| E hene, 26.06.2023, 06:59 PM |
Shqipëria do të duhej ta tërheq ambasadorin e saj nga Beogradi!?
Shkruan:
Refik Hasani
Shqipëria,
do të duhej tërheq ambasadorin e saj nga Beogradi, sepse Serbia gjithnjë po vazhdon të ushqej e helmoj popullin e vetë, vazhdon të synoj me plane
pushtuese, kolonizuese edhe shtrirjen në territoret shqiptare, me një sërë
platformash, dhe memorandumesh, që kanë kryer ndër dekada Kisha Ortodokse dhe
Akademia e Shkencave, e të cila jan
zbatuar nga krerët më të lartë të Ushtrisë, Policisë e Administratës, por edhe
qarqe e subjekte politike deri edhe Unversiteti i Beogradit, etj. Shqipëria ka
arye të plotë, me arsyetim, pasi duke filluar nga program i hartuar kryekëput
kundër neve shqiptarëve për zhdukjen, dëbimin, asimilimin,
shkombëtarizimin, shfarosjen,
shpërnguljen e shqiptarëve të
quajtur ,,Naçertanija” e Ilija
Grashaninit, ky ishte një projekt i
detajizuar, por është paraqitur në formë të një
plani e platforme e sintetizuar e
si një dokument sekret, në vitin
1844.
Shqipëria,
do të duhej tërheq ambasadorin e saj nga Beogradi, pasi Serbia kreu dëbimin e shqiptarëve nga
Sanxhaku i Nishit,që ishte një njësi Administrative-Territoriale e Perandorisë
Osmane me qendër në Nish, Serbia dëboi 700 vendbanime shqiptare si në Qarkun e
Toplicës, i cili përfshinte rrethin e Jabllanicës, Kosanicës, Prokuplës dhe
qytetin e Prokuplës; Qarkun e Nishit që përfshinte rrethet e Vllasotincës,
Leskocit, Nishit dhe qytetin e Nishit; Qarkun e Vranjës me rrethin e Masuricës,
Polanicës, Pçinjit dhe qytetin e Vranjës dhe Qarkut të Pirotit (Nishavës).
Banorë shqiptarë kishte edhe në vende tjera, sidomos në qytete, si p.sh. në
Qupri, Paraçin, Uzhicë, Krushec, Aleksinc, Karanovc (Kralevë) madje edhe në
Beograd.
Shqipëria,
do të duhej tërheq Ambasadori-n e saj nga Beogradi, sepse Serbia aneksoi Kosovën dhe viset e tjera Lindore të
Shqipërisë me një politikë shkombëtarizuese, përmesë programeve kundër neve
shqiptarëve për zhdukjen, dëbimin, asimilimin, shkombtarizimin, shafarosjen, shpërnguljen e shqiptarëve të quajtur ,,Dëbimii Shqiptarëve”, në vitin
1937, nga Akademniku Vaso Çubriloviç. Shqipëria të protestoj duke tërhequr
Ambasadori-n e saj nga Beogradi, ende vazhdon të qëndrojn e të gjejnë
zbatim programe, memorandum, si ,,Spastrimi i shqiptarëve’’, nga Ivo Andriçi, të botuar më datën
30 janar të vitit 1939.
Shqipëria,
do të duhej tërheq Ambasadori-n e saj nga Beogradi, pasi këtë veprim nuk filloi asnjëherë
para e as pas luftës së
II-të botërore kur shqiptarët në ish-Jugosllavi, ku në hapsira e kësaj
ngrehine artificiale ku shqiptarët në
Kosovë, Maqedoni, Malë të Zi, Serbi dhe gjithëandej ishin të diskriminuar e
shpërnguleshin për Turqi dhe ishte aksioni i kolonizimit, famë keqë i
armëve deri në vitin 1960-të. Shqiptarët
ishin të privuar nga çdo e drejtë elementare, të drejtave të njeriut dhe ato
kolektive.
Shqipëria,
do të duhej tërheq Ambasadori-n e saj nga Beogradi, sepse Serbia e ngriti në nivelin më të lart deri edhe
Presidenti i Unionit të Serbi-Mali i Zi
në vitet 1990-ta të Akademikë Dobrica Çosiç, vetëm në saje gati gjithjë krijimtarin e ka orientuar në libra e programe kundër neve shqiptarëve
për zhdukjen, dëbimin, asimilimin, shkombtarizimin, shafarosjen, shpërnguljen e shqiptarëve dhe në bazë të saj të merrë epitetin si
babai i popullit Serb.
