E marte, 19.03.2024, 03:25 AM (GMT)

Shtesë » Historia

Gjon Neçaj: Konferenca e Bujanit - Ngjarje e madhe historike dhe aktuale

E premte, 02.01.2009, 06:21 PM


Gjon Neçaj
Gjon Neçaj
KONFERENCA E BUJANIT-NGJARJE E MADHE HISTORIKE DHE AKTUALE
 
(ne 65 vjetorin e mbajtjes: 31.12.1943 - 02.01.1944)

Nga Gjon Neçaj, shkrimtar
 
Vendimi per mbajtjen e Konferences Themeluese te Keshillit Krahinor NCL per Kosoven e Rrafshin e Dukagjinit,u muar gjate Kosultes VI te KK te PKJ per Kosoven e Rrafshin e Dukagjinit,te mbajtur ne maley e Sharit,me 3-5 nentor 1943.
Konferenca u kbajt ne teritorin e Shqiperise se 1913-tes,ne fshatin Bujan te Malesise se Gjakoves,sepse ne teritorin e Kosoves nuk kishte asnje zone te lire.Zgjedhja e Bujanit si vend per mbledhjen u percaktua dhe nga fakti se historikisht Gjakova dhe Malesia kane qene gjithnje se bashku ne perpjekjet e tyre per liri dhe pavaresi,si dhe nga fakti tjeter se udheheqesit e Levizjes Antifashiste te Kosoves, ishin shumica nga Gjakova dhe rrethinat, te cilet edhe ne vitet e luftes,si cdo here,gjeten perkrahje e strehim ne Malesine e Gjakoves.Malesia e Gjakoves (Tropoja) ishte teritor i lire.Ketu gjendeshin batalionet partizane, te cilet bene te mundur mbajtjen me sukses te punimeve te Konfrences se Bujanit.
Ne konference muaren pjese 43 shqiptare, 4 serb, 3 malazias dhe l musliman, si dhe 14 delegate te Keshillit NCL te rrethit te Tropojes, nga te cilet 7 kane qene delegate: Beqir Ndou, Veli Nimani, Shaban Paci, Jah Salihi, Mehmet Mulosmani, Maxhun Doci dhe Din Bajraktari. Ndersa te ftuar, sipas studiuesit Elez Qerimaj, kane qene: Sali Mani, Shpend Dega, Mehmet Rama, Isuf Cuji, Hasan Isufi, Rrustem Avdyli dhe Pashko Paplekaj.
Konferenca historike e Bujanit u hap me daten 31 dhjetor 1943 ne ora 19.00 nga Xhevdet Doda, delegat i brigades kosovaro-maqedonase. Ai propozoi kryesine prej 7 anetaresh si dhe dy proces-verbal mbajtesit. Pastaj u zgjodh Keshilli i Verifikimit te Mandateve prej 3 anetaresh. Konferencen e pershendeti Fadil Hoxha, komandanti i Shtabit Kryesor te UNC per Kosoven e Rrafshin e Dukagjinit, P.Jovicevic, ne emer te Komitetit Krahinor te PKJ per Kosoven e Rrafshin e Dukagjinit, Xhafer Vokshi, ne emer te Rinise Antifashiste, Sabrije Vokshi, ne emer te Frontit te Gruas Antifashiste, Xhevdet Doda, ne emer te Brigades Kosovaro-maqedonase, Mehmet Bjraktari, ne emer te Keshillit NCL te Krasqniqes.
Gjithashtu ne Konference mori pjese edhe perfaqesuesi i misionit anglez, major Baily, i cili ne mes te tjerave theksoi :"Deshiroj t'ju falenderoj per ftesen...Kam patur kontakte me shume njerez me botekuptime te ndryshme politike. Levizja Antifashiste eshte e vetmja levizje qe lufton kunder armikut te perbashket-fashizmit..."
Gjate punimeve te Konferences u paraqiten edhe dy referate nga Mehmet Hoxhas, ish-prefekt i Elbasanit dhe Xhavit Nimani, mesues nga Gjakova. Ne Konference, pervec referateve, u zhvilluan edhe diskutime qe ngjallen interes, si Jovicevici, Hajdar Dushi,etj.
pas perfundimit te diskutimeve, me propozim te Zekeria Rexhes, u formua Komiteti per Hartimin e Rezolutes dhe te Proklamates,si dokumente kryesore.Ajo qe e beri Konferences e Bujanit nje ngjarje krejt te vecante te historise sone kombetare, ishte deklarimi i saj per shkeputjen dhe pavaresine e plote te Kosoves nga Serbia dhe Jugosllavia dhe per realizimin e se drejtes se ligjshme per bashkimin me shtetin-ame, Shqiperine.
Populli i Kosoves, duke patur nje fare shprese se vendimet e Konferrences se Bujanit do viheshin ne jete pas clrimit, u ngriten dhe me te ndergjegjshem ne luften antifashiste duke formuar disa brigada partizane me 53000 luftetare, duke derdhur edhe shume gjak.
Vendimet e Konferences se Bujanit edhe sot e kesaj dite te parealizuara, jane aktuale. Ndonese Kosova sot eshte e lire dhe e pavarur ne 65 vjetorin e Konferences, amaneti dhe thirrja e atyre qe dhane gjene me te shtrenje, jeten per clirmin dhe bashkimin e trojeve shqiptare, ben apel historise per Shqiperine etnike dhe te bashkuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora