te kishte nje bashkepunim midis shqiptareve “pa dallim krahine dhe feje dhe te ndertonte nje shtet mbi modelin e shteteve te tjere te civilizuar dhe moderuar.” Memorandumi deklaronte se ne jemi te gatshem te pranojme asistencen e dashamiresine e njeres prej fuqive te medha aleate qe “do te na udheheqe ne hapat tona te para ne rrugen e perparimit dhe nuk ishte tjeter vecse Italia“.

Ky dokument historik perfundonte me percaktimin edhe te dy kushteve qe i viheshin kesaj fuqie. Se pari, te respektohej sovraniteti i shtetit te pavarur shqiptar si ne administratimin e brendshem te vendit, ashtu dhe ne marredheniet nderkombetare; se dyti, te ndalohej cdo kolonizim i huaj sistematik dhe i organizuar.

Pas njohjes me memorandumin e 14 prillit 1919, delegacioni me orientim italian ndermori hapa per marreveshje lidhur me ceshtjet territoriale, d.m.th., per ceshtjen e Vlores. Keto propozime per nje ceshtje te tille ju parashtruan perfaqesuesve te qeverise se Romes ne Paris deri ne fund te majit 1919. Keto inisiativa politike merreshin ne baze te vendimit te 24 majit 1919,” te nenshkruar nga gjashte anetare te qeverise, Turhan Pasha, Luigj Bumci, Luigj Gurakuqi, te cilet ndodheshin ne Paris qysh me pare. Ndersa Mehdi Frasheri, Mufit Libohova e Mustafa Kruja kishin shkuar nga Durresi ne Paris ne fund te prillit. Njekohesisht, atyre u jepej e drejta qe mund te flisnin, te vepronin, te futeshin ne bisedime dhe te nenshkruanin traktate me fuqite e huaja per te ruajtur poziten nderkombetare te Shqiperise si shtet “sovran dhe i pavarur“. Duke u nisur nga idete e vendimit te 24 majit, duket se beheshin perpjekje per te pajtuar interesat e Italise me ato te Shqiperise. Delegatet pranonin ndihmen dhe asistencen italiane, e cila duhej te mos cenonte “sovranitetin e shtetit shqiptar ... dhe kufijte e 1913 i quanin si minimumin e kerkesave te tyre“. Ata nuk hidhnin poshte parimin “strategjik “ te Italise, por pranonin t’i njihnin te drejten e okupimit ushtarak te vendeve strategjike te Vlores si ishullin e Sazanit, Karaburunin dhe Zvernecin, si dhe ndertimin e nje baze detare ne Pasha Liman. Ndersa, te drejtat sovrane te shtetit mbi gjithe krahinen e Vlores “duhej te ngeleshin te pacenuara dhe administrata civile , finanaciare dhe juridike do ti takonte qeverise shqiptare “ . Ky vendim, sipas delegateve te qeverise se Durresit, duhej te sherbente si baze per propozimin qe Kryetari Turhan Pasha duhej ti bente Soninos ne 28 maj. Sipas gazetes “Hylli i drites“, kjo note do te sherbente ne te ardhmen “si baze per nje mareveshje midis Italise dhe Shqiperise “ . Por, nga ana tjeter, delegacioni terheq vemendjen Konfrences e cila ishte duke punuar per te caktuar poziten e Italise mbi bregun lindor te Adriatikut dhe, njekohesisht, kishte diskutuar per te zgjidhur kete ceshtje para Konferencs duke i dhene Italise mandatin mbi Shqiperine dhe limanin e Vlores. Delegacioni e pranonte kujdesin e njeres prej “Fuqive te Lidhuna e te shoqenueme”, e cila mund te ishte e dobishme per Shqiperine ne hapat e para te mevetesise. Por, Delegacioni nuk mund te pranonte qe Shqiperia te vihej ne çfardo “kujdesimi” pa u pyetur shqiptaret per zgjedhjen e pushtetit.

Ne kete note theksohej se vetem shtetet ballaknike “nuk duhej te ngarkoheshin me kete mision”. Ky eshte nje argument qe tregon per moderacionin e delegacionit zyrtar, por gjithnje duke mos i akuzuar si antikombetar sepse ata mundoheshin te shpetonin nga ceshtja shqiptare ate qe ishte e mundur ne kushtet e Shqiperise. Delegatet qe e mendonin Italine si mbrojtese te Shqiperise, ne 27 qershor kishin formuar nje delegacion e tyre. Luigj Bumci do te ishte kryetari i delegacionit te ri, i cili ishte i detyruar t’i permbahej programit te meparshem, pra, duhej te vepronte ne pershatatje me memorandumin qe i kishte paraqitur delegacioni i perbashket qe ne shkurt te 1919 dhe te perpiqej te futej ne marredhenie me Italine mbi bazen e vendimit qe kishin marre ne 24 maj 1919. Ne fund te korrikut, te dy grupimet e delegacionit zyrtar arriten ne nje bashkim, sepse ata nuk shikonin ndonje rrugedalje tjeter perveç kombinimeve diplomatike mbi bazen e nje platforme te tyre te perbashket, qe ishte sigurimi i nje shteti shqiptar me kufij sa me te gjere dhe i nje ndihme te huaj ushtarake per konsolidimin e tij. Mendimin e perbashket te dy grupet e shprehen ne vendimin e 31 korrikut 1919, ku u pohua se do te veprohej duke kerkuar ndihmen e nje fuqie, mjafton qe kjo te ishte e perkohshme dhe te mos ishte ne kundershtim me interesat e shtetit shqiptar. “Dergata do te kerkoje qe asistenca te jete e perkohshme e qe te mos lendoje te drejtat sovrane te shtetit shqiptar as zhvillimin e perparimin e tij ekonomik”. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora