Mendime
Engjëll Koliqi: Rrëfim eseistik për Trim Binin
E merkure, 19.07.2023, 07:58 PM
Rrëfim eseistik për Trim Binin:
KUR E KUPTUAN...
Shkruan: Engjëll
KOLIQI
Një profresoreshe i kish lindur
djalë. Që djali të bëhej trim – tha profesoresha – dua t’ia vëj emrin Bin.
Rritej Bini si fëmijët e tjerë, bilez pak më trim se ata që e rrethonin, sepse
ai shpesh i ngacmonte për asgjë fare, pa pasur asnjë arsye. I ngacmonte, edhe
duke i sulmuar, vetëm që të dukej pak më ndryshe, më trim se të tjerët, më i
fortë se të tjerë, që t’ua impononte komandën e tij të gjithëve.
U rrit Bini, i përkëdhelur dhe i
dëgjuar nga mbarë familja. N’ato rrethana, që po tregohej trim edhe i fortë,
patjetër se do të ishte i dëgjuar edhe nga shokët e tij të fëmijërisë, edhe të
rinisë. Kështu ishte në shtëpi, në lagje, në shkollë, bile edhe në qytet e edhe
n’universitet.
Si student kur ishte, Bini donte të
tregohej më i miri, më trimi, më i forti, edhe më i mençuri nga të gjithë
shokët. Bile thonte se ishte edhe më i mençur e më i fortë se profesorët.
·
Unë, i biri i profesoreshës – thonte – jam më i mençuri
se të gjithë profesorët
këtu. Jo vetëm më i mençur, por jam
edhe më trim se këta.
Krekosej kështu Bini me shokë e nuk
hezitonte të vetëshpallej trim dhe i mençur, edhe publikisht, kur i jepej
rasti, në ndoj intervistë në media – audiovizive dhe të shkruara. Kështu një
herë ishte vetëshpallur, pa frikë fare, edhe në një intervistë për mediat
serbiane, kur ishte i burgosur në Serbi. E pabesueshme, por e vërtetë, trimat e
bëjnë...
Ishte vjeshtë 1997. Po mbahej
mbledhje e Këshillit të Studentëve, me pjesëmarrjen edhe të profesorëve, në
universitet. Pasi folën shumë nga studentët, edhe profesorët, u ngrit Bini dhe
veç tjerash tha edhe këto:
·
Shokë e shoqe, të nderuar profesorë, zonja e zotërinj, ju
përshëndes të
gjithëve, por disa nga ju edhe i
kritikoj, sidomos ju profesorë që, sipas meje, jeni frikacakë. Siç po e shihni
edhe ju vetë, ne po jetojmë dhe po shkollohemi në rrethana tejet të vështira,
në rrethana të jashtëzakonshme, në rrethana e në rrethime mizerie. E di që të
gjithë pajtoheni me mua, por mjerisht, nuk guxoni ta thoni. Dikush, në këto
rrethana, edhe gjen forcë e shkoj, bisedon e merret vesh me armikun e
përbetuar, kinse për ta gjetur një zgjidhje. Zgjidhje me shkijet nuk ka me
dialog, as me diplomaci, jo kurrë. Nga të gjithë këtu, por edhe si pak njerëz
në Kosovë, vetëm unë e di zgjidhjen e çështjeve tona. Siç ka filluar më 1981,
edhe tani më 1997, gjithçka duhet filluar në universitet e gjithçka nga
studentët, sepse ju profesorët jeni shumë frikacakë. Duhet ngritur në këmbë të
gjithë ne dhe duhet numëruar Serbisë, shartet e Turqnisë. Të mos frikësoheni,
ju lutem, ja ku jam, unë dal në ballë, unë ju prij.
Nuk frikësohej Bini, sepse ishte trim
e i kishte edhe baballarët e tij ideologjikë, ose trima, ose çelësa të portave
fashistoide edhe komuniste të Serbisë. Ata e kishin mësuar, duke i thënë, ti
fillo se ne na ke këtu! Ne të shtyjmë përpara dhe ne të mbrojmë nga zjarri i
Beogradit!
I gjeti Bini edhe dy shokë trima si ai dhe filluan
protestën demonstrative, në pikë të ditës e në mes të qytetit, duke brohoritur
kundër të gjithëve. Fjalën e mori Bini, i cili, ndër të tjera tha:
·
Ne nuk njohim pushtet, as andej e as këndej, ne nuk
njohim udhëheqës as
liderë, jemi ne vetë, udhëheqim
gjithçka, vetë gjejmë zgjidhje, vetë e vetëm vetë, nëse është nevoja, edhe duke
ngrënë bar, deri në vdekje.
Duhej shpërthyer këtej një luftë dhe
si njëri ndër fitilët e parë që duhej ndezur, na ishte Trim Bini. Secili nga
fitilët kishte detyrat e veta, edhe Bini i kishte të tijat. Ishin detyra të
marra nga disa qendra koordinimi, brenda e jashtë vendit.
Ç’ndodhi e ç’nuk ndodhi, lufta
shpërthei e Bini u ngjit me atë qendrën e babait të vetëshpallur të kombit, si
luftëtar i dëshmuar kundër arkitektit të ribërjes dhe rindërtimit të Dardanisë.
Bile edhe u bë zyrtar i devotshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e
bërë dhe e pagëzuar kështu, për të lënë nën hije Forcat e Armatosura të
Republikës së Kosovës (FARK), themeluar e rekrutuar nga Arkitekti i Pavarësisë
dë Dardanisë.
Kur i gjithë populli i Kosovës po
dëbohej nga trojet tona shekullore, Trim Bini, bashkë me shefin e tij të zyres,
po shëtisnin në qendër të Prishtinës, çuditërisht, edhe të përshëndetur nga
policia frikacake e kryekriminelit Slobo. Ja pra, ky na ishte Trimi me fletë,
heroi vetë, Bini i vërtetë!
Siç “ishte shkruar”, duke përfunduar lufta,
Trim Bini me trima të tjerë u burgos, bile edhe me Ukshin Hotin. Ukshini u
zhduk në rrethana misterioze, kurse Trin Bini u dërgua në burgjet e Serbisë,
por asnjëherë nuk “iu përkul” pushtetit gjakatar të Serbisë, as policisë së
burgjeve serbiane. Ishte mu ai që po jepte intervista të nxehta e përvëluese
kundër Serbisë. Ky ishte Trimi, vetë Bini, që s’i trembej syri, as në Serbi. A
mund e si mund të jetë kështu?!
U lirua nga burgu dhe Trim Bini u
rikthye në Dardaninë e quajtur Kosovë, me famë e me nam. Bile me zërin lartë,
se do e bënte Shqipërinë Etnike, të bashkuar. Për këtë edhe themeloi një
lëvizje politike, që e quajti Lëvizja Vetëvendosje, një lëvizje për gjithçka,
kundër të gjithëve e kundër gjithçka po bëhej atëherë në Dardaninë tonë. Donte Trim
Bini, si trim që na ishte, të vendoste gjithçka, mu si vendoste ai Xhaxhi Enver
i tij dikjur në Tiranë. Partinë LVV e shtriu edhe në Republikën e Shqipërisë,
sepse edhe në Tiranë synonte pushtetin. Bile ky Trimi ynë kishte vendosur që të
vij në pushtet, me hatër o me zor, me vota o me dhunë. Filloi madje trimi t’ki
sulmojë policinë tonë e edhe të hedh gaz lotsjellës në Parlament. I kritikonte
e i shante të gjithë, si po iu falin tokë të tjerëve, si pa ua dhurojnë
kriminelëve serbianë “zajednicën” megjithë veriun e Kosovës.
Trim Bini, që nga baballarët e tij
ideologjikë, kishte marrë detyrë të luftojë idenë e Arkitektit të Pavarësisë
dhe të Shtetit të ri të Dardanisë, siç thotë populli, kalaja merret nga brenda,
Trimi ynë u sul brenda LDK-së që dikur na ishte Lëvizje Mbarëpopullore në
Dardani.
Si i mençur që ishte, Bini ynë ka
ditur të zgjedh. Shkoi e “gicëloi” atë karrieristen e mençur, Vjosën, duke e
joshur se do e bëjë presidente të Kosovës, edhe më të famshme se Rugovën, e
bindi duke ia pamundësuar regjistrimin e partisë së saj “Lista Guxo” para
zgjedhjeve, vetëm e vetëm që të dalë në zgjedhje në listën e LVV-së. Ashtu u bë
dhe ata bashkë, të bashkuar në një listë, bile edhe me karrieristen tjetër
Mozën, fituan 50,2% të votave dhe e bënë qeverinë.
