Kulturë
Atdhe Geci: Fjala në luftë
E diele, 22.01.2023, 06:59 PM
Atdhe Geci
FJALA
NË LUFTË - 26 poezi nga libri "Kanuni poetik" I dhe II
Kur
fjalës i del gjak në gojë
për
simbolikën kuq e zi
çdo
gjë rreth saj është burg
çdo
gjë rreth saj është luftë
Kështu
më tha një i plagosur
i
fjalës, një i rrahur rëndë
një
luftëtar i fjalës së lirë
trimin
e fjalës që e arrestuan
Liria
e fjalës është e shenjtë
kur
fjala e thotë të vërtetën
mikun
tim të martirizuar, për
metafora
fjalësh e plagosën
Kur
fjalën në gojë e plagosin
grushtat
e paligjshëm të ligjit
fjalës
s ́ i mbetet gjë tjetër
pos
diellin ta ngrejë me duar!..
E BUKURA MORE
Zemër
e zemrës qan me lotë,
mall
i rëndë më ka rënë sot:
në
ëndërr shoh unë Morenë,
dheun
e t´atës dhe atdhénë.
Qan
De Rada, qan dhe Ujko,
Dushko
Vetmo çon mesazh,
qan
e bukura, qan i bukuri
në
Epir, Morenë kam mall!
Flakë
e shpirtit nuk shteron,
plaga
dhimbjen veç e shton
kujtoj
hënë dhe kujtoj det,
sa
herë gjaku im më thërret!...
Unë
të desha, po s ́u pamë,
gjak
i shprishur edhe thanë;
gjuha
shqipe dritë shumon,
rrënja
e fortë gjakun pastron!
Komandant L l e sh i
Fjala e fundit e Ridvan
Qazimit
Zotërinj
të historisë,
Zotërinj
të Preshevës,
unë
fjalën e mbajta
gjaku
ynë të mos thajë.
Mes
heshtjes e pritjes
fjalën
fort e armatosëm
që
Pushka e Luginës
të
dëgjohet Evropës.
Zotërinj
të lutërave
Zotërinj
të historisë,
O
do të jemi të lirë,
O
lufta jonë s ́ndalon.
Miq,
vëllezër, popull,
të
gjallë dhe të rënë,
unë
fjalën e mbajta
e
lirë të jetë Presheva!..
E M B L E M Ë
Unë
jam ai i dënuari,
ai
burgosuri, ai trimi.
ai
i plagosuri për liri,
që
një jetë të tërë
isha
në luftë e beteja.
Unë
jam ai bandilli,
ai
shkruesi i trakteve,
ai
ilegalisti i shkathët,
ai
që i mbaja parullat
“
Kosova Republikë ”.
Unë
jam ai profesori,
ai
i bukuri i rrugëve,
ai
poeti i trazimeve,
që
me studentët trima,
i
ramë grusht armikut;
Unë
jam ai i dënuari,
ai
i bukuri i UÇK-së,
ai
piktori i emblemës,-
një
i dashuruar i lirisë...
E R M A L I
Jeta
kurrë s ́ më pyeti:
ji
mirë, si je, çfarë bën?
a
kam shpirt për vuajtje?
a
kam gjak për dhimbje?
Jeta
kurrë s ́ më pyeti:
a
jam hisetar nën qiell?
cilat
janë udhët e mia?
a
kam të korra nën diell?
Jeta
kurrë s ́ më pyeti:
sa
shi kam në zemër,
sa
peshë kam në thembër,
a
kam lotë për të qarë?
Jeta
kurrë s ́më pyeti:
sa
është imi ky yll?
sa
është imi ky prill?
ku
e kam engjullin tim?
U J A N I
Asnjë
çelës historie
Nuk
më bie tamam,
As
mendje e Sokratit,
As
zemër e Jezuit.
Asnjë
çelës historie
Nuk
më bie tamam.
As
çelësi i të urtit,
As
çëlësi i të dehurit.
Në
tërë këtë histori
Luftë
bëhet në mua,-
I
thosha sot mikut
Tek
i shkruaja letër.
Prej
shpirtit më vjen
të
bëhem një rebele,
se
tregtarë të paqes
pesë
copash më grinë
H A R E J A
Pak
kohë më ka mbetur,
e
hëngra dhe këtë natë;
që
gojët tona të puthen,
që
buzët tona të duhen.
Jeta
me shumë dashnorë
dhe
me qytete përreth,
është
loja ime e shpirtit,
dhe
loja ime e trupit
Jeta
me shumë dashnorë
më
ka bërë të shtrihem
nën
gjoksin e burrave,
nën
të ëmblin e tyre.
Jeta
me shumë dashnorë
është
jeta ime e sotme,
çastet
e mia të ëmbla,
koha
që më ka mbetur...
A R J O N I
Ti
që puth buzët e mia,
që
më josh e përqafon,
ti
më më je e dashura,
mbrëmja
që këndon.
Ca
pika gjak në duar,
ca
pika gjak në gur,
m
́u dukën të etshme
tek
mbahesha për mur.
I
plagosur në betejë,
unë
ndjehesha i gjallë;
për
muri mbahesha
të
mos bjer në varr.
Nën
atë qiell të grisur
me
eshkë e me uror,
ca
pika gjak në gur
gjak
u bënë në flamur
KËNGA E MBJELLËSIT
Qysh
kur arrës fletët i ranë
nën
arrë u deshëm e u ndamë;
fati
neve pakëz na ndihmoi
derisa
fletët arra i mbaroi-
I
mbetur vetëm me mbrëmjen,
s
́doja të shtrëngoja më veten,
jetës
unë ia hapa gjithë dyert
ore,
le të dehet me kë të dojë;
Plot
vite shkuan e do shkojnë.
dhe
ne njëri-tjetrin kërkojmë,
jeta
si uji përroit merr e ikën,
po
dashuria shumë ka meritë.
Në
kraharorin e një mbjellësi
zemra
punon të mos pushojë,
përjashta
koha dhe ndërron,
po
zemra shpirtin s'e harron.
I MËRZITURI
Kur
mërzia me ne pi duhan
shoqëruar
me kafe e raki,
i
mërzituri nis e zihet
edhe
me ata që s ́janë aty.
Kur
mërzia pi duhan.
i
mërzituri i nxjerr plagët
dhe
i gjykon një nga një
përpara
se atë ta zë dehja
Kur
mërzia pi duhan,
ajo
e do një mike pranë,
nga
afër është i zemëruar,
nga
larg atë s’e zë gjumi.
Jeta
me dehjen s ́ndalon,
dehja
me jetën pi duhan,
deri
në një ditë tjetër,
deri
në një mërzitje tjetër...
LAM, JAM PAKËZ KURVË
Miku
im, fjala kurvë mua më
pëlqen.
Jam femër e lindur me
ves.
Jo në kuptimin si putanat,
kam
bërë dhe kam dhënë nder.
Në
këtë jetë krejt të çastshme,
nëse
ke trup modern të kohës,
s
́është (zor) të gjesh klientë,
meshkujt
delenxhi më duan.
I
njoh burrat e gjithë qytetit,
jepem
edhe kur s ́kam nevojë,
teatri
im është të kem klientë,
dhe
të marr atë që unë dua.
Kam
bërë e kam dhënë nder
jo
si ato putanat që shiten në
rrugë.
Jam e lindur me vese,
asnjë
burrë s ́e njoha të njëjtë...
FLAMURIT BLU
Ç
́është ky flamur i huaj
në
direkun e shtëpisë?
mos
rrota e historisë
që
mua më duhet ta bart?
Ç
́është ky flamur i huaj
në
direkun e shtëpisë?
i
kujtoj të vrarët e mi,
të
vrarët nëpër mërgime.
Ç
́është ky flamur i huaj
që
unë duhet ta bart
për
hir të një kontrate
që
ta kem një adresë?
Ç
́është ky flamur i huaj
me
himn dhe pa tekst?
është
një gjysmëfitore
për
të vazhduar në fitore...
E DIELA E FJALËS
Vetmi,
pse duhet të jetoj me ty,
më
mërzinë dhe shoqet tua,
me
rrapëllimat e erës sate
dhe
përsëritjet tua monotone?
Muzë,
përse më do të vetëm?
mbretëria
jote s ́ më pëlqen,
s
́më pëlqejnë as shpresat tua,
jam
kafsha që nuk di të lutem.
Unë
nuk jam krejt i vetëm
jam
në miqësi me mijëra libra,
vetmi,
ti je shqetësim i bukur,
pse
unë sot jam kaq i dehur?
Poezi,
ma hiq qafe vetminë
dhe
shoqen e saj që vështron,
muzë,
më le në “burgun” tim,
jam
kafsha që nuk di të lutem.
E BUKURA E PRISHTINËS
Gjinjtë
i kam grurë të bardhë,
buzët
i kam të kuqe si qershi,
jemi
në në çast të dashurisë,
në
një kopsht plot me lule.
