Mendime
Nue Oroshi: Kosova në udhëkryq dhe strategjia për ruajtjen e shtetit të Kosovës
E enjte, 02.02.2023, 07:56 PM
Kosova në udhëkryq dhe strategjia për ruajtjen e shtetit të Kosovës
Nga
Nue Oroshi
Ka vite të tëra që përmes shkrimeve
publicistike e kam ngritur zërin për humbjen e rrugës në oborr të
politikës së Kosovës. E kjo humbje e rrugës ka një kronologji të shëmtuar e
cila është e lidhur ngushtë me interesat e politikanëve të Kosovës të cilët në
vrap për tu pasuruar nuk shikuan fare se ku po e fusin kokën dhe me sy të
vërbuar futnin gojën, hundët dhe dhëmbët në thasët e errët që nuk dinin fare se
çfarë bërllogu ka mbrenda aty. Kjo i kushtoj shtetit të Kosovës i cili u
ngrit me mundin dhe gjakun e shumë gjeneratave shqiptare. Shtet i cili u
ngrit me përkrahjen e miqve tanë tradicional Amerikës, Gjermanisë, Anglisë, Austrisë
dhe ndonjë shteti tjetër. Por e keqja ishte se politikanët tanë harruan se kush
e ndihmoj Kosovën të bëhet shtet. Ata duke vrapuar pas lirave turke, rubelave
të Rusisë dhe dinarit serb, që i
konvertonin nëper banka të huaja në euro e dollar dhe e humbën orientimin
politik. Humbja e orientimit politik nga drejtimi i vijës politike Berlin, Bruksel
Washington në vijen politike Beograd , Stamboll e Moskë i kushtoj shumë shtrejt
shtetit të Kosovës.Madje ky orientim i mbrapshtë politik shkoj deri aty sa që
shumica e partive që janë sot në Kosovë si pozitë ashtu edhe opozitë filluan ta
shkelin me dy këmbët historinë shqiptare. Ata heronjët tanë filluanë ti
përbuzin.
A nuk ka gjë më të vështirë dhe më
dëshpruese?! A nuk është trishtim dhe gjamë, kur në Kosovë refuzohet heroi më i madhë
shqiptar Gjergj Kastrioti dhe i ndalohet ndërtimi i Muranës në Prizren?!
Në të njejtën kohë lartësohen armiqtë tanë, kriminelët Sulltan Mehmeti e Sulltan Murati.
Kjo ka ndodhë fatkeqësisht në shtetin e Kosovës. Politika jonë në vend që të
shkoj drejt Evropës ajo e mori rrugën e Beogradit, Stambollit e Moskës. Politikanët
tanë u shitën në këto tri shtete dhe filluan të punojnë për interesat
antishqiptare ku shkelën gjakun e heronjëve shqiptarë të derdhur nëpër
shekuj.Këtë e panë më se miri shtetët mike të shqiptarve Amerika, Gjermania, Anglia,
Austria të cilët u dëshpruan deri në palcë me orientimin politikë të
politikanëve tanë. Ata na ndihmuan që ta bëjmë një shtet shqiptarë ndërsa
politikanët tanë u orientuan që këtë shtet ta bëjnë turk, serb e arab. Harruan
rrënjët e tyre kombëtare.Harruan se kush kanë qenë, kush janë dhe në cilin drejtim duhet shkuar
shqiptarët. Qeveritë tona si ato të mëhershme si kjo që është sot nuk ditën
asnjëherë të bëjnë një strategji shtetërore dhe kombëtare.
Ato gjithmonë iu larguan
bashkëpunimit me intelektualë me vizion kombëtar dhe tentuan gjithmonë ti
mbajnë larg ata. E kishin frikë anën kombëtare të këtyre intelektualëve. Edhe
sot e kanë këtë frikë. E rreth vetës afronin puthadorë e zvarranikë që kapeshin
në çdo lëkurë vetëm, i ndërronin partitë
kur e nuhateshin erën në stilin e urithit të nëntokës se cila parti politike do
ta fitoj pushtetin, për t´iu
bashkangjitur asaj. Te tillë ka me shumicë në Qeveri dhe Parlament edhe Albin
Kurti. Me një fjalë mbetën politikanë lokalë dhe pa një vision të qartë
politikë. Sikur të kishin një vizion ata për tema të mëdha shtetërore dhe
kombëtare do të uleshin me njëri –tjetrin dhe do ta gjenin një mënyrë të
bashkëpunimit kur janë çështjet e mëdha kombëtare në pyetje.Tash që Kosova
gjindët në një udhëkryq të madh politikë që vjen pikërisht nga dëshprimi i aleatëve
e miqve tanë amerikan, gjerman, anglezë
e austriakë situata asnjëherë nuk ka qenë më e keqe politikisht. Këtu duhet ti
shtojmë edhe faktin se sërbet asnjëherë nuk e kanë ndalur luftën kundër
shqiptarëve. Ata duke parë se luftën me Naton e humbën filluan një ofenzivë të
tmerrshme diplomatike kundër Kosovs dhe një lobim të fuqishëm në Amerikë
dhe Evropë.
Hargjuan mijëra miliona
euro shumicën e të cilëve i merrnin nga shitja e mallrave të dyshimta që
i shisnin në Kosovë.Kurse politikanët tanë në vend që të bënin një strategji
kombëtare ata luanin politikë tregtare.Partitë tona politike në Kosovë u
shëndrrun në firma tregtare dhe bënin gara e bëjnë edhe sot se cila po ia kalon
tjetrës duke u financuar nga parat e pista dhe fonde të ndryshme të dyshimta.
Kjo i bëri ata të dukën si politikanë të mëdhenj, si milionera të mëdhenj e dorën në zemër prap
mbetën ata që ishin, të cekët nga mendja dhe të vegjël në shpirt e të ngushtuar
në zemër. Sa kocë që ju afrohej që të lepinin ata nuk ngurronin fare.Kosovën e shënderruan
në tokë të plaçkitur.E rjepën në të gjitha anët dhe tash ka mbetur asht e
lëkurë.Të tillët a ndihën të turpëruar kur mërgimtarët tanë presin katër, pesë apo edhe gjashtë muaj dhe nuk kanë
mundësi ta marrin një Pasaportë të Republikës së Kosovës sepse mungon letra.Në
këtë gjendje është sjellë shteti i Kosovës.
Strategjia për ruajtjen e shtetit të
Kosovës
Tani që është hasur sharra në gozhdë
dhe që amerikanët dhe europianët kanë bërë një plan që është në dëm të Kosovës.
Politikanët tanë sërish janë duke u treguar shumë të paaftë në bashkëpunim me
njër- tjetrin. Ata në vend që të ulën dhe diskutojnë mënyrën se si duhet dalur
nga kjo gjendje e rendë e Kosovës ku po krijohen kushte që mbrenda shtetit të
Kosovës të vendosët një miniserbi dhe atë me bekimin e miqëve tanë që i
zhgenjyem deri në palcë. Politika jonë në vend të takimeve të fshefta me
amerikanë dhe europian për ta mundur njëri-tjetrin dhe për ta demtuar
Republikën e Kosovës, ata duhet bërë një strategji politike për të dalë nga kjo
krizë që e ka kapluar Kosovën.
Meqenëse kam një përvojë prej 32
vitësh në politikë unë po ia propozoj Qeverisë dhe Opozitës në Kosovë
mënyrën se si duhet dalur nga kjo krizë. Ata duhet ta përgatisin një Draftë
Dokumentë alternativë me atë që kanë përgatitur miqtë tanë. Ata duhet ti thonë
qartë se asociacioni me kompetenca qeverisëse një etnike në Kosovë është në
kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe ai veprim sjell mbrenda Kosovës jo vetëm
Serbinë por edhe Rusinë. Shqiptarët kanë vuajtur më shumë se një shekull nga
dominimi i politikës ruse në trojet shqiptare, nuk deshirojnë që ky dominim të
zgjasë edhe me tutje. Dhe derisa popullata shqiptare nuk e dëshiron këtë
asociacon një etnik dalja nga kjo Krizë është një Protektorat Amerikan në
pjesët e Kosovës ku serbët kërkojnë ta krijojnë asociacionin e komunave serbe.
Më një fjalë në krye të atij
asociacioni duhet të jetë gjithmonë një amerikan se bashku me personelin
qeverisës që do të jetë nga Amerika, dhe që do ta kordinojnë qeverisjën se bashku
me politikën e Kosovës. Për të dalur nga kjo situatë e rëndë politike
politikanët tanë duhet sa më shpejt të takohen bashkarisht dhe të fillojnë
ndërtimin e një Draft Dokumenti për një protektorat amerikan në pjesën ku po
tentohët të themelohët asociacioni. Dhe kjo duhet të bëhet vetëm nëse Serbia
dhe pesë shtetet e Bashkimit Europian në paketë e njohin Pavarsinë e Kosovës.Në
anën tjeter Qeveria e Kosovës duhët të fillon me themelimin e grupeve Lobuese
në Amerikë dhe Evropë.
Aty të lobojnë për Kosovën
personalitetet politike shqiptare të cilët kanë kontakte me politikën amerikane
dhe europiane, dhe ky veprim të bëhet së
më shpejtë. Por që ata që do të caktohen për të lobuar duhet ta njohin
politikën e atyre shteteve dhe të kenë kontakte të afërta me politikën e
shteteve ku jetojnë, dhe mos të caktohën
militantë partiakë dhe familjarë të politikanëve që deri dje as që kanë ditur
se çka është politika. Dhe nuk e dinë fare se çka është lobimi
politik.Shpeshherë ne shqiptarët për shkak të mosunitetit politik, gjelozisë personale të politikanëve tanë, shitjes
se lehtë të politikanëve tanë tek armiqtë tanë, kemi humbur betejat në tavolinë, apo siç do të thoshte një mik i imi i ndjerë
se "Shqiptarët
shpeshherë kanë shku për lesh e janë kthyer të qethur".