Mendime
Neki Lulaj: Politikanët shqiptarë
E diele, 22.01.2023, 07:19 PM
POLITIKANËT
SHQIPTAR
Nga
Neki Lulaj
Nga
plasë zemra ime dhe gjendja e rendë qe
po përjetojmë e po shifet ditë e me
shumë, do ti radhis ca fjalë shqetësuese
për politikanët tan shqiptar :
Çuditërisht
janë aq të acaruar si rival ndëmjet veti sa qe shumë pakë dallon nga ajo qe e
mendon Sërbija e Millosheviqit dhe sejmenet e tij ugurzij për popullin shqiptar. Politikanëve tan ata
qe fitojnë votën nga sovrani dhe
rrogën e majme ju mungon shkollimi i
mirëfillt adekuat,ju mungon vizioni intelektual i ardhmërisë politike dhe largëpamësija atdhetare te njejtë janë edhe delegatet me sjelljet e tyre prej gangsterve arrogant në parlament.
Politikanët
tanë njeri -tjetrin e shiqojnë si rival të kundërt (si armiq) harrojnë se janë
vëllazër të një gjaku dhe të një gjuhe,harrojnë se kanë një armik gjakatar e
shekullor të përbashkët dhe shumë e shumë pa nevojë promovojnë situata të pa lakmueshme dhe hasmëri ndërnjerëzore
.
Shumica
e politikanve shqiptar janë ingronuar(kyçur) në politikë për përfitime
përsonale -reklamë e jo për të
bërë punë të përkushtuar për atdheun
ngase vendi i jonë ka një mal me probleme dhe një bjeshkë punë për të gjithë
ata qe duan me punue.
Pse
politikanët tanë nuk tubohën rreth një
sofre qellimmire kur është në pyetje ardhmërija e vendit, bashkë me Akademinë e shkencave e me
diskutu dhe vendosë për çështje madhore,fatkeqsisht ju mungon gadishmërija.
Kompromiset
e politikanëve shqiptar çuditërisht nuk
i shoh si forca intelektuale por si
dobësi e kryeneçesi,kështu politikanet tanë kaluarjen nga pozita në opozitë e
gjykojnë si turp e jo si demokraci. Humbja duhët vlerësuar si pjesë -vazhdimësi
e jetës normale pra është Alfa e demokracisë botërore,pa krijuar bajraktarllaqe
primitive sepse janë shumë negative dhe të dëmshëm për popullin tonë i cili
akoma i ka plagët në shpirt te pa sheruara qe i kullojnë gjak vrerë e
urrejtje ndaj armikut shekullor.Dhe se nbënat tona akoma kërkojnë se paku
eshtrat e të pa gjeturve.
Është
koha qe në të gjitha partit politike në
Kosovë të ikorporohën (kyçën) të rinjë
të shkolluar vizionar tolerant me kfalifikime përkatëse e jo njerëz të
ri në politik e me moshë të vjetër.
Është
traditë e gabuar e politikanëve shqiptar shpesh dalin me mendime të gabuara
,neve na duhët një politikan ose një klasë politike qe nuk i shiqon përfitimet
e veta përsonale por e qon vendin me
punë drejt intergrimeve europjane .Neve nuk
na nevoitet as një Ballkani artificial dhe as një opsion tjetër por një
bashkim i mirëfillt kombëtar .