Më
quaj tënden, i dashur,
të
quaj timen, o shpirti im
për
ty kam ardhur sot këtu,
të
jem sonte vetëm me ty.
Në
këtë jetë të përkohshme
më
puth, o shpirt, më përqafo,
gjinjtë
i kam grurë të bardhë,
buzët
i kam të kuqe si qershi.
Shpirt,
ta jetojmë këtë çast,
jemi
me jetë të përkohshme,
dashurisë
nuk i shpëton njeri,
dashuria
është e të gjithëve!..
TOKA ËSHTË GRUA
Fjalët
në art s ́janë pa figurë,
tokës
askush s ́ia di thëllimat,
as
botës së grave, të fshehtat,
tokën
e ndjekin disa pasqyra.
Zotit
tim unë ia thashë troç:
e
bukura ecën hijeshisë së saj.
toka
është më e dashura grua,
dashuria
për gjithsecilin njeri.
Në
pamjet me akull dhe zjarr
toka
i do më të plotëfuqishmit,
njerëzit
e mençur e të ditur
ata
që tokën e bëjnë hijeshi.
Qysh
kur toka ishte Adami
qysh
kur qielli u bë Evë,
u
shumëzuan lulet femërore
lulja
që di të lexojë e të lindë!..
Z A L L A M A H I
Në
këtë qytet pa ekstazë
thonë
se dikush ka vdekur,
qytetarët
kudo janë tubuar
por
ata s ́dinë kë e varrosin,
arkmort
s ́ka, as të vdekur,
njerëzit
janë grumbulluar
dhe
dikë duan ta vorrosin.
Në
këtë qytet pa ekstazë
ka
aq shumë fantazma dhe
vjedhës
të thashethemeve,
që
vuajnë nga plagët pa zë
dhe
nga hijet e hiadhave;
thërritësit
e fantazmave
duan
një mort pa arkmort,
qytetarët
janë grumbulluar
(zëra
kafshësh dëgjohen);
ata
duan ta varrosin dikë,
por
s ́dinë kë ta varrosin:
zallamahinë
apo vetveten?
LOTËT E ÇAMIT
Shqiptarët
e mërguar në botë,
me
dhimbje e bëmë këtë jetë,
i
këputur, i degdisur, i huaj-
mërgimi
çdo ditë më vret.
Këtu
jam qëkur isha tre vjeç
Tiranën
thuajase nuk e njoh,
kam
lexuar për bukuritë e saj
për
fushat dhe detin me diell.
Plot
murtaja ranë gjithandej
grekët
na e dogjën Çamërinë,
shumë
ikëm me kokë në dorë.
mendja
më vete vetëm atje-
Tokë
florirësh është Çamëria,
e
fortë është ëndërr e çamit,
kur
varka mbi det dremitet,
dhe
çami me çamen puthen!
M A N I O L A
Në
të gjitha epokat qesh lule
njihesha
me paqen dhe luftën,
njoha
shumë nga sundimtarët,
mbretër
të fisit dhe të fiseve
Xarrë,
sa jetë të jetuar ke bërë
sa
udhë të gjata dhe të pafund
Në
Shqipërinë tënde të vockël
ti
mbete shpatull e Çamërisë.
Në
betejat e tua për Shqipërinë
nëntokën
e ke plot qytetërim,
pyes,
a janë kalcium eshtrash
apo
brinjë të stuhive të rëna?
Xarrë,
ti e ke vëlla Butrintin
Shëndëllin,Vrinën
e Lëkurësin.
tregomë
për legjendën e ullirit
dhe
për epikën e luleve të tjera!
MBLEDHJE NË KRAHAROR
A
do të kthehem një ditë në shtëpi
në
dheun amë, aty ku jam bimur
aty
ku më njeh dheu dhe qielli im,-
në
vendlindje, aty ku jam lindur?
Mendja
dhe mendimi nuk flasin.
kjo
pyetje ka një heshtje brenda,
përmallimin
askush s ́e kupton,
pa
e ngrënë mërgimin me fund.
Në
këtë mërgim më se të zgjatur
edhe
malli ka nisur të më përqeshë.
flet
si unë dhe qan si unë, me
çaste,
bashkë ia marrim vajit.
Mërgimi
nuk na don të papunë.
Ai
na do të fortë e me shëndet
brenda
kam një mizëri pyetjesh,
mbledhje
kam sot në kraharor!...
K R E H Ë R I
Një
jetë të tërë isha në luftë
në
beteja dhe fushëbeteja
që
ai pushtues të mundet
dhe
ai pushtues të bjerë.