Shqipëria,
do të duhej tërheq Ambasadori-n e saj nga Beogradi, pasi këtë veprim nuk filloi asnjëherë gjatë
kohës dhe pas periudhës së shpërbërjes së Jugosllavisë dhe me këtë rast Serbia
suprimoi Autonomin e Kosovës, largoi gjithë shqiptarët nga institucionet, dhe
vazhdoi me e instaloi një aparat shtetëror të gjenocidit dhe apartedit ku
përmes aksioneve Policore-ushtarake kishte dëbimin e dhe asmilimin e popullatës
shqiptare, Serbia kishte platform për shpopullimin e hapsirave që jetonin
shqiptarët, duke helmuar nxënësit dhe studentët, kur e gjitha bota demokratike u interesuar
dhe paraqiti, e shtroi si në mekanizma të instancës së BE e të OKB-ës, por sikur Shqipëria heshti në njëfarë mënyre,
dhe më s’kemi njohuri as edhe një së paku njën Not Proteste verbal nuk ju
drejtua nga Shqipëria drejt Serbisë, apo ndopnjë rezolut, apo të ngjashme që ka
aprovuar Parlamenti i Shqipërisë.
Shqipëria
dhe Kosova si dy shtete kufizohen, dhe është i njëjti popull, dhe Shqipëria ka mërrëdhënje të plota diplomatike
me Serbinë, kurse Kosova përveqë që ishte në pushtimin e saj, ende është në një
gjendje e luftës dhe këto dy shtete nuk njihen.
Shqipëria
për hirë që Serbia për më shumë se një shekull, ka kryer gjenocid, pastrim
etnik në hapsira shqiptare, por edhe në Serbi ka një Krahinë shqiptare që
përfshin e Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ku vazhdon diskriminimi e pastrimi
etnik, ku ka mbajtur dhe organizuar
Referendumin e datës 1 e 2 Mars 1992, që shprehën vullnetit plebishitar të kësaj Krahine.
Shqipëria,
do të duhej tërheq Ambasadori-n e saj nga Beogradi, sepse asnjëherë nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë
duke parashtruar Serbisë pas përfundimit
të luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshëvë Medvegjë e Bujanoc dhe
Marrëveshjes së Konçulit, që Serbia të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë
dhe vendoset Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Bujanocit, të ndal dëbimin,
diskriminimin të lejoj realizimin e Refrendumit.
Shqipëria,
do të duhej tërheq Ambasadori-n e saj nga Beogradi, sepse asnjëherë nuk i kan kërkuar dhe nuk i kan paralajmëruar se Shqipëria, pas përfundimit të luftës së
Ushtrisë Çlirimtare për Preshëvë Medvegjë e Bujanoc, në vazhdim dhe Marrëveshjes së Konçulit, ku Shqiptarët e kësaj Krahine të mbetur
padrejtësisht nën administrimin e Republikës së Serbisë, jan të diskriminuar,
pasi po pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbimi dhe
diskriminim, pasi kjo Krahinë është Rajoni më i prapambetur në gjithë Evropën.
Shqipëria,
do të duhej tërheq Ambasadori-n e saj nga Beogradi, nuk i kan kërkuar dhe nuk kan parashtruar para palës Serbe për dy
dekada pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë
Medvegjë e Bujanoc, dhe Marrëveshjës së Konçulit, pasi Shqiptarët e kësaj Krahine të mbetur
padrejtësisht nën adminitrimin e Republikës së Serbisë, ju mungon Universiteti
në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë
shqiptarë Flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal
dhe Qendror.
Shqipëria,
do të duhej tërheq Ambasadori-n e saj nga Beogradi, mbi të gjitha ende sot e
asaj dite nuk ka kërkuar asnjë kërkim falje, Sebia do të duhej të zgjohet nga ajo që ka kryer në dëm të shqiptarëve dhe
të paraqes së paku një PENDIM, sikur që
Gjermani u përkul para gjenociodit të Hebrenjëve që kreu Adolf Hilteri, gjatë
luftës së II Botërore.
Shqipëria,
do të duhej tërheq Ambasadori-n e saj nga Beogradi!?, edhe pse me vones të
pajustifikueshme, pasi JAN NJË MILION E NJË ARSYE, nga e kaluara dhe mbi të
gjitha për hirë të së ardhmesë.
Lufta
Shqiptaro-Serbe, herë e shpallur e herë
e pa shpallur, ende nuk ka përfunduar, vetëm
kur fillimisht Shqipëria e tërheq
Ambasadori-n nga Beogradi, me rastin e
veprimit të parë fillon menjëherë përpilimi dhe dorëzimi i PADI-s, në Gjygjin ndërkombëtar, që do
pregaditet duke kalkuluar
dëmet e shprehura në valutën €
apo në valutën $ në Miliarda, Bilion e
Trilon dëme të shkaktuara për më shumë
se një shekull. Atëherë Serbia, do të fillon ndoshta të ndërron qasjen ndaj
neve Shqiptarëve.