| E merkure, 14.06.2023, 07:55 PM |
Në
vijën e parë të frontit: keksat!
Nga
Kimete Berisha
Albin
Kurti ka provokuar luftë në Veri, me ymyd se KFOR-i ia realizon dëshirën dhe
lufton për të.
Sot
e ka kuptuar se në praninë e KFOR-i, hyn ushtria serbe në Kosovë, ditë'm drekë
i arreston policët e njësisë speciale të Kosovës dhe bën video me poshtërimin e
tyre.
Policia
e Kosovës sot ka dëshmuar se nuk mund ta ruaj as vetveten.
Ke
lyp luftë, qe lufta...çka ke tash që ankohesh se nuk po t'pëlqen lufta!
Luftë
të mirë nuk ka: armiku të hyn në territor, të arreston, të dhunon, të vret.
Pse,
çfarë ke pritur ti?
Sot
Albin Kurti dhe banda e tij e ministrave agresivë e analfabetë, nga restorantet
e Prishtinës kanë kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare - të ndërhyjnë menjëherë!
Pse
të ndërhyjnë!
Amerika
ju ka lutur si Zotin që ta tërhiqni policinë nga Veriu dhe t'ia lëni në duar
KFOR-it!
Amerika
dhe BE ju kanë lutur të mos provokoni luftë;
Amerika
njëqind herë ju ka lutur të tërhiqeni nga zjarri dhe t'i vendosni kryetarët e
komunave të Veriut në ndërtesa të tjera alternative.
Edi
Rama shumë i shqetësuar ju ka lutur q? të qetësoni dhe t'u përmbaheni
këshillave amerikane.
Askush
nuk mundi ta ndal shpirtin tuaj luftarak.
Bota
u tërhoq nga thirrja për paqe.
Tash
tregoni Ju se si dini të luftoni.
Nuk
keni dashur paqe, prandaj e keni humbur paqen.
Keni
dashur luftë, luftën e keni te porta.
Albin
Kurti ia ka parë perendimit veç muskujt e bombat.
Këshillat
e tyre ishin naive për madhështinë e tij.
Dhe
tash i këshillon 'naivët' se si duhet të veprojnë.
Qeveria
Kurti e ka tallur perendimin, i kanë bullizuar emisarët, i kanë sharë, i kanë
kërcënuar, i kanë mallkuar.
Pse?
Veç pse kanë kërkuar paqe.
Qeveria
Kurti janë shfaqur si super heronjë qiellor që nuk kanë nevojë për askënd në
këtë botë!
Çka
keni tash që po qani!
Albin
Kurtit, më dikushi i duket Lulzim Hetemi (që si lugat e mban të uzurpuar
godinën e komunës), se sa Blinkeni.
Nuk
ka ku shkon më ulët se kaq!
Albin
Kurti është i rrethuar me njerëz të tërbuar: me Fitoren, e cila garon me
qiellin dhe nuk ia lëshon udhën as shiut;
i
rrethuar me 'analistë' të frustruar që mendjen e kanë veç tek seksi;
me
Albulena Haxhiun që kërkon përgjegjësi nga bashkësia ndërkombëtare;
me
Sveçlën që e udhëheq luftën psikike të Albin Kurtit...
Me
Besnik Bislimin që bën mesele me perendimin.
Presidentja
Osmani sot në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian kërkoi Liri, Pavarësi,
Demokraci!
Sikur
as nuk e kishte informatën se Liria dhe Pavarësia kanë ndodhur.
Presidentja
Osmani foli sot në Parlamentin Evropian si komandante e luftës së Ukrainës; si
zëdhënëse e Zelenskyt.
E
lidhi fatin e Kosovës me fatin e Ukrainës.
Ajo
sillej sikur lufta me Serbinë vazhdon dhe se në Kosovë lufta nuk
ka
përfunduar më 1999.
Luftoni
tash...pres ti prijë luftës njëfarë Vella i Presidencës që sillet si baraba,
kryesori i mëhallës.
P.S. Nga lufta me polici
u tërhoq në luftë ushqimore.
Në vijën e parë të
frontit: keksat.