Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Habazaj: Uni tjetër poetik

| E enjte, 20.07.2023, 07:50 PM |


Familjarisht. Tonin e Margarita Nikolli dhe Meme e Albert Habazaj, Vlorë, korrik 2023

Uni tjetër poetik

-Tonin Nikollit-

Nga Albert Habazaj

48 vjet në këtë buzëmbrëmje Vlore

Dy qiej me mall në dy orë korriku,

Atë miqësi të dëlirë vëllazërore

Asnjë shpërthim furtune dot s'e fiku.

Veronezi nga Gjadri, lezhjani im,

Të vërtetën me frymë e penë mbolli,

Ky shpirt diellor është zog në fluturim

Uni tjetër që kam, poeti Tonin Nikolli.

Dhe, në buzë të gotës së birrës së freskët

Qeshim, si dikur, 15 vjeçarë,

Po kur flasim për fëmijët, patjetër

Jemi, sigurisht, më të mirët baballarë.

Seriozë e çapkënë flasim për poezitë

Zonjat tona na fisnikërojnë marrëzitë...