E enjte, 25.04.2024, 08:24 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Fondi i (pa) sigurisë kombëtare!

E marte, 18.07.2023, 07:55 PM


Fondi i (pa) sigurisë kombëtare!

Shkruan: Florim Zeqa

Ditë më parë gjatë një vizite në Gjermani, duke kaluar afër një spitali, në parkingun e tij qëndronin tre helikopter në gjendje gatishmerie për t’ju shërbyer qytetarëve në rast të ndonjë aksidenti rrugorë apo të ndonjë fatkeqësie tjetër të paparashikuar.

Helikopterët më të rëndësishëm sesa “Bajraktarët”

Duke biseduar me shoqëruesin tim, e kuptova se ky spital ishte vetëm për raste të aksidenteve të rënda rrugore, lëndimeve në vendin e punës, nga ndonjë aktivitet sportiv apo të tjerave natyra që mund t’ju ndodhin qytetarëve gjatë 24 orëve.

Në atë moment i parashtrova pyetjen shoqëruesit tim, kur do të vie dita që në QKUK dhe qendrat tjera spitalore t’i shohim helikopterët në pritje për intervenim emergjent!?

Shoqëruesi im m’u përgjigj kështu; “Do të vie dita kur edhe tek ne në Kosovë, do t’i kemi të helikopterët dhe njëjtat shërbime që janë këtu në Gjermani, por jo me këtë klasë politike.

Sa e gjatë do të jetë ajo ditë dhe kur do të vie ajo ditë varet krejt nga ndërgjegjësimi dhe vetëdijësimi i qytetarëve të vendit për ta bërë ndryshimin rrënjësorë dhe substancial në politik-bërjen kosovare.”

Unë ja ktheva, po pajtojë plotësisht me ju, nuk janë fajtorë politikanët, por qytetarët që e mbajnë në pushtet dhe opozitë një klasë kaq të papërgjegjshme politike e cila mendon vetëm për xhepin e vet.

Përderisa ta kemi në pushtet një klasë politike që bën filma kinse po përgatitemi për luftë dhe një opozitë të ç’mendur pas pushtetit, vështirë se do të kemi përmirësim dhe as ndryshim në vendin tonë.

Atëherë dhe vetëm atëherë kur ta kemi një klasë politike në pushtet dhe opozitë që bënë gara, se cila po ofron projekte më të mira zhvillimore për vendin dhe mirëqenjen e qytetarëve, atëherë do të kemi infrastrukturë të mirëfilltë shëndetësore, vetëm atëherë do t’i kemi edhe helikopterët në gjendje gatishmërie pranë spitaleve tona edhe në Kosovë.

Pas “Bajraktarëve” të palëvizshëm vjen thirrja për ndihma

Pas bërjes publik të lajmit nga ministri mbrojtjes për blerjen e dronëve “Bajraktar” nga Turqia, i njëjti ministër, një ditë më pas del me thirrjen ndaj qytetarëve për derdhjen e mjeteve në Fondin e Sigurisë! Mbase në rrethana normale kjo thirrje do të kuptohej si qëllim-mirë, por jo tani kur Kosova nuk është në gjendje lufte. Por edhe sikur të ndodheshim në një situatë të tillë, blerja e dronëve në pamundësi përdorimi është një investim i kotë, kur dihet mirëfilli se hapësirën ajrore mbi shtetin tonë nuk e kontrollojmë ne, por forcat e KFOR-it të cilat janë edhe përgjegjëse për sigurinë e shtetit tonë.

Sa i përket ngritjes së kapaciteteve ushtarake të FSK-së ato janë të rrgulluara në marrëveshje të plotë me strukturat e NATO-së, SHBA-së dhe shteteve të Bashkimit Evropian.

Andaj në këto rrethana, sikurse blerja e dronëve (80 milion euro siq po thonë pushtetarët) edhe kërkesa e ministrit të mbrojtjes janë të paqëlluara dhe të pavend.

