E shtune, 20.04.2024, 12:34 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Rueje zot shqiptarin nga fara e vete...

E enjte, 01.01.2009, 03:14 PM


RUEJE ZOT SHQIPTARIN NGA FARA E VETË E FLLIQUN?

Nga Selim Hasanaj

Sot asht dita e parë e fillimvitit 2009 dhe  që të ulem dhe shkruej pikrisht këtë ditë më shtyn shumë arsye, por ma së shumti më banë pershtypje disa deklarata pompoze të liderucve ( lider nuk kemi) në Dardani e besa edhe të liderve mafio partiash në Maqedoni. Aspak nuk due të shkruej per ata në Shqipni sepse atje sado që Meta dhe Rama, Gjinushi e Braqe po qirren si të cmendun tue u mundue ti plasojnë rrenat e veta dhe shpifjet anti Berishë që per mendjen e shendosh janë jo anti Berishë por anti Shqipni. Atje ka shumë zhvillim dhe sikur mos të ishin destruktiv pikrisht zhurmagjinjet socialkomunist do kishte edhe ma shumë suksese. Janë ata që i kanë fajet e jo Qeveria as Berisha si kryeminister. Andaj GEZUAR VITI 2009 Qeveria shqiptare e nanës Shqipni. Gezuar viti i ri populli im.
Unë pra këtu do mirrem me disa raste eklatante që viti që po lamë mas na i la në kujtesë.
Shkurt dhe data 17 e tij. Shpallja e mvetsisë së Dardanisë. Anomalitë bastarde tipike shqiptare po gjatë aktit të shpalljes në Parlamentin e Dardanisë.

1. Së pari me parapregatitje dhe edhe diten e 17 shkurtit mafiozet e perhershem të klaneve dhe aleancave partiake të Dardanisë në stilin serb tue e perseritë rrenen para opinionit arriten ta bajnë atë të vertetë. Asnji nga ta nuk ishte i sinqertë dhe ti thotë popullit dhe votuesit të vetë: ngadal o popull, Dardania asht shpallë si e mvetsishme  me 2 korrik shumë moti në fillim vitet e 90-ta, nga kjo kohë kemi edhe Kushtetuten e shtatorit, neve kemi obligim vetem ta konfirmojmë pritjen e gjatë mbi nji dekadë e gjysem që edhe nderkombtarishtë të pranohet mvetsia dhe Kushtetuta e Dardanisë. Askush nuk i thoshte popullit që kurr per as nji cmim nuk guxon ta shpall të plotfuqishme atë shpallje të filim viteve të 90-ta as ta shpallë me kushte e kondita tjera tani. Shpalljen e bajnë qendrat e vendosjes nderkomëtare gjegjësishtë Njujorku dhe Brukseli. Ishin pikrisht liderucet mafiozo partiash që gjatë vitit 2007 disa herë premtuen data kur do të shpallet mvetsia e Dardanisë. Ata e banë ketë pikrisht per ti perseritë rrenat e veta dhe per tia mbush koken popullit se ishin ata që e shpallen atëherë kur durimit të tyne i erdhi fundi. Pra sikurse gjatë luftës i paten nda grada e nishane njani tjetrit edhe tash i ndajnë lavdata e urime.

2. Askund në asnji sistem të shteteve të botës aktet e tilla , pra shpalljen e mvetsisë nuk e banë kryeministri , por e banë Kryetari i shtetit ose Mbreti e në mungesë të tyre mund ta bajë Kryekuvendari. Në Dardani derisa kapabanda Thaqi lexonte deklaraten Kryetari liliput me titull akademik para emnit rrinte GADITU. Unë si qytetarë i Dardanisë , si njeri dhe si shqiptarë due ta harrojë atë ditë të shemtueme e cila ditë i parapriu maskarallaqeve tjera tragjike që do pasojnë  gjatë vitit që po e lamë pas.

3. Tash masi u "shpallë" mvetësia dhe ajo u pranue, duhet të gjindet kryediplomati. Shteti liliput , me Kryetar liliput gjeti nji kryediplomat edhe daha ma liliput. Në ketë post të randësisë së jashtzakonshme u caktue njeriu pa asnji kredibilitet, pa asnji pregaditje. Dhe këtij kryediplomati liliput ju bashkue si zavendës nji shtojzovalle e stervjetrueme e cila vetë publikisht në nji emision debat në TV pranojë se akoma nuk e ka mbarue as fakultetin. U dasht kjo të bahet sepse kështu Thaqi tue i nda postet me "LDK-në" me dhanjen e posteve njerzve të tillë ai po sikur krimbi i TEJES që rrexon lisin edhe Thaqi shkatrron LDK-në. Dhe edhe per këtë due që sa ma para ta harrojë vitin 2008.

4. Duhet të caktohen ambasadoret, u publikue nji listë, ajo listë psojë vetem nji ndryshim tue e largue Sylejman Gashin nga ajo. Unë personalisht nuk i njof amabsadoret që Kryetari liliput, kryediplomati liliput dhe kryeministri mafioz i zgjodhen. Por gjykue nga ajo që shkruhet  atë kohë e besa deri ditet e sotme asht per keqardhje dhe njeriu normal nuk pret ndonji sukses as rezultat nga puna e tyne. Sidoqoftë unë por edhe populli e dinë dhe njofim njerz që kanë aftësi dhe pregatitje profesionale në diplomaci dhe asht fatkeqësi per shtetin Dardani pse kuadrot dhe vlerat nuk u muren në konsideratë por u zgjodhen njerzit sipas intereseve klanore, mafioze, akraballakut e cka jo tjeter. U harroftë viti 2008.

5. Prap qeveria dhe kryeministri, Kryetari dhe liderucat tjerë. Ata rrahin gjoksin se kanë ba Dardaninë shtet, se kanë bind boten per shtetin e tyne dhe 53 shtete e kanë pranue. Këto pra janë disa nga rrenat dhe euforia shizofrenike e liderucve dhe liliputve të Dardanisë. Dhe derisa këta plasonin rrena dhe mburreshin me to lideret serb e binden Ban Ki Monin dhe ai i bani 6 pikat famoze dhe fatkëqia per Dardaninë. U harroft viti 2008 dhe paaftësia e udhëheqësve tanë.

6. Shperndamja e EULEX-it neper tanë Dardaninë. Thaqi thotë se ky asht sukses i tij. Ai garanton se 6 pikat nuk janë në asnji truez të diplomacisë neper botë dhe as në Prishtinë. Shumë e qartë sepse ato janë pranue qysh në qershor dhe si rezultat i tyne vijn trenat perditë nga qytetet serbe në Zveqan. Në Graqanicë vijn edhe policia serbe dhe percjellin ministrin e tyne famoz per Kosovën. Hajde rren hajde. Bravo Thaq. Unë e harrofsha vitin 2008.

7. Po këthehem prap te koha e fillim vitit 2008 dhe konsolidimi i qeverisë së koalicionit jonatyral PDK-LDK. Pa asnji dyshim u pa se per disa individ, per disa hajna  e mafioz, per disa bashibozuk të shitun neper sherbimet e vjetra dhe të reja të shteteve armike që i kemi per rreth, per disa beqaresha të perjetshme posti dhe kolltuku janë ma të randësishme se gjithcka tjeter. Neper dy partitë e mëdhaja qeverisëse u futen individ që deri dje i kanë luftue ato. Por u futen edhe njerz që ishin të rrezikuem per likvidime pikrisht nga partia në të cilen tani u futen dhe i sherbejnë me besnikri po sikur qeni të zotit. Shembuj; Bujar Bukoshi, Kaqusha Jashari, Gjergj Dedaj,Edita Tahiri, e sa e sa tjerë deputet dhe zavends ministra. Poste me të cilat u shperblyen per degjueshmeni dhe besnikri. Por janë edhe disa të ashtuquajtun këshilltarë të treshes famoze Sejdiu-Thaqi - Krasniqi të cilet deshmuen se nuk kanë jo vetem dinjitet dhe burrni , por as fëtyrë dhe njerzi. Dje i kanë sha personat të cilve u sherbejnë tani. Disa nga ta; Ibrahim Berisha, Bedri Hysa, Dukagjin Gorani, Milazim Krasniqi. Bile bile ky i fundit si ish krijues i LDK-së jo vetem se ju rras Thaqit në prapanicë , por ai atij ja dha djalin i cili u avancue nga nji rrugaq i rrugve në zadhenes i kryeqeveritarit, ja dha edhe vajzat dhe sot klani Krasniqi kontrollon shumë në TV-në shtetnore RTK, në jeten e artit dhe kultures dhe vetë Milazimi si dinak dhe finak që asht rrin anash dhe neper paraqitjet publike, por i ka odat ku rrin kambë kryq me njerz të forumeve islamike shqipfolse antishqiptare dhe me vet kryemyftiun e Dardanisë Naim Ternaven. Ky asht " intelektuali" Milazim Krasniqi. U harroftë viti 2008.

8. Vjen tetori i këtij viti dhe ate në Dardani na e sjellë shtriga e kryeshtriganit. Na vjen në tetor Nexhmie Hoxha me klyshin e vetë dhe nuk harrojnë tua perkujtojnë Dardanasve se Dardania asht Kosmet. Këtyne bastardve i duartrokasin pjella slave e bastardve shqipfolsa që edhe janë deputet të Dardanisë në Parlament. U harroft emni i tyne dhe edhe tetori i vitit 2008.
Deshirojë të harrohet viti që po lamë mbrapa per gjithcka që liderucet shqiptarë në Dardani e kanë ba dhe e kanë ba jo per shtetin e per popullin por per veti dhe per klanet e familjet e veta. Por edhe per ato që ata asht dasht ti bajnë e nuk i kanë ba. Dhe nuk i kanë ba sepse janë njerz liliput në ndergjegje, në shpirt janë të pashpirt dhe të pa aftë per ti pri ndertimit të institucioneve shtetnore dhe per ta bind boten se neve e merituem ketë shtet. Këta po e bindin boten në të kunderten. Zot i madhë rueje shqiptarin , mbroje at nga fara e vetë e flliqun.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora