E premte, 29.03.2024, 05:22 AM (GMT)

Mendime

Kimete Berisha: Rritja artificiale e Albin Kurtit!

E diele, 18.06.2023, 06:44 PM


Rritja artificiale e Albin Kurtit!

Nga Kimete Berisha

- Si domatet që duken të freskëta por që për 1 orë qelben;

- si pulat që i stimulojnë me hormone për të bërë vezë jonatyrshëm, sa më shumë...

- si mollët e vjetra të lyera me dyll...

Albin Kurti, u rritë këto ditë.

- U rritë nga hormoni i testosteronit që stimulon agresivitetin, dhunën;

u rritë nga stupci, nga gjaku, nga plagosja, nga eshtrat e thyer,

nga kidnapimi, nga uzurpimi, nga forca...

- Pra, nuk u rritë nga ndonjë punë e mirë dhe e mbarë, nga paqja e nga qet?sia.

U rritë nga shamjet, nga ofendimet, nga përqeshja dhe përndjekja e perendimit.

- U rritë duke e zbuluar fajtorin e trishtimit të shqiptarëve, që sipas Albin Kurtit është KFOR-i.

- NATO po bombardohet nga Albin Kurti, në Veri!

- I viktimizoi policët e varfër, të leckosur e të mërzitur që Albin Kurti ua zvogëloi rrogat;

- i viktimizoi gazetarët, nuk u tregoi gazetarëve se populli në Veri janë të armatosur,

- e viktimizoi KFOR-in (duke e joshur të hyjë në luftën e Albin Kurtit.

E, pasi KFOR-i nuk e pranoi komandën e Albin Kurtit për të nis luftën - ky i shpalli armiq)....

- dhe shkoi te nanat e policëve të rrëmbyer e i përdori lotët e tyre për ta ujitur me ta 'pjellën' e tij anti-perendimore.

- Shumë shqiptarë u gëzuan që kanë një kryeministër që s'e bën hesap Amerikën. As NATO-n, as BE-në!

- E rritën.

Por është rritje artificiale.

Anipse është rritje e lindur nga nevoja për hakmarrje dhe urrejtje, kjo rritje Albin Kurtit po i kryen punë.

- Opozita nuk e bën dallimin.

Duke dashur të mos zvogëlohen edhe më shumë, opozita e kanë zbutur gjuhën ndaj Albin Kurtit.

Dhe pikërisht zbutja i bën petë edhe më shumë.

- Vet nuk dinë të rriten, dhe për këtë Albin Kurti nuk u ka faj.

- Në momentin kur popullata u thonë mbledhësve të sondazheve se e mbështesin Albin Kurtin për pushtimin e botërave dhe nënshtrimin e Amerikës, ata janë duke ikur nga Kosova për në perendim.

- Albin Kurti po rritet nga zemërimi

i popullit që po largohet nga Kosova.

Nga helmi dhe nevoja e vjetër për  hakmarrje ndaj Serbisë.

Kjo është rritë e deformuar, rritë e helmuar.

- Në qeverisjen e Albin Kurtit kanë ikur nga Kosova 120 mijë shqiptarë.

Kaq e mirë u bë Kosova.

U mbyllën mijëra biznese, u varfërua populli...me nihilizëm e nënçim, u shkatërrua çdo arritje e Kosovës.

- Opozita nuk duhet të pyes pse po rritet Albin Kurt!

Pyet: pse s'po rritesh ti.

- Nga dhuna lindi Lëvizja, dhuna e mban në lëvizje.

Albin Kurti e di se shqiptarët janë të zemëruar, të tërbuar dhe të palumtur.

Janë populli më i varfër në Evropë.

Dhe mllefin e vjetër nuk e kanë nxjerr nga fundi i barkut, sepse e kanë pritur Drejtësinë...

Drejtësi s'ka pasur kurrë, prandaj u pëlqen dikush që e gjuan djallin

me çfarë i ka qëlluar në dorë.

U pëlqen mangupi, vrasësi, krimineli, hakmarrësi që ia tregon vendin armikut...e këta e shikojnë nga larg.

- Albin Kurti e shfrytëzon Veriun si teatër absurdi ku zbrazet mllefi.

E mllefi, mendon se nuk e kalon lumin në Jug, mllefi mbetet në Veri, NATO nuk e lë të rrjedh.

- Gufimi i Albin Kurtit (anipse artificial), tregon se shqiptarët e duan një 'vrasës' të Amerikës dhe perendimit dhe atë 'vrasës' e kanë gjetur.

- Paradoksi është se nevoja për ta 'vrarë' Amerikën, NATO-n dhe perendimin në Kosovë 'ka lindur' në Amerikë dhe në perendim, aty ku jetojnë shqiptarët, që ëndërrojnë ta vrasin 'padronin' e tyre në Kosovë.

- Robi ëndërron ta vras 'zotëriun e tij'.

- Unë i kisha lënë të lirë ta pushtojnë botën!

Sot kundër Amerikës, NATO-s dhe perendimit është Putini, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani!

Kjo e fundit, ndoshta pa vetëdije.

P.S. Ky shkrim u shkrua pasi vendosa të mos shkruaj më.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora