Kulturë
Tahir Bezhani: ''Gjakova Ndër Vite''
E diele, 22.01.2023, 07:16 PM
Nga
kultura: Libri monografik, ”Gjakova Ndër vite” (1990-1999), dëshmi vlerash të pa kontestuara historike e politike te
kohës me peshë të veçantë
MONOGRAFIA
“GJAKOVA NDËR VITE”, DËSHMI E REZISTENCËS SË PAEPUR TË NJË POPULLI TË TËRË PËR
LIRI E PAVARËRSI
Nga
Tahir Bezhani
Këto
ditë Shoqata e Intelektualëve “Jakova” të Gjakovës, nxori nga botimi monografinë “Gjakova Ndër
Vite”-1990-199,e cila pasqyron një periudhë të gjatë vuajtjesh nën sundimin
barbarë të hegjemonisë serbe dhe luftën e paepur në të gjitha fushat e jetës,
jo vetëm për mbijetesë ,por edhe në luftë për lirinë e shumëpritur me
shekuj, pavarësinë e Kosovës nga zgjedha e hegjemonisë sllave.
Këtë
radhë iniciativën, për ta pasqyruar këtë epokë historike, kalavaret e vuajtjeve
dhe mynxyrat e pushtetit okupues serb, e mori me përgjegjësi dhe e realizoi,
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” nga Gjakova. Si gjithnjë me mprehtësi dhe
qëllime largpamëse e realizoj qëllimin në mënyrën më mirë të mundshme. Intelektualët e Gjakovës, qytetarë
të profileve të ndryshme, doktorë shkencash, profesor të shkollave të mesme,
krijues e njerëz të pendës gjakovarë, dhanë të gjitha dëshmitë e kohës dhe i
hedhen në këtë dokument historik, me qëllimin e vetëm që të shkruhet realiteti
historik dhe gjeneratat pas nesh, mos të harrojnë kurrë vuajtët e përjetuara,
gjakun e derdhur dhe luftën për liri të
Kosovës ndaj një fqinji barbarë.
Në
ngjarjet e viteve 90-ta,për faktin e një aparteidi krijuar nga Serbia
hegjemoniste, ishin të angazhuara të
gjitha strukturat e shoqërisë sonë, edhe të jetës politike ,si asaj sindikale,
në arsim, në shëndetësi, në ekonomi, industri, zejtari, në kulturë etj. Vend të
veçantë zënë në këtë monografi fshatrat, pjesëmarrëse të luftës, me ç ‘rast u
krijua edhe emigrimi i popullatës fshat-qytet dhe vuajtjet e tyre të pa
përshkruara. Vendosja e tyre nëpër familjet gjakovare, të cilët, atëbotë i
priten si miq familjarë, duke u kujdesur, jo vetëm për strehimin ,por edhe për
ushqimin e gjithë të ikurve nga vatrat e luftës. Ky veprim, atëbotë, unifikojë
dhe motivoi popullatën e gjithmbarshme
në luftë për rezistencë. Të gjitha aktivitetet dhe aktivistët e ngjarjeve të
atyre ditëve të vështira të historisë sonë, janë përfshi në këtë monografi nga
autorë te ndryshëm, çoftë nga ditarët e tyre ,çoftë nga mbamendja e përjetimeve
të atyre ngjarjeve të rënda.
Të
gjitha mënyrat e veprimeve të përbashkëta si popull, në luftë për liri e
pavarësi, në parathënien e kësaj monografie, pas realizimit i vlerëson
bukur Prof. Dr. Ruzhdi Sefa :” do të
jemi të kënaqur për dy arsye: një se nesër pasardhësve tanë të shumë brezave
nuk do t’u vijë turp se baballarët dhe gjyshërit e tyre, edhe pse të arsimuar,
e me grada shkencore ,nuk u kanë lënë asgjë të shkruar për gjithë ato vite të
jetës brenda një kazani të quajtur Jugosllavi, që vlonte nga zjarri i cili po
digjej; dhe, dy, për të mos mbetur pa histori e pa shënime autentike ngjarjet
që i kemi përjetuar në lëkurën tonë dhe i kemi parë me sytë tanë ”.Një
konstatim i pa koment i të nderuarit Prof. Dr. Ruzhdi Sefa, pos që meriton lëvdatën për këtë thënie me shumë
vlera. Disa rreshta të poetit tonë të madh, Esat Mekulit, e kanë madhështuar
gjithë kuptimin e kësaj monografie, kur
Prof. i nderuar, z. Ruzhdi Sefa e përdorë me aktualitet të veçantë:”
Do
të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë,
Dhe
ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë për ne
Breznitë,
veprat i gjykojnë.
/
Esat Mekuli/
Monografinë
me vlera të jashtëzakonshme historike, jo vetëm për Gjakovë, por për mbarë
çështjen kombëtare e botoi Shoqata e Intelektualëve “Jakova”. U shtyp në
shtypshkronjën “Blini” në Gjakovë.
Botimi
i këtij libri është mundësuar nga donatori RAMIZ TAFILAJ, president i “Jalifat Publishing”, fitues i Çmimit të
Presidentit të SHBA ,për Arritje Jetësore.
Tahir Bezhani
Gjakovë, 21.janar,2023