I
dënuar me dënim kapital
pak
para ekzekutimit, unë e
kërkova
një krehër flokësh
të
flisja edhe pak me jetën.
O
diell që e ndriçon tokën,
unë
ndjej shndërrimin tënd,
të
ngrohtën e rrezeve tuaja,
praninë
tënde nëpër beteja.
Liri,
unë bëra atë që munda,
tri
plagë i kam në kraharor;
unë
do isha i lumtur, sikur
të
isha i pushkatuar i fundit!
K R I J U E S I
Jam
mësuar të jetoj
edhe
aty ku fryn erë,
edhe
aty ku bie shi,
edhe
aty ku bëhet luftë.
Jam
mësuar të jetoj
me
idetë e kësaj kohe,
me
dhimbjet që qajnë,
e
me çaste të qeshurash.
Jam
mësuar të jetoj
me
kohën e pangopur,
me
vetminë kumbuese
dhe
kundërthëniet e saj.
Jam
mësuar të jetoj
edhe
aty, ku fryn era,
edhe
aty, ku vetëtin,
edhe
aty, ku bëhet luftë...
KULLAT E OLIMPIT
Lart
në pallate të Olimpit
perënditë
bëjnë mbledhje
si
ta shuajnë revoltën që
ua
ka mbërthyer shtëpinë.
Nuk
ka një kohë tjetër
që
mund ta shkelë kohën,
kjo
jetë jetohet një herë
dhe
në asnjë kohë tjetër.
Në
këtë shesh revoltash
unë
e ndjej kohën time,
frymën
e saj të gjaktë,
frymën
e saj të gjelbër.
Lart
në kullat e Olimpit
perënditë
bëjnë mbledhje
si
ta shuajnë zemërimin
grumbullin
e të pabërave...
ESE PËR LIRINË
Jetën
askush nuk mund ta
plagosë,
më tepër se vuajtja
më
tepër se dhimbja, flasin
lotët
e nënave nëpër dritare
Jetë,
a ma vë emrin në gur
që
të përzihem me dheun
ndarja
me luftën s ́qenka e
mundur,
liria nuk ka maje
Dielli
na njeh të gjithëve
të
gjithëve na njeh dhe ajri
lexoj
në një pllakë bronzi,
shkruar
për të rënët në luftë
Në
këtë vetmi të pasluftës
dua
siparin e të përpjetave
të
vërtetat e padukshme
të
Qenieve dhe të Qenies
HËNË E FJALËS
Hiqmu
qafe, thashethemë
jam
në murmurimat e mia
krijimi
si libër nuk shuhet
dija
si libër nuk zhbëhet
O
i menduar i mëngjesit
O
xhevahir i fjalës. Jeta
është
minjerë të dhënash
për
të gjithë ju që krijoni
Në
tërë këtë pambarim
të
heroizmit të jetës sonë
jeta
ka shumë lindje, që
nga
materia dhe mendimi
Hiqmu
qafe, thashethemë
mos
ia thyej zemrën librit
dija
si libër do të vazhdojë
derisa
dielli të japë dritë
F L E A R T I
Këtë
poezi e mbaj në mend
kur
librat kontrolloheshin
kontrolloheshin
edhe idetë
për
titullin dhe përmbajtjen
Këtë
poezi e mbaj në mend
kur
unë bëra sprovën e parë
për
ta armatosur vargun
me
realitetin tonë të kohës
Ëndrrat
që nuk dukeshin
unë
i ruaja vetë në kujtesë
këtë
poezi e mbaj në mend
kur
unë isha moshë e re
Për
njeriun që vetëm krijon
për
njeriun që vetë ndërton
Zoti
është një vendas imi
Dhe
liria një e bukur e jona
H O M A Z H
Shiu
mbi varreza bie i qetë,
vjeshta
vjeshton nën fletë,
im
bir nga varri më thërret:
mëmë,
a jam i vdekur vërtet?
Nuk
di ç ́të them, o shpirt,
plaga
n ́zemër më është rritë
dhimbja
hesht, asgjë s ́thotë
shiu
që bie është imi lot.
Vjeshta
vjeshton mbi degë,
gjethet
i zverdh dhe i tretë,
plaga,
o bir po më pret udhë,
bukën
nëna mezi e drudhë.
Shiu
mbi varreza bie i qetë,
era
te varreza hedh fletë
plaga,
bir më ka vjeshtuar. Ah-
sa
do doja me ty me pushue!..
Atdhe Geci - Dortmund, 20.01.2023