Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Rrospia

| E hene, 05.06.2023, 06:53 PM |


RROSPIA

NGA KALOSH ?ELIKU

Kurvave gra, u ka hije të shkërdhehen përqejfi në “Shtëpinë Publike” me burra të gjitha kombeve dhe feve, por jo edhe rrospive meshkuj të dalldisur dhe arratisur nëpër parti politike, në Shtetin e “përbashkët” me “Open Ballkan”, dhe “Bashkimin Evropian”. Nuk bëhet “Open Ballkan”, dhe “Bashkim Evropian” me Rrospi Meshkuj. Rrospi politike, që në emër të popullit shqiptar, luftojnë për pushtet, pasuri personale, dhe partiake. Rrospi, që shqiptarët e bënë shtet demokratik, dhe e shtinë në Evropë.

Përçudi, të gjitha luftërat në Ballkan, i kanë nisur Rrospitë Meshkuj, edhe atë: përshkak të grave besnike. Ditëve të fundit, edhe me “fitoren” e zgjedhjeve vendore në Shqipëri, dhe protestave të dhunshme me Asociacionin e serbëve në Mitrovicën e Veriut. Shkaku, se: ende vazhdojnë betejat e përgjakshme politike - partiake. Fundekrye, serbe me Dashnorin historik të “vëllazërim - bashkimit”, “vëllain” e Njerkës. Kurvërinë e tyre, gjatë sistemit komunist, dhe Sot: fatkeqësisht, Neokomunist?! Beteja erotike, para kamerave televizive, në Facebook, dhe Instagram në emër të grave shqiptare, duke përcjellë mesazhe “dashurie”?!

Sidoqoftë, edhe në këto zgjedhje vendore 2023 në Shqipëri, Edi Rama doli “fitimtar”. Edhe, pse: mua si parashikues i Ditës Nesërme, më duket dhe e parashoh si politikan i dalldisur pas grave si Don Kishoti pas Dylqinesë të Tobozës. Politikan, i cili edhe, pas zgjedhjeve vendore e vazhdon fushatën paszgjedhore para kamerave televizive me përdredhjet politike, se: “fitoren” ia sollën gratë shqiptare?!

Aspak, nuk është e vërtetë. Ia sollën burrat shqiptarë. Edhe, ato: Don Kishoti shqiptar i Tiranës me “revolucionet paqësore” në Sheshin “Skënderbeu”, nateditë para kamerave televizive, Facebook, Instagram e portale elektronike për t’u rikthyer në pushtet si “nongrata”. Dhe, Sanço Pança shqiptar me dy mbiemra në politikë, duke bërë me të dyja duart shqiponjën dykrenare para kamerave televizive, hipur mbi gomar. Shqiptarët, nuk kishin rrugë tjetër politike. Votën, ia dhanë Edi Ramës. Fenomen i çuditshëm te populli shqiptar: “për inatë të vjerrës, fjeta me mullisin”. Thënje, e popullit shqiptar. E, harrojnë Rrospitë Meshkuj, se: historikisht, shqiptarët për gra e kanë vra edhe vëllai - vëllain.

Nuk e vras mendjen, se ato gra shqiptare historike: Teutat Ilire, Marigonat, Shotë Galicat e Kosovës. Ose, Sulltanë Qafat e Kërçovës me gërshërë të dhenëve, ia sollën “fitoren” në pushtet edhe një mandat. Qëllimin, e kam krejtë në tjetër vend me këtë shkrim publicistik: fenomenin e çuditshëm politik shqiptar?! Pse, politikanët tanë shqiptarë, nuk janë parashikuesë origjinal, por plagjiatorë në politikë për Ditën e Nesërme?! Këmbekrye, edhe sot plagjiatorë të politikanëve botërorë, që i njeh edhe historia. Vërtetë, shumë politikanë botërorë e kanë fituar pushtetin me luftë, falë grave të tyre besnike, por nuk e besoj, se: pushtetin e “fitoi” Edi Rama falë grave shqiptare?! Edhe, pse ai ende vazhdon para kamerave televizive me atë dalldisjen e tij “artistike” të perdredhjeve politike, se: zgjedhjet vendore (2023) i “fitoi” me votat e grave shqiptare, dhe jo të burrave?! Thirrje, e çuditshme e një politikani evropian, që i porositë gratë shqiptare: “mos i dëgjoni burrat shqiptarë”?!

Edhe, pse: Edi Rama, vite më parë para se të hipi në pushtet, doli nudo në plazhë me “selfije” në Facebook dhe Instagram, erdhi në politikën shqiptare. Don Kishoti shqiptar i Tiranës, pa vetëdije i shpërndau ato fotografi në mjetet e informacionit, dhe rrjetet sociale si “armë” probagandistike. E fitoi pushtetin, deri më Sot: me përsëritjen e mandateve, ndoshta falë grave besnike?! Dhe, e humbi “famën” artistike si piktor. Artin e të bërit politikë madhore shqiptare. Padashtas, u hudhë në një veprimtari tjetër “artistike” - politike. Fat ka, që si kundërshtar politik për pushtet, e ka një Don Kishot shqiptar “nongrata”, që lufton me mullinjtë e erës për Dylqinenë e Tiranës, krah për krahu me Sanço Pançon mbi gomar. Inspiron mua si shkrimtar shqiptar ta fus personazh në shkrimet e mia publicistike dhe libra. Dorën, në zemër: edhe, po ia shoh hajrin jo në politikë, por në letërsi. Faleminderit. Prandaj, edhe: ende, Edi Rama vazhdon t’i “fitojë” zgjedhjet vendore, dhe parlamentare pa kulacione, vetëm me një parti Neokomuniste. Përndryshe, po të kishte kundërshtarë politik të vërtetë në zgjedhjet vendore dhe parlamentare, do të përfundonte si kalorës i arratisur në opozitë. Ose, në Bibliotekë.

