Kulturë
Feti Tunuzliu: Lulja e majit
E marte, 24.01.2023, 05:46 PM
Feti Tunuzliu
LULJA
E MAJIT
(Sime
mbesë - Lina)
Me
të hyrë “n’ditët e veta” të durimit nëntë mujor,
rastisi
n’mesnatën e fundit t’majit,
që
dhembja t’prodhoi mundim, shqetësim, … t’çuditshëm shpirtëror,
sytë
të derdhin rrëke lotësh galdimi
dhe
balli t’kulloi pareshtur djersë shpëtimi.
Barku
- ku barra dridhej - deri te buza e shtatzënës …
u
prehet dhe mitra u hapet nga dora humane - e mamia prêt !
lindësja
e sfilitur, në hënë të fëmijës,
me
zemër të flakët dhe shpirtin e sakrificës,
frytin
e djersës me gjak e ujë nga errësira n’dritë e qet.
Sakaq,
zëri shpërthyes i foshnjës
vërshoi
çdo cep t’sallës, dhomës, …
ndërsa
skutat më t’thella të shpirtit t’nënës,
vluajnë
nga ekzaltimi për beben n’gji shtërnguar -
sa
që në zgavrën e poshtme harroi plagën e gjallë t’krijuar.
N’votrën
ku po rritesh moj Lina me këngë djepi gjithfarë,
ja
behe lule e pranverës sate t’parë,
sepse
thatësira kishte vyshkur
dhe
të trija lulet erëkëndshme kishin ikur.
E
ti - yll nga bukuria e paepur, stoli e jetës,
syzezë
flakëruese, faqe ngjyrë dielli,
buzëqeshja
jote, prore gjyshin ëmbëlson
ia
heq hidhërimin – gëzimin ia shton.
Kur
ti veshët i ngreh
edhe
gjyshi sakaq i mpreh,
miklon
kokën, fytyrën, duartë, … e njoma,
t’merr
ngryk e t’përqafon shetitur nëpër dhoma.
Bëhet
bashkëlojtar i mbesës lodërtare,
e
cila gjyshit i dhuron kënaqësi fare,
prandaj
ai uron:
“Paqe
pas lindje me këmishë moj mbesë,
dhe
dashurinë e jetëgjatësinë” !