| E enjte, 15.06.2023, 07:46 PM |
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Perëndim
apo...?!
Novelë
IV
E
ndiqja me vëmendje rrëfimin e saj të sjellë nga antikiteti dhe nuk durova dot
më. Nga që u kënaqa shumë, e përgëzova për këtë gjetje fantastike, një legjendë
antike, e cila paralelizon një gojëdhënë tejet domethënëse, me bëmat ogurzeza
të shekullit të ri.
Papritur
ndala mendimin dhe iu drejtova ndërgejgjes: “Ajo ka të drejtë, sepse e
gjithë bota është molepsur në llagëmet e errëta të krimit, korrupsionit dhe
trafiqeve mafioze”. -belbëzova dhe pa e zgjatur, u shpreha...
-Ah,
mikja ime e mirë! Aja ime e shtrenjtë dhe luftëtare e paepur, ashtu si heronjtë
e luftërave për liri, je përpjekur me shpirt ndër dhëmbë si ti dhe askush
tjetër për të sigurur mbijetesën.
-
Mos më mbivlerëso, të lutem se edhe unë, si të gjithë kam huqet deh të metat e
mia. Jo vetëm unë, po të dy bashkë kemi punuar edhe jashtë mundësive, si dhe
kushteve sociale. Jetonim në ngërçin e një trysnie të shumëfishtë për të
mbajtur frymën gjallë. Eh sa halle të shkatoi ty martesa jonë! E ka,
të qartë, se sa e sa gjëra t’u privuan sepse u martove me të bijën “e
kulakut, të armikut të papullit, me reaksionaren që i kishte lyer duart me gjak”. O Zot, nuk e di, çfarë monstra mban mbi
tokë?! A ka mundësi që një ende e palindur mori një dënim të pamerituar?! Çfarë
krimi mund të kryejë një foshnje 40 ditshe pas çlirimit të Vlorës? Fëmija që
sapo ka përshëndetur tokën a mund të shpallet armik i popullit?
-
Ishin arsyet politike që unë bëja dy punë në të njëjtën kohë. Ushtroja
profesionin e mekanikut dhe pas pune punoja si saldator në fabrikën e lëkurave.
Është sakrificë sublime të punosh nën rrezet “X”që shkatërrojnë shëndetin vetëm për të zëvendësuar pagën tënde të mohuar nga
ai sistem i pathemeltë. Ndryshe nuk do ta përballonim dot jetën. Nuk doja
kurrësesi që të bëheshim gaz i botës.
-
Miku im i mirë, asgjë nuk është ashtu siç e shohim, pasi ne ndeshim vetëm
fasadën e jetës së pakicës, por jo tonën. Natyrisht fasadën tonë nuk është
nevoja ta reklamojnë, pasi “ATA” janë kundër të vërtetës dhe realitetit real që
përjetojmë ne nën grahmat e një shpirti të lënduar. Pavarësisht se vujatjet dhe
jeta jonë nuk merret si shembull, por e njëjta gjë shihet edhe tek ne, vetëm
pamja e jashtme. Kishte raste të panumërta që nuk kishim asnjë qindarkë në
xhep, por nuk e jepnim veten dhe askush nuk e dinte se ne ishim në ditë të
hallit. Kur dilnim në rrugë me një paraqitje të admirueshme, të veshur thjesht
dhe bukur, kjo na bënte të harronim gjendjen tonë ekonomike që ishte për të
dëshiruar. Madje mosparaqitja e realitetit tonë apo fshehja e së vërtetës së
gjendjes sonë shpirtërore të hidhur, na ngrinte peshë edhe në opinion. Ne të dy
kurrë nuk kemi lejuar që të kënaqnim shpirtërat e smirëzinjëve që llapnin pa
doganë, se bashkëjetesa jonë nuk e kishte të gjatë. Madje na i thoshnin jo
vetëm pas shpine, por edhe në sy, sepse sipas tyre ishim shumë të rinj dhe nuk
do t’i përballonim dot vuajtjet, papunësinë dhe mungesën e familjarëve. Jo
vetëm për shtetin komunist, por dhe për njerëzit e thjeshtë që nuk u hymte
asgjë në xhep, ne ishim të padëshirueshëm. Kjo ishte metoda e ideve komuniste
që ne të humbisnim besimin në vetëvete e t’na çorodisnin për t’na i zvordhur
dëshirën dhe mundësitë tona për një jetë normale. Megjithëse ishim nën një
trysni të trefishtë, të familjes, të shoqërisë dhe të shtetit, ne të dy nuk u
dorëzuam. Vuajtjet, hallet dertet, të mirat dhe të këqijat tona i fshihnim me
kujdes në labirintet e thella të qenies sonë. Ndaj sekretet e fshehura në
skutat e errëta të shpirtit sot dalin, lëndojnë dhe kanë po atë dhembje si
atëherë, kur ishin plagë të freskëta. Çudia më e madhe për llafazanët,
thashethemexhinjtë pa një gramë edukate dhe kulture që i zhyste në mendime,
ishte qëndresa dhe vendosmëria jonë. Në dukje shpërfillës ndaj gjithçkaje që
thashë më sipër, ne dilnim shëtitje, shkonim në barlulishte, në plazh, në
kinema ose në teatër. Për pushime shkonim jashtë qytetit, në Sarandë,
Gjirokastër, Përmet, Korçë, Dardhë, Voskopojë, Pogradec, Elbasan, Tiranë,
Durrës, Shkodër(Shëngjin, Velipojë dhe rrethinat e saj, madje deri në Theth.
