Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Koeficienti politik i Kurtit
E enjte, 02.02.2023, 07:57 PM
Koeficienti
politik i Kurtit
Nga
Ndue Ukaj
Ekziston
një e vërtetë - se Albin Kurti në asnjë temë të interesit publik nuk është i
vërtetë.
Është
tinëzar dhe i pabesë.
I
tillë ishte me kryetemën e madhe të shqiptarëve - bashkimin kombëtar - me të
cilën abuzoi me arrogancë, duke e banalizuar.
I
tillë është tani kur shtiret se po e ruan republikën e demokracinë.
I
tillë ishte kur shtirej se nuk e donte republikën e flamurit lara-lara.
I
tillë është sot kur i blatohet të njëjtës republikë e të njëjtit flamur.
Tanimë
duket qartë se me qeverinë Albin Kurtit asgjë nuk bëhet mbarë dhe nuk shkon
mbarë.
Sepse,
qeverisia e tij është pjellë e një ideologjie të mbrapshtë. Është qeveri e
mllefit, arrogancës dhe zemërimit.
Rrjedhimisht,
koeficienti i përcaktuar sot nga qeveria, tregon një të vërtetë tjetër të
ankthshëm politike: sa i varfër e i mjerë është koeficienti i moralit politik
të Kurtit. Për më tepër, krejt mënyra se si është mbajtë fshehtë deri me sot,
mënyra si është predikuar me epsh si tregim suksesi - është pasqyrim i krejt
asaj që po ndodh në Kosovë.
Ky
koeficient është koeficient i varfërisë së përgjithshme, para se gjithash,
varfërisë shpirtërore, që manifestohet ashpër në të gjitha fushat e jetës e
sidomos ndjehet ankthshëm në raportet e acaruara ndërmjet Kosovës e perëndimit
në përgjithësi dhe Kosovës e Amerikës në veçanti.
Kosova
kurrë nuk ka qenë më e izoluar, sepse Kurti me koeficientin e tij të mjerë
politik i ka acaruar raportet me perëndimin.
Kosova
kurrë nuk ka pasë më pak shpresë, sepse Kurti me koeficientin e tij të mjerë
politik, prej se qeverisë tregon se di të jetë arrogant e injorant i përzhitur
nga ideologjia komuniste.
Një
rënie kaq të frikshme politike, as kundërshtarët e armiqtë e Kosovës nuk do të
mund ta imagjinonin.
Dhe
më tragjikja e krejt kësaj është se koeficienti politik i Kurtit ka ndikuar që
në Kosovë të flitet hapur kundër Amerikës.
Thjesht,
për antiamerikanizmi në Kosovë kush më shumë nuk është meritor se Kurti dhe
lëvizja e tij e intrigave ideologjike.
Me
një fjalë, Kosova është në duar të njerëzve me koeficient të mjerë politikë, në
duar të një tufë injorantësh që pos zemërimit e urrejtjes deri me sot nuk kanë
treguar vlerë tjetër.