Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nue Oroshi: Bjerrakohësit

| E merkure, 28.06.2023, 07:38 PM |


Bjerrakohësit

Nga Nue Oroshi

Mbajtja e njëtrajtshmerisë në sferën e qiellit magjik sillet sikur në një kuti rrethore ku lëvizshmëria për të pambërrishmën është e realizuar përmes futjes në përdorim të mendjës.Ta futësh mendjën në përdorim pa e matur kohën se sa zgjatë mendimi prej fillimit të të menduarit e deri në realizimin e mendimit janë disa sekonda që vendosin për ardhmërinë e botës e cila sillet në një hark kohor prej këndit magjik.Edhe përcjellja e mendjës në lojën e shtojzovalleve e deri në dhënien e mendimit për bukën, kripën e zemrën janë sjellur në tiparët e shqiptarit që ka pasur zemër para se të kishte pasuri. E pasurinë e ruante për mikun e plumbin për armikun. Kështu mbijetuam shekuj me radhë. Për ruajtjen  e identitetit kombëtar nuk mjaftojnë vetëm fjalët por duhet edhe veprim konkret.E veprimi konkret nuk është aspak i lehtë. Ai don angazhim,mund, derdhje të djersëve,shpenzim të pasurisë e deri tek derdhja e gjakut pika-pika, për ti dhuruar atdheut edhe  gjenë më të shtrenjtë- jetën.

Në një shtrëngim mendimesh të dalin para atdhetarët e internetit, të cilët me ndonjë gotë raki përpara apo ndonjë çaji rusi me lugë të ndryshkur shesin përralla për atdhe dashuri e në mbrëmje vonë pasiqë shajnë e shajnë veprimtarët e vërtetë  kombëtar ja fusin gjumit të arushës deri në mëngjes për tu përgaditur serish të krijojnë objektet e fjalëve dhe thashetheme të kota për ditën e nesërme.

Këta lloj personash janë sikurse ai kali dori i thoshim dikur kali me dredhë të djallit, apo kali me shenjën  qifteli, i cili në gjysmën e parë të ditës shikon ta mbys të zotin e shpisë kurse mbas gjysmës se tjetër të ditës shikon ta mbyes vetvetën. Na u kanë shumëuar shumë veprimtarë të tillë që lirisht mundemi më i quajtur bjerrësit e kohës se kotë.E asnjëherë nuk e pyesin vetvetën bjerrakohësit se çka kanë arritur në jetën e tyre në profesionin që janë marrë.Dhe derisa në prapakthim një pjesë  e shqiptarëve mirren me bjerrakohën e humbur dhe mendimin për të qenë ai person që vërtetë nuk është.Shpeshherë halucionacionet apo ëndrrat me sy hapur i vendosin disa persona në dashurinë ndaj vetvetës.Ata e dashurojnë vetvehtën dhe mendojnë gjatë tërë kohës se janë të mëdhenj: janë intelektual, publicist e gazetar janë atdhetar, janë politikan e çdo epitet ja japin vetvetës.Por kur ja shikon arritshmerinë qoftë kombëtare, profesionale apo botuese të veprave ato i kanë në nivelin e zeros.

Personat e tillë i ke çdo kund në çdo shtet por fatkeqësisht ne shqiptarët i kemi me shumicë.I kemi veprimtarët që i thonë vetës veprimtar kombëtar pa kryer asnjë veprimtari kombëtare.I thonë vehtës shkrimtar e publicist, historian e studiues pa botuar asnjë vepër shkencore.Pra, tipat e tillë i kanë të mëdha apetitet dhe dashurinë në vetvetën saqë mendojnë të gjorët se bota sillet rreth tyre a në fakt janë vetëm tipa të humbur në shkretirë të cilët presin çdo ditë të thonë  diçka pa thënë asgjë.

Shpesh me kujtohet një debat i mehershëm me tipat e tillë që gjithmonë për shkak të gjelozisë qoftë në arritjen e tjetrit qoftë gjelozisë profesionale apo arritjeve  kombëtare asnjëherë nuk janë të kënaqur me punën e tjetrit. Ata me plot vetbesim e kritikojnë punën profesionale të një studiuesi pa botuar kurrë asnjë studim, ata kritikojnë librat e tjetrit pa botuar kurrë asnjë libër te vetin, ata kritikojnë projektët kombëtare pa realizuar kurrë asnjë projekt të vetin. E gjithë çka bëjnë ata është të flasin e kritikojnë, duke pirë çaj rusi e duke quar ndonjë gotë raki.Madje kur i qojnë nga katër apo pesë gota raki dhe kur i pijnë nga pesë apo edhe gjashtë çaja të rusit bëhen aq të menqur sa që kur e shikojnë vehtën para pasqyrës ju duket vetja shumë të mëdhenj dhe thonë se nuk mund të na kaloj asnjë studiues, publicist apo politikan.

Halucionacionistët që shohin ënderr me sy hapur i sheh kudo.Ata janë rritur shumë dhe është fatbardhësi se dallohën kudo që në fjalën e parë apo në shkronjat e para.Mungesën e kulturës e paraqesin kudo ku shkruajnë.Kudo ku flasin.

Bjerrakohësit para se ta kritikojnë një libër të tjetrit është mirë të shkruajnë vet një libër, deri sa humbin kohë duke kritikuar me projektët e të tjerëve është mirë të ulen ta nxejnë karrigën dhe të përgadisin një projekt kombëtar të tyre dhe atë projekt ta realizojnë në vepër. Nëse nuk janë në gjendje që mos të bëjnë asgjë qoftë në aspektin intelektual, qoftë në aspektin kombëtarë apo në atë të zhvillimit ekonomik është mirë të heshtin të pijnë ato çajra të rusit e ato gota të rakisë dhe ta bëjnë gjumin e arushës siç e kanë bërë gjatë tërë jetës se tyre.