Kulturë » Keka
Gjon Keka: Arbëria mbeti pa frymën e kryeheroit që e mbante në këmbë lirinë dhe pavarësinë
E hene, 16.01.2023, 08:01 PM
Arbëria mbeti pa frymën e kryeheroit që e mbante në këmbë lirinë dhe pavarësinë
Me
rastin e përvjetorit të 555 të vdekjes së kryeheroit të Arbërisë Gjergj
Kastrioti Skënderbeut
Nga
Gjon Keka
Kur
shkruaj për epokën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, shpesh më shkon mendja tek
lavdia e antikitetit, saqë kjo epokë e tij edhe kur shkruajm sot në kohën
moderne na rizgjon atë zellë e lavdi e që ne emrin e tij u bë epokë erëmirë për
Arbërinë dhe Europën.
Pjesën
e historisë të lindjes së Gjergj Kastriotit dhe më pas të marrjes peng të tij
nga sulltani e kam shënuar në rastin e përvjetorit të Lindjes së tij dhe kjo
pjesë pothujase është tepër e njohur. Në këtë shkrim të shkurtër do të
përkujtoj përvejtorin e vdekjes së tij dhe ndikimit që pati ikja e tij në
përjetësi.
Sikur
që dihet Gjergj Kastrioti ishte një mbret fisnik e i flaktë arbëror, një hero i
patrembur, një bashkëshort besnik dhe me zemër të drejtë, dhe posaçrisht ai
ishte kamxhiku më i madh i otomanëve.
Ai
kishte miqësi dhe aleancë me Hungarezët, Napolitanët etj, të cilët në atë kohë
kishin beteja të pandërprera me turqit, armiqtë e tij.
Gjergj Kastrioti
braktisi dhuratat, pozitat në oborrin e sulltanit, duke iu përkushtuar lirisë
dhe pavarësisë së Arbërisë së tij
Sulltan
Murati duke parë në Gjergj Kastriotin Skënderbeun, shenjat e një njeriu me
plotë virtyte, urtësi, trimëri dhe vizioni e ngriti atë në pozitë duke i dhënë
edhe gradën e Aleksandrit(Skënderbeut). Madje sulltan Murati, duke e vlerësuar
Skënderbeun për veprat e tij të guximshme dhe të lavdishme, e urdhëroi që t'i
lutej për çdo dukat që t'i jepej menjëherë pa rezistencë. Dhe këtë e bëri me
atë qëllim, që Skënderbeu, i prekur dhe i prirur nga këto vlerësime e dhurata
të Sulltanit, ta harronte më lehtë atdheun e tij arbëror, dhe të qëndronte
gjithmonë me të në oborrin e Sulltanit. Por, sikur dihet Gjergj Kastrioti
Skënderbeu kishte qëllime të tjera, mision tjetër, dhe vizion për atdheun e tij
që ta bënte të lirë, të pavarur, pra që t'ia hiqte zgjedhën turke nga qafa që i
rëndonte vëllezërit, motrat, nënat, baballarët dhe fëmijët arbëror.
Kështu,
Gjergj Kastroti vendosi që ta braktis pozitën, dhurata, pasurinë dhe gjithë të
mirat që i dha Sulltani dhe dhuntit, virtytyet, trimërin, urtësinë e vizionin
ta vendoste në shërbim të Arbërisë së tij. Prej andej Skënderbeu solli një
numër të konsiderueshëm arbërorësh të tij besnik në vendin e Arbërisë, atdheun
e tij, dhe u lidh në të, dhe sëbashku me qytetarët shpallën pavarësinë (28.
Nëntor 1443) dhe iu rikthye trashëgimisë së tij atërore duke engritur në lavdi
atë dhe vendin e tij në përgjithësi, kështu ai u pranua vullnetarisht nga i
gjithë vendi si zot e trashëgimtar i tij.
Misioni
i tij tani ishte i vulosur. Me rikthimin e tij në Arbëri ai ia kushtoi jetën
mbrojtjes së atdheut dhe besimit, kulturës e traditave të tij kundër turqve.
Mirëpo, ai e kuptoi mirë se i vetëm nuk ishte në gjendje ta përballonte një
detyrë të tillë, ndaj mendoi menjëherë të përgatiste një Lidhje apo Kuvend
princërish arbëorë dhe të krijonte marrëdhenie, aleancae dhe bashkëpunimin me
disa nga vendet europiane të kohës. Dhe për këtë ai thirri një kuvend në Lezhë
dhe i