Duartrokitje, për “fitoren” e Edi Ramës në këto zgjedhje vendore! Edhe, nga unë si shkrimtar me ndihmën e grave besnike nga “Parku i Grave”. “Fitoren” e tij partiake politike. Edhe, pse: Ai, nuk ka nevojë për votën dhe duartrokitjen time në këtë shkrim publicistik për Ditën e Nesërme. Duartrokitje, ka me mijëra nga gratë besnike shqiptare, dhe burrat politik shqiptarë. Emisione televizive, “selfije” në Facebook, dhe Instagram. Portaleve elektronike. Edhe, përkrahjen e Ndërkombëtarëve.

Edi Rama rroku “armën” luftarake të Ditës Sotshme, dhe të Nesërme për të qenë ende në pushtet si Kryeministër. Shtetin, që investon dhe bënë propagandë politike me këngë dhe valle, duke përdredhur bythët para kamerave televizive, dhe aktivitete kulturore partiake, por ende nuk e ka një Lidhje të Shrkimtarëve Shqiptarë, siç e kishte me shtëpi të veten në sistemin komunist. E rrënoi godinën e Teatrit Shqiptar. Sot, e mbylli me vendim të Këshillit të ministrave, jo albanologë, edhe: Akademinë e Studimeve Albanologjike, që nuk e mbylli diktatori Enver Hoxha?! Themelet, e popullit shqiptar.

Edhe, burri botës me brekushe turke, e kërpesh laraman neokomunist përqafe para kamerave televizive, më thotë mua si shkrimtar: pi çaj rusi “hallall”, kafe turke! Jo, i përgjigjem, unë permes këtij shkrimi publicistik: do të pij raki rrushi “hallall”! Dhe, Dy shtama me verë Laydi Di, te “Parku i Grave”, nën Rrap në Shkup! Kryeqytetin Shqiptar. Zemërohet Brekushja, pasi nuk e dua “haramin” (çajin e rusit), Erdoganin dhe Vuçiçin, por e dua ”hallallin” (rakinë e rrushit)! Dhe, si shkrimtar, dalë matanë “Urës Gurit”, te ”Parku i Grave”! Edhe, i bërtas Qiellit: Faleminderit Natyrë për Gratë e mia besnike. E vetmja “Zonë e lirë” për shkrimtarët! Që, më ka mbetur mua si poet, dhe publistikë letrare, është: “Parku i Grave”.

Edi Rama, siç duket në politikë: eshtë, frymëzuar nga jeta e bujshme e Hitlerit!? Që, për grua pati Eva Braun deri në vdekje. Mos, e them: ndoshta, edhe nga ajo komuniste e Enver Hoxhës, dhe Neokomuniste e Don Kishotit Shqiptar (nongrata), krah për krahu me Sanço Pançon Shqiptar, hipur mbi gomar. Ose, nga “revolucionet” e kundërshtarit partiak, Don Kishotit të Tiranës. Kutadi, ndodhë edhe nga librat publicistik. Libra të “rrezikshëm”. Gabim, historik. E kam thënë moti në shkrimet e mia dhe libra publicistik, kur mu ndërsyen me komente këlyshët e tij me zgjebe pas shpine. Në politikë, nuk ka sinqeritet, e as besë. Përveçse: Vrasje, vjedhje, hajdutëri, korrupsion, dhe luftë për pushtet. Vetë, Napoleon Bonaparta e ka pasur si grua besnike pas vetes Zhozefinën. Azem Bejta, Shotë Galicën. Cilën grua besnike, Sot: e ka pas vetes për pushtet, Edi Rama?! Nuk e di. Asnjërën. Përveçse, Gruas Dytë.

Bonaparta, e ka pasur pas vetes Zhozefinën. Dhe, Gruan e dytë Marie Louise të Austrisë. Nuk e di cilën Grua tjetër besnike pas vetes e ka Edi Rama, përveç Gruas dytë?! E dëgjoj një zë jerm përgjumshëm: Serbinë. Nuk, e besoj Ditën e Sotshme?! Them, vetëmevete: Politikën antijugosllave të Enver Hoxhës?! Burrit, që pas vetes e pati Nexhmije Hoxhën. Grua, të cilën “demokracia” e rrasi në burg, shkaku se: i kishte harxhuar paratë e shtetit shqiptar për kefe me miqtë politikanë?! Gra, e burra t’i ketë bashkë në pushtet. Ide, që fatkeqësisht, nuk funksionoi në kohën e Djeshme dhe të Sotshme shqiptare. Kryeministri, që përkrahu, ende e ka  Gruan e dytë. Ose, librat publicistik të shkrimtarit “problematik” në shtetin e ”përbashkët”, “ Open Ballkan”. Ose, “Bashkimin Evropian”. Apo, ngjarjet e fundit në Mitrovicën e Veriut (2023) në prag të Luftës Tretë Botërore?! Përtej, parashikimeve të Hitlerit. Librit, me poezi erotike, pa brekë: Burri Grave (2021), për Ditën e Nesërme. I cili, mua me masa të ashpra Qeveritare më rrasi në Karantinë: “armiku i padukshëm” Koronavirusi, dhe Pandemia politike, edhe më dha virus partiak shqiptar. Zemërohem, mirë them: Po, Shqipëria, nuk është Grua kurvë, as Kosova, që mund ta lësh kur të teket për një post partiak në qeveri, dhe marrësh një tjetër grua në shtëpi?!

Politikë, mund të bësh me gratë besnike, por jo: edhe, me burrat shqiptar...