| E diele, 25.06.2023, 07:55 PM |
NGA ASOCIACIONI HUMNIST BRITANIK
Çka
duhet të dijmë për vdekjen?
Një
gjë, për çfarë ne duhet të jemi të
sigurtë është se ne do të
vdesim! Secili do të vdesë! Por
disa njerëz nuk dëshirojnë të mendojnë
kështu! Ata nuk mund ta pranojnë këtë
fakt. Ata preferojnë të
mendojnë që vdekja nuk është fundi ynë! Ata mendojnë se mund të
vazhdojnë të jetojnë edhe përtej vdekjes! Ndoshta ndonjë jetë
tjetër në tokë apo jashtë saj, ku do të
shpërblehen, ose ku do të
ndëshkohen sipas veprave që i kanë bërë!
Por të
dëshirosh që diçka të jetë e
vërtetë, nuk domethanë që të jetë e
vërtetë! Nuk ka asnjë ide se mendimi ynë
do ta shpëtojë trupin apo shpirtin tonë! Kuptim me vlerë gjatë
jetës mund të jetë dashuria, përvoja, komunikimi, arrijtjet, ngrohtësia
e diellit në fytyrat tona…
Mendoni
sikur jeni duke e lexuar një libër të
mirë, ose se jeni duke e ngrënë një
tortë të shijshme! Këto mund
t’ju ofrojnë kënaqësi të mëdha! Por një gjë që
i përzinë këto dy kënaqësi është se ato
do të përfundojnë! Libri mund të
vazhdojë gjatë, gjatë; ashtu
sikur edhe torta…Megjithatë, që të
dyja , heret a vonë do të
përfundojnë një ditë.
Vdekja
është pjesë natyrore e jetës. Ka kuptim të provojmë të mos frikësohemi prej
vdekjes dhe në vend të frikës, të
vetëdijësohemi për këtë realitet.
Pas gjithë kësaj duhet të fokusohemi për
të gjetë
kuptimin dhe qëllimin këtu dhe menjëherë! Duhet të kuptojmë
se ne kemi vetëm një jetë! Duhet
t’u ndihmojmë edhe të tjerëve që ta
kuptojnë të njëjtën gjë! Duhet të dallojmë
të mirën nga e keqja në këtë jetë, pa pasur nevojë
për t’u shpërbly nga ndonjë vend tjetër!
Kur
ne vdesim, ne do të jetojmë nëpërmjet
punës që kemi bërë dhe në mendjet e njerëzve, jeta e të cilëve ka qenë pjesë e jetës sonë. Trupat tonë do
të shpërbëhen dhe do të bëhen prapë pjesë e natyrës! Dhe nga atomet
që ne i kishim, do të krijohen
gjëra tjera, si pemë, zogj, lule dhe
flutura!
Përktheu:
Sami Islami