Aty njohëm dhe shijuam bukurinë përrallore dhe mistike të pyjeve, madhështinë
dhe magjinë e këngës së rrallë apo nanuritëse të ujëvarës që s’pushon as ditë e
as natë.
Dikush
mund të pyesë: - si ia kanë dalë vallë me një rrogë mekaniku të nivelit
mesatar?
Kush
do që të jetojë si njeri, e racioanlizon jetën. Ndoshta më pas do ta tregoj se
si...Por një gjë e di mirë. Kur nuk je në gjendje të administrosh aftësitë e
tua për jetën, jo vetëm ke gabuar, por je fundosur në faje të pandreqshme nga
ku s’del dot më.
-Të
gjithë kemi brenda vetes enigma, por jo të tërë njerëzit e zhbirojnë veten dhe
kërkojnë me ngulm për të gjetur aftësitë mendore dhe fizike, virtytet dhe
gabimet e bëra me apo pa ndërgjegje. Për fat të keq “ATA”që nuk gërmojnë e
s’kërkojnë shumë nga vetja, vetquhen të pagabueshëm dhe besojnë se dinë dhe
bëjnë gjithçka.
-Unë
them se është pikërisht mungesa e analizës së ndërgjegjes që njerëzit
përsërisin të njëjtat gabime. Gjithashtu mendoj se të kërkosh nga vetja gabimin
që të bëhet pengesë për jetën, është një
proçes i vështirë. Arsyeja gjendet tek ne. Njeriu nga vetë natyra e tij
kontradiktore, nuk është në gjendje të depërtojë në xhepat dhe honet e errëta
të shpirtit. Nëse dikush e bën këtë, atëherë ai arrin të njohë gabimet dhe
fajet e veta. Njeriu që ka guxim e vullnet, jam më se e bindur se ai do të
arrijë të analizojë dhe të njohë vetveten. Vetëm atëherë do të jetë në gjendje
të reagojë dhe të riparojë të këqijat që janë strehuar dhe kanë hedhur rrënjë
në organizmin e tij, duke ia përlyer karakerin dhe ndëtrgjegjen e tij.
-
Për sa tregove më parë është një legjendë që vjen nga antikiteti, por mjerisht
ne e kemi përjetuar këtë zhgënjim me shekuj, nën dhunën dhe trysninë e të
huajit. Identike me kutinë e Pandorës, është vazhda e historisë dhe sot në
kohët moderne. A nuk ka ndodhur e po ndodh e njëjta gjë ndër shqiptarët? Idetë
utopiste marksiste-leniniste të huajtura nga sllavët qysh nga vitet ’20-25 të
shek. XX. Ato ide utopiste mbijnë dhe hodhën rrënjë në vendin tonë të gjorë.
Për fat të keq ato vazhduan të mësohen nëpër shkolla si lëndë të detyruara për
të helmatisur shpirtin dhe mendjet e dëlira të brezit të ri. Më e keqja ishte
jetëgjatësia mbi më shumë se tri dekada e ndikimit të tri miqësive mes vendit
tonë dhe Moskës, Beogradit e Pekinit. Programet e shkollave të të paudhit,
pushtuan dhe u rrënjosën në mendjet, zemrat dhe shpirtin e shqiptarëve. Me ide
të mirëstudiuara, u zëvendësua shqiptarizmi, sepse këto shkolla të marksizmit,
ishin idetë djallëzore që dolën nga ferri i kuq dhe u përvetësuan nga njerëzit
pa dije,pa kulturë dhe pa horizont për të nesërmen dilemë.
-Shpirt,
nëse nga kutia e Pandorës doli shpresa e njerëzimit, kurse me daljen e ideve
marksiste, doli djalli nga ferri që helmoi, përzhëliti e varfëroi zemrat dhe
mendjet e çdo vatre shqiptare. Komunizmi i ngjan bimës së krisjes, që edhe kur
e pret, rrënjët e saj marrin hov dhe shpërndahen me shpejtësi. Siç helmon e
mbyt krisja drithrat, ashtu, edhe
marksizmi me diktaturën e egër komuniste ka helmuar e çoroditur mendjet e
shqiptarëve, duke i çuar në shterpësi mendore dhe intelektuale. Ne kemi ecur
qorrazi nëpër sokakët pa dritë të territ të kuq, jo pak, por ky mallkim nisi
dhe po vazhdon mbi 80 vjet. Për fatin tonë të keq ne na futi në hasmëri me
njëri -tjetrin. Askush nuk e di se çfarë efekti të mallkuar ndikoi tek ne, sa
nuk gjejmë kurrë qetësi dhe as paqe me vetëveten. Ku është parë dhe dëgjuar për
gjëmat tragjike që kanë ndodhur e ndodhin në Shqipëri? Kronikat e zeza na
përshëndesin çdo mëngjes triumfatore, duke na e bërë ditën skëterrë dhe na i
vrasin shpresën për të menduar dhe vepruar me qartësi. Vrau vëllai, vëllanë; tradhtoi gruaja,
burrin; mohoi djali babanë. E gjithë këtë katrahurë antikombëtare dhe
antinjerëzore e solli ai sistem i neveritur dhe i urryer, fara e keqe e
komunizmit. Idetë shterpa dhe utopiste të një sistemi të panjohur më parë i
ndanë e i përçanë shqiptarët njëlloj si romakët me politikn e tyre antikombëtare, “përça e sundo!”.,politikë
që solli përçarjen dhe urrjtjen mes shqiptarëve qysh në luftërat iliro-romake.
Kjo influencë negative dhe shkatërruese vazhdon edhe sot që e shikojmë njëri
tjetrin me urrejtje, na erret shikimi për mirësinë e tjetrit. Ku shkoi
mirëkuptimi, dinjiteti i shqiptarit, detyrimet ndaj njëri-tjetit, dashuria e
respekti për prindin si dhe anëtarët e familjes se në deje kanë të njëjtën ADN?
Ç’u bë dhe pse u nëpërkëmbë tradita e bukur dhe e lashtë shqiptare, kur me një
të shtrënguar dore, ndanin kufijë dhe sinore?
-Nuk
të kundërshtoj, jo. Por më sëmboi në shpirt, kur më thirre “shpirt”. Kisha kohë
pa e dëgjuar, ndaj u mallëngjeva së tepërmi.
-Ke
plotësisht të drejtë, por së pari nuk jemi më të rinj. Tani jami shokë. Pastaj
në gjendjen tonë shpirtërore ndikojnë edhe problemet sociale të pamenduara
ndonjëherë më parë, si dhe gjendja shëndetësore e moshës së tretë.
-Është
mëse e vërtetë. Një shpirt i lënguar dhe i lënduar nuk mund të lejojë që ne të
dalim nga vetja. Është gjendja financiare e papërballueshme, dhembja fizike,
shpirtërore dhe mendore ajo që sundon dhe frenon gjithë ndjenjat.
-Gjithsesi,
asgjë që shohim nuk është ashtu siç duket. Nëse sjell si shembull detin e
paanë, atë çka ne shohim, ka ngjyrën e kaltër ose blu. Ndërsa uji që shohim kur
dallga e nxjerr në breg, na duket i tejdukshëm si pa ngjyrë. Në të vërtetë
është dendësia e ujit të detit apo oqeanit që transmeton në sytë tanë ngjyrën e
thellësisë, sipas së cilës mund të duket e kaltër ose blu. Pse jo, edhe
vend-vende e dallojmë të blertë. Kjo ngjyrë ndikohet nga thellësia e ndoonjë
grope apo nga bimësia e dendur nënujore. Mjerisht tani na duket vetja tërësisht
të kalçifikuar dhe s’jemi më të zotët për asgjë.
-Miku
im i ditëve të mira dhe të këqija, i halleve dhe i derteve, edhe vet jeta ose
bota është sinonim i ngjyrës së detit, sepse jeta nuk është vetëm bardhë e zi.
Ajo nga çasti në çast, nga dita në ditë, nga koha në kohë ndryshon dhe merrë
karakteristika të tjera që dallojnë nga madhësia, format, ngjyrat, veprimet,
funksionet dhe vlerat. Këto dhe sa fenomene apo sende në natyrë pësojnë
zhvillime, taruma dh janë aq të
ndryshme, sa mund të jenë jo vetëm pozitive, por edhe negative ose asnjanëse.
Fasada e jetës është sipërfaqësore, kurse e vërteta që është thelbësore,
fshihet pas maskës së kësaj dukurie farse. E bukur, tërheqëse, joshëse dhe e
lakmuar nga njerëzimi në të parë, apo në dukje, por e errët dhe dilemë brenda
kontekstit “fasadë”. E tillë është edhe bota e brendëshme njerëzore. Të kësaj
natyre jemi unë dhe ti, pasi brenda nesh janë kundërshtitë e karakterit tonë.
Por për fat të mirë ne nuk jemi të lëbyrtë që të mos i kuptojmë enigmat apo
dilemat që fshihen pas asaj fasade në dukje brilante në ekranet e TV, por që
ndikon negativisht në edukimin e fëmijëve dhe rinisë. Për fat të keq ajo mbush
edhe mendjet e zbrazta apo si kungulli të të rriturve pa tru.
-Pikërisht
kjo po ndodh tek ne. Me lakuriqësinë e jetës televizive, po shkatërrohen
fëmijët, rinia po tjetërson karakterin gjinor, e shtyrë nga reklamat, pse jo
dhe familja, po tronditet nga themelet.
-Po,
Timi, duam apo s’duam ne, ky është
realiteti. Çdo ditë dëgjojmë dhunë dhe krime brenda familjes. Një tregues i
hidhur është niveli i lartë i divorceve, shpesh herë i ndikuar nga reklamimi i
një jete jo reale. Çdo prind, burrë dhe grua, nënë dhe baba, duhet të qëndrojnë
me këmbë në tokë për të rritur fëmijë të shëndetshëm fizikisht, mendërisht,
moralisht dhe gjenetikisht. Por çfarë emri t’i vëmë, kur si burrat, edhe gratë bëjnë jetën e tyre private? Vetëm darka i
mbledh në strehën familjre, në të ashtuquajturën “shtëpi”, e cila meqë shërben
si strehë për bujtje gjajtë natës, pa heztim mund të quhet dhe “hotel”. Po a mund të quhet familje kjo?! Kurrë. Në
këto raste që po përgjithësohen dhe shtohen nga dita në ditë, fëmija më shumë
do, respekton dhe i hapet dados për problemet që e shqetësojnë, se sa nënës. Babanë, për shkak të mungesës së
vëmendjes ndaj tij, e sheh me indiferentizëm. Akoma më e pafalshme është kur
fëmija tallandiset si top futbolli sa nga ‘njëra fushë’ në ‘tjetrën’ në rastet
e panumërta, kur prindërit janë të divorcuar. Nuk ka se ku të shkojë më keq se
kaq. Po humbet nocioni i familjes që është bërthama e një shteti.
-
Aja, një gjë nuk kuptoj. Çfarë përgjegjësie dhe detyre kanë këta prindër ndaj
fëmijëve? Kur familjen e ka marrë lumi, kurrë nuk mund të ndërtohet një shtet i
fuqishëm. Këto dobësi i shfrytëzojnë fqinjët për ta shkërrmoqur fare
Shqipërinë. Këto janë pasojat e gabimeve dhe fajeve të “Të Madhit të Familjes.”
-Ne, raca
pellazge-ilire jemi të parëlindurit e këtij gadishulli të praruar nga dielli,
të bekuar nga pozita gjeografike, të adhuruar nga bukuria dhe të begatë nga
pasuria. Tani nuk kemi më, me se të mburemi.
Ardhacakët nga
Afrika e Azia apo sllavët e ardhur nga shpatet e maleve Urale, na e vodhën
padrejtësisht gjithçka që na përkiste, si, autoktoninë, si të parët banorë që
filluan të frymojnë në këtë troje të shenjta. Vendin tonë të bukur e të pasur
ndër vite e kanë nxjerrë në ankand të pangopurit, mashtruesit, gënjeshtarët,
intrigantët dhe të korruptuarit që ia kanë shitur shpirtin djallit, pasi ua ka
errur shikimin paraja e pistë. Të eturit për pushtet si hienat e pangopura me
gjak kërmash, edhe të lëbyrtët e etur nga ethet e parasë dhe pasurisë pa djersë
e pa mund, u kanë shtrirë dorën të ashtuquajturëve “miq” për të ruajtur ‘pronat e tyre’
paligjshme të rrëmbyera me dhunë nga pronarët legjitimë, me vjedhje dhe
falsifikim. Kjo është njëra anë e medaljes, kurse ana tjetër, duan të ruajnë “statuquonë
”, kjo,vetëm për të përjetësuar pushtetin komunist. Ky sistem që eliminoi
pluralizmin politik, kurrë nuk mund të quhet Demokraci. Neokomunizmi që sundon
në shekullin XI, jo vetëm është vazhdimësi e diktaturës së proletariatit por më
e sofistikuar, se u ka zënë sytë paraja
dhe u ka vulosur veshët padrejtësia. Na e vodhën të shkuarën, na
shkatërruan të tashmen dhe na humbën shpresat për të ardhmen, pa turp, pa frikë
dhe në mes të ditës me diell. Nuk dimë më ç’të themi, kur vetëm ajrin e
ndotur sa për të frymuar si astamtikë, nuk na e vjedhin dot. Shqipëria e
gjymtuar, e cunguar dhe e tjetërsuar ngeli një ngastër toke, sepse fatet e saj
i ka vendosur diplomacia evropiane, duke futur mes shqiparëve urrejtjen fetare.
Me ne po ndodh çudia më e madhe e Universit. Ne
kemi qenë i vetmi komb që është mar si shembull i unitetit dhe mirëkuptimit fetar, pasi kanë
bashkëjetuar në harmoni të tri besimet fetare, islame, katolike dhe ortodokse.
Po tani çfarë po ndodh me besimet fetare tek ne? Po ndodh një ndarje fetare që
është fatale për kombin. Gjithashtu ka shekuj e shekuj me radhë që ka filluar
shkombëtarizmi i këtij vendi autokton. Janë dy dukuri që ndihmojn ënjëra
-tjetrën për shpërbërjen etnike të kombit.
Kurse tani gjithë vendi është shitur në sa e sa “shtete bamirës”
që i kanë premtuar “Të Madhit të Familjes” përjetësisnë e “karriges së
Meduzës.” Vallë ç’ka mbetur për ne që kemi ngelur me gisht në gojë? Është
kuptimplote shprehja, “Ç’e do mall e ç’e do gjënë, kur s’ke burrë për të
qenë!”
-Ke të drejtë që
flet e revoltuar, Aja ime. Politikanët dhe partitë politike kanë djallin në
shpirt dhe nuk pyesin për pasojat e rënda
që ndikojnë mbi shumicën, sepse u mungon ndërgjegja kombëtare apo
shqiptarizmi. Historia ka plot raste që asgjë e mirë apo e keqe nuk ndodh dhe
nuk kryhet pa dashje në atë që quhet “Familje e Madhe”. Çdo gjë është e
planifikuar me detaje, se si do të “zhvillohet” vendi dhe çfarë përfitimesh do
të kenë “ideatorët” që mendja në vend të florit upjellë vrerë dhe helm vdekjeprurës.
- Gjyshi im i
ndjerë, kur nuk ia kishte ënda të ndihmonte një person negativ apo dembel që
vinte dhe sghtrinte dorën për miell hua, i përgjigjej:
-Me gjithë qejf
do të të kisha ndihmuar, po për fatin tënd të keq, ’zotëri’...,
“miellin e kam nderur në tel për t’u tharë!” Kësaj i thonë: ‘Ik
se nuk t’a kam ngenë!”
-Sa e sa pyetje të
tilla enigmatike dhe aforizma ka vallë kjo rrugë e gjatë me emrin “jetë” ?-
Pyeta ndërgjegjen dhe vazhdova meditimin.
-I jap të drejtë
gjyshit tënd, se dembelët dhe sahanlëpirësit nuk duhet të ndihmohen që t’u
bëhet mësim dhe t’i përvishen punës. Nuk është thënë kot shprehja e gojartit popull: “Puno, o këmbë e dorë, të hani
mish e lakror!”
***