Në këto rrethana të vapës së madhe dhe të trafikut të ngjeshur, më e rëndësishme sesa ‘dronët e palëvizshëm’ do të ishte blerja e së paku një helikopteri për nevojat e QKUK-së, për bartjen e të aksidentuarëve nga vendi i ngjarjes dhe të sëmuarëve nga shtëpitë e tyre deri tek spitali më i afërt apo në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë sesa blerja e dronëve të kushtueshëm, por të papërdorueshëm nga FSK-ja.

Disa helikopter do të ishin më së të nevojshëm për shtetin për situata emergjente të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, siq ishte rasti i fundit i vërshimeve në qytetin e Pejës apo të zjarrjeve që mund të shkaktohen si pasojë e temperaturave të larta e jo të blerjes së dronëve të cilët do të qëndrojnë në sirtarët e magazinave të mykura të qeverisë.

Qevria e Kosovës, në këtë rast Albin Kurti, paraprakisht urdhërit që ju bën ministrave të tij për thirrjen ndaj qytetarëve dhe mërgimtarëve për derdhjen e mjeteve në Fondin e Sigurisë, duhet t’i bëjë transparente lëvizjet financiare të këtij fondi e jo të trazojnë kohë pas kohe qytetarët dhe mërgimtarët kur në Fondin e Qeverisë janë mbi 800 milion euro suficit të pashfrytëzuara për nevojat e qytetarëve.

Ndodhë pikërisht kështu për faktin se kjo qeveri dhe këta politikanë në përgjithësi nuk e kanë hallin e shtetit dhe të qytetarëve. Kjo kastë politike në pushtet dhe opozitë nuk duan të dinë për interesin e shtetit dhe as për mirëqenjen e qytetarëve.

Përvetësimi i Fondit të Sigurisë nga Albin Kurti, e ka dëmtuar të ardhmen e FSK-së

Unë edhe pse nuk isha anëtarë i Këshillit Inicues për themelimin e “Fondit të Sigurisë”, kam qenë në komunikim të rregullt me disa nga anëtarët e këshillit inicues, të cilët i kam mbështetur në idenë e tyre qëllimirë, fisnike dhe atdhetare, sikurse që i kam mbështetur edhe për dërgimin e letres kryeministrit Kurti bashkë me Statutin e Fondit me qëllim të harmonizimit të qëndrimeve dhe veprimeve pozitë-opozitë-mërgatë, për të vepruar si një trupë e përbashkët organizative.

Mirëpo çfarë ndodhi, kryeministri Kurti në vend të përgjigjes e zgjodhi heshtjen, në vend të bashkëpunimit e zgjodhi injorimin e Këshillit Inicues dhe opozitës duke e bërë me nxitim veprimin më të gabuar politik, të përvetësimit të këtij fondi të përmasave kombëtare.

Kjo sjellje e mospërfillëse, apo më mirë të themi shpërfillëse e kryeministrit Albin Kurti përveqse i ka irrituar inicuesit e Fondit, e ka komplikuar situatën akoma më shumë.

Përvetësimi i ngutshëm i Fondit të Sigurisë nga Albin Kurtit pa strategji, pa projekt dhe pa përmbajtje, jo vetëm që nuk ka garantuar stabilitet financiar për këtë fond, e ka kthyerë atë në Fond të pasigurisë për FSK-në.

Askush nuk është kundër Fondit të Sigurisë, madje do të ishte çmenduri dalja kundër një fondi kaq madhor dhe jetik për forcimin e sigurisë kombëtare, por veprimet e ngutshme dhe pa koordinim të ‘Qeverisë Kurti’ me spektrin politik vendor dhe pa paralajmëruar nismëtaret e mërgatës jo vetëm që ka ngjallur indinjatë të thellë dhe të gjërë të mërgatës sonë, i cili që në start e ka humbur qëllimin dhe ka dështuar në suksesin e dëshiruar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora