Mendime
Florim Zeqa: Politikan o “Skënderbe” dëshmoje veten me armik e jo me vëlla!
E shtune, 21.01.2023, 07:44 PM
Politikan o “Skënderbe” dëshmoje veten me armik e jo me vëlla!
Shkruan:
Florim Zeqa
Për
këto 24 vite liri dhe 15 vite pavarësi, sa e sa rrëfime i dëgjuam prej
politikanëve dhe ish komandantëve të luftës për trimëri dhe heorizëm, për
burrëri dhe besnikëri, për moral dhe ndershmëri, për sinqeritet dhe
atdhedashuri, por as njërën prej tyre nuk i dëshmuan në vepër!
Mes trimërisë dhe
viktimizimit
Kufiri
mes trimërisë dhe tradhëtisë, mes besnikërisë dhe prerjes në besë mes
shqiptarëve është më i hollë sesa fija e flokut. Kur njeriu i zakonshëm i
dëgjon “trimëritë” e deputetëve në Parlament, mbetet i habitur sesi ka mundësi
të jemi kaq të padurueshëm e trima me njëri-tjetrin, e sa të durueshëm dhe
zemërgjerë me armikun!
Edhe
përkundër faktit se e kemi një numër të madh të partive politike dhe një armatë
politikanësh “trima”, asnjëri(a) prej tyre për këto 24 vite nuk e mori guximin
që të inicojë në Kuvend heqjen e mbishkrimeve “Republika Serbija” të shkruar në
çirilicë nëpër komunat e shtetit sovran të Kosovës!
Heshtja
përballë këtij realiteti të krijuar nuk është trimëri, por viktimizim dhe
dorëzim i vetëdijshëm politik.
Pushteti ua turbullojë
mendjen kryeministrave të “guximshëm”
Edhe
përkundër ndërrimit të shpeshtë të qeverive, çasja qeverisëse ka mbetur ende e
njëjtë. Pa dashur që t’i personalizojë, deri më sot, të gjithë kandidatët për
kryemistra, gjatë fushatave zgjedhore, përveqse premtuan më shumë sesa është e
mundur të realizohet në praktikë, na u paraqiten trima dhe atdhetarë të
mëdhenj, me kauzën e bashkimit kombëtar në maje të gjuhës!
Mirëpo,
në momentin e ardhjes në pushtet ndryshojnë gjërat! Secilit prej tyre ju
“çfryen gomat” në momentin përballjes së parë me serbët e veriut dhe Serbinë.
Me
ardhjen në pushtet e harrojnë trimërinë, i gjejnë justifiket dhe fillojnë me
viktimizimin në emër të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit politik. Të gjitha
qeveritë dhe të gjithë kryeministrat e deritanishëm bëhen sikur e harrojnë
sovranitetin e dyfisht në shtetin e Kosovës.
Në
komunat ku shumica është shqiptare e kemi sovranitetin e shtetit të pavarur dhe
sovran të Republikës së Kosovës, ndërsa në komunat me shumicë serbe, jo vetëm
në veri por edhe në brendi valojnë flamujt dhe mbishkrimet e Republikës së
Serbisë!
Mirëpo,
për habi apo për mungesë trimërie dhe guximi asnjëherë dhe për as një çast nuk
u hoq asnjë flamur i Serbisë në territorin e Kosovës!
A
është ky respektim i “multietnicitetit” në shtetin më etnik në Ballkan apo
mungesë e guximit politik!? Këtë duhet ta thonë politikanët të cilët me
trimëritë e tyre në Parlament dhe Studiot Televizive ia kalojnë edhe heroit
kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut!
Politikan
o “Skënderbe” dëshmoje veten me armik e jo me vëlla!
Mallrat serbe vërshojnë
tregun e Kosovës
Invazionit
ekonomik të Serbisë, jo vetëm politikanët, nuk munden t’i bëjnë ballë as
qytetarët e varfër të këtij vendi, të cilët duke i numëruar centët e fundit në
xhepat e cekët të tyre, me të (pa) drejtë nuk iu bëjnë shumë përshtypje
përmbajtja dhe prejardhja e produkteve në supermarketat dhe hipërmarketat e
ortakëve serb që i sjellin ato nga Serbia në Kosovë, por preferencë i kanë
çmimet më të lira, e jo produktet më të mira!
Nuk
mjaftojnë vetëm reklamat “Jo produkteve serbe, konsumo produkte vendore, forcoje
shtetin me nacionalizëm ekonomik”, por duhen paraprakisht veprime dhe dëshmi
konkrete nga politikanët tonë që janë duke e bojkotuar Serbinë me mallra dhe
nacionalizëm politik.