E enjte, 18.04.2024, 05:00 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Antiperëndimorizmi është antishqiptarizëm i pastër

E enjte, 01.06.2023, 07:55 PM


Ndue Ukaj:

Kur jemi te patriotizmi - si virtyt me dashtë tënden pa e urrejtë tjetrin - mjerisht historia është ajo që na përgënjeshtron.

Kombin tonë e kanë shkallmuar dy ideologji shkombëtarizuese: osmanizmi e komunizmi, prandaj as sot nuk kemi shkollë kombëtare politike e besa as vetëdije shtetërore e kombëtare.

Prandaj, ne kemi fare pak lëvizje në shenjë e

me cilësi të mirëfillta patriotike: të fundit u shkëputem prej dergjës osmane dhe të fundit dolëm prej murtajës komuniste: prej dyjave dolëm të sakatosur dhe pasi u shkatërruam, u vramë, u dhunuam; të varfër, të prapambetur e në mjerim të pafund.

Prej dyjave dolëm pasi na dha dorën e fortë perëndimi.

Dhe këto dy trashëgimi kund nuk gjejnë shprehje në Europë më shumë se në mjediset tona.

Dhe kjo është vërtet tragjedi.

Dhe përbrenda këtyre trashëgimive gjen shprehje e gufon gulçi antiperëndimor.

Këto dy trashëgimi të këqija vërtet janë digat ma të forta që kanë ndalë e ndalin hovin e përparimit kombëtar, vetëdijesimit e unitetit, te dyjat janë ideologji që i kanë largu shqiptarët prej vetvetes e prej perëndimit dhe iu kanë lanë mërzi e mjerim pafund.

Në historinë politike shqiptar, ishte Rugova ai që u shkëput prej këtyre dy trashëgimive dhe në saje të punës së tij kulturore e politike, bota e përparuar e përqafoi kauzën tonë dhe bashkë me ta kemi realizuar edhe ato synime që për shumë shqiptarë trutharë para tridhjetëvjetëve dukeshin të paimagjinueshme e të pamundshme.

Shqiptarët sa herë janë shkëputë prej perëndimit, kanë përfunduar në ferr dhe këtë të vërtetë e provon historia jonë dhe këtë të vërtetë e kanë pohuar intelektualët e patriotët më të shquar shqiptarë.

Prandaj, shigjetat e sotme kundër perëndimit nuk janë patriotizëm, janë shigjeta të helmatisura kundër shqiptarizmës, sepse antiperëndimorizmi është antishqiptarizëm i pastër.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora