E enjte, 28.03.2024, 11:20 PM (GMT)

Mendime

Kimete Berisha: Ëndrra arabe e Albin Kurtit!

E shtune, 27.05.2023, 06:55 PM


Ëndrra arabe e Albin Kurtit!

Nga Kimete Berisha

1. Politika amerikane, ashiqare, po anon kah Serbia.

Po duket sikur do t'ia jepnin pak Kosovë- Serbisë, për t'ia marrë Serbinë - Rusisë.

Është e frikshme që në krejt Evropën dhe Amerikën të mos

gjendet një njeri që i dënon sulmet e bandave serbe të Vuçiqit në Veri.

Të gjithë, pa përjashtim e dënuan qeverinë e Kosovës dhe kryetarët e komunave të veriut i quajtën 'masa të dhunshme'.

2. Je 'masë e dhunshme' nëse u imponohesh si kryetar shumicës që nuk të kanë votuar.

Bojkoti i serbëve nuk është zgjidhur me zgjedhje.

Albin Kurti e di që serbët e Veriut nuk i pranojnë kryetarët që nuk i kanë  zgjedhur vetë, prandaj i dërgoi atje me dhunë, për të nxitur dhunë.

Ndoshta ka shpresuar (logjikisht), se bota demokratike do t'i dënojë sulmet e kriminelëve serbë dhe jo mbrojtjen e policisë së Kosovës.

Por, ja që askush nga perendimi nuk e ka ndërmend të luftoj për Albin Kurtin!

3. Mbasi që Albin Kurti u ngrit kundër Amerikës, BE- së e NATO - s, a do të thotë kjo se ky është më i forti në botë!

Ndoshta është më i forti.

Ndoshta është psikopat.

Psikopat je, nëse të karakterizon:

- sharmi sipërfaqësor,

- inteligjenca e lartë,

- gjykimi i dobët dhe dështimi për të mësuar nga përvoja,

- egocentrizmi patologjik dhe paaftësia për dashuri,

- mungesa e pendimit ose turpit,

- impulsiviteti,

- ndjenja madhështore e vetëvlerësimit, - gënjeshtra patologjike,

- sjellja manipuluese etj.

4. Është abnormale, sëmundje e rëndë mendore, është halucinacion të kundërshtosh Amerikën, KFOR-in dhe BE-në, e të sillesh si superfuqi - kur nuk je as shtet.

Kosovën e bën të quhet shtet Amerika, dhe e ruan NATO.

Amerika e di se buxheti i Kosovës vjedhet cent për cent.

Kosova është shtet kriminal në duart e hajnave dhe mafisë politike.

Gjithmonë ka qenë kështu.

Politikanët vjedhin, populli mbetet i varfër.

5. Prandaj, të çohesh kundër Amerikës, të injorosh këshillat amerikane (edhe kur duken absurde), është gabimi më i madh që mund të bëhet.

Është krim shtetëror të veprosh krye në vete.

T'ia tregosh forcën Amerikës - kjo nuk bëhet pa qenë psikopat.

6. Nuk thyhet dera e hapur.

7. Kosova nuk ka ushtri. Ushtria e Kosovës është si 'Terracotta', ushtarë skulptura që e 'ruajnë' varrin e perandorit.

8. Edhe sikur të kishte ushtri, Kosova nuk do të mund të fitonte asnjë luftë pa perendimin.

Luftën e fiton ai që është me Amerikën.

Pa Amerikën e humb Kosovën, jo veç Veriun që e ke të humbur.

9. Ti je askushi.

Pa të ardhme.

Pa pare, pa edukatë, pa shprehi të punës.

Je dembel.

S'ta zë muaji - muajin.

Jeton me ndihma.

E vetmja shpresë e jotja është të largohesh nga Kosova.

Je më i varfëri në Evropë.

Kjo tregon më së miri kush të udhëheq ty.

10. Pse kryeministri Kurti kërkon luftë me Serbinë?

- Për ta zgjidhur kompleksin e burrërisë!

Pse e injoron Amerikën?

- Për ta kënaqur sindromin e Zotit nga i cili vuan!

Derisa policia ishin në flakën e Veriut, ky lëmohej, lëpihej dhe endej rrugëve me jeep, për pak e shkeli dikë duke lozur me shpejtësi.

Neron ka lozur me violinë derisa e ka shikuar Romën të digjej.

Motivi? Ta krijoj një Romë të Re.

P.S. Shqiptarët i motivon kundër Amerikës vetëm prirja kah ekstremizmi fetar.

Kushdo që e mbështet Albin Kurtin në luftë kundër Amerikës është ekstremist: Ëndërron ta bëj Kosovën - Arabi.

Paradoksale: Mbështetja kundër perendimit i vjen nga shqiptarët që jetojnë në perendim.

https://www.facebook.com/kimete.berisha



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora