Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jahja Drançolli: Edward Gibbon (8 maj 1737), një prej njohësve më të mirë britanikë të jetës dhe veprës së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut!

| E diele, 04.06.2023, 07:15 PM |


Në përvjetorin e lindjes së historianit të madh anglez Edward Gibbon (8 maj 1737), një prej njohësve më të mirë britanikë të jetës dhe veprës së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut!

Nga Jahja Drançolli

Historia e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut në Angli/Britani të Madhe është vazhdimësi e studimive të kryere të paktën nga shekulli XVI e në vazhdim. Së këtejmi, përmes shekujve që pasuan periudha e Skënderbeut, personaliteti dhe kontributi i tij në Europë është shtjelluar në vepra historike e letrare si dhe në studime të ndryshme në Angli dhe më pastaj në Britaninë e Madhe. Vend të veçantë këtu zë Edward Gibbon (i lindur më 8 maj 1737, në Putney, Surrey, Angli—vdiq më 16 janar 1794, Londër), dhe vepra  "Rënia dhe rënia e Perandorisë Romake" ("The Decline and Fall of the Roman Empire"), e botuar së pari në gjashtë vëllime ndërmjet viteve 1776 dhe 1788, dhe nga fillimet e shek. XIX e më pastaj në dymbëdhjetë vëllime. Është fjala për një histori të gjatë që nga shekulli II i erës sonë deri në rënien e Konstandinopoja e vitit 1453.

Në kapitullin 67 (LXVII), në faqet 168-174, bëhet fjalë për origjinën dhe edukimin e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, princit të Arbërisë.

("Birth and education of Scanderbeg, prince of Albania"), përkatësia fetare, kthimi në Arbëri (28 Nëntor 1443), qëndresa heroike kundër osmanëve në kohën e Sulltan Muratit dhe Sulltan Mehmetit II, roli i Skënderbeut dhe Arbërit të kohës së tij në Europë, vdekja (më 17 janar 1467, sipas kalendarit venedikas), dhe disa detaje të tjera të panjohura historike para kohës së Edward Gibbon!