Trim Bini, i mençur, kishte
planifikuar që ta marrë pushtetin dhe ta djegë politikisht Vjosën, duke e ditur
se nuk do të fitojë në Kuvend me dy të tretat e deputetëve e nuk do të bëhet
presidente. Mirëpo kolegët pafrtiakë të saj, nga LDK votuan, bile disa edhe për
dhe na e bënë Vjosën Presidente, duke mos lejuar që të digjet politikisht nga
Trimi i mençur Bini, sipas mësimit të baballarëve të tij ideologjikë.
Premtoi e ç’nuk premtoi Bini ynë në
fushatën zgjedhore “Krejt Drejt”. Po, krejt drejt monizmit komunist, krejt
drejt “zajednicës” me elemente autonimie, që po ua dhuron haptar serbëve. Nuk u
realizua asgjë nga premtimet. Po e “lufton” korrupcionin Trimi ynë, duke
shkarkuar borde e duke emëruar njerëzit e tij, pra nepotizëm me formulën “mjaft
kanë vjedhur ata e tani e kemi radhën ne”. Kur prokuroria e mori seriozisht
luftën kundër korrupcionit dhe ia burgosi bashkëpunëtorin e tij të biznesit të
përbashkët energjetik me Serbinë, Trim Bini shfryen keq, duke i sharë
prokurorët.
Radha e skandaleve të qeverisë së tij
nuk ka të ndalur. Jemi dëshmitarë të publikimit të përgjimeve të fundit të
bisedave telefonike dhe dakordimit me kriminelët e Listës Serbe (alias Partija
Srbija), nga shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Moza e regjur në politikë.
Sa fillon të mos i bindet
“imperializmit” amarikan, Trim Bini lëshon pe dhe i liron kriminelët serbianë,
të burgosur në veri. Jemi dëshmitarë edhe të kidnapimit dhe të burgosjes së
policëve të Kosovës brenda territorit tonë, nga njësitet speciale të ushtrisë
serbiane, me urdhërin e kryekriminelit Vuçko, i cili po ia bën ligjet në
Prishtinë Trim Binit, me imponime edhe me kërcënime, medet. Mbase për hatër të
tij, trimi u hidhërua me Tiranën zyrtare dhe as që e priti në takim
kryeministrin shqiptar në Prishtinë, as nuk i shkoi në takim në Tiranë, sepse
“kishte punë më të mençura në Greqi, me vëllezërit ideologjikë atje.
Për shumë skandale të qeverisjes së
Binit, i kemi dëshmitë e gazetarëvere Berat Buzhala dhe Kimete Berisha. Jemi
dëshmitarë edhe të dhunës së re në Parlament, dhunë e ushtruar nga
zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me Serbinë, Besnik Bislimi dhe
ministrat tjerë, përfshirë edhe minstren e drejtësisë, Dadën Albulena. Është
vështirë t’iu besohet syve se ç’pamë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, medet!
Ngadalë e kuptojnë edhe
bashkëpunëtorët e tij politikë e ideologjikë, se e kanë vështirë të depërtojnë
nëse nuk i binden atij plotësisht, derti te ushtrimi i dhunës për t’ia mbajtur
pushtetin dhe, ngadalë, do i largohen, në heshtje. Më sa duket, tani e kanë
kuptuar të gjithë dhe do të shihet qartë me rastin e votimit të mocionit të
mosbesimit, që ka mundësi të kalojë me votimin për të mbi 70 deputetëve, në
Kuvendin e Kosovës. Tashmë e kuptuan gati të gjithë dhe ata që janë vërtetë
trima, do veprojnë e këtë qeveri shkatërruese do e rrëzojnë.
Ka edhe shumë argumente të tjera për
të thënë, por po e mbyll këtu, për të mos e rënduar më Trim Binin tonë, me
bashkëpunëtorët që po i pakësohen gjiothnjë e më shumë.
Nëse shkohet në zgjedhje të reja, LVV
pa listën Guxo, nuk besoj se i kalon 20% të votave. Gajret o Trim Bini! Gajret,
se do bëhet mirë sivjet!
Stubëll, korrik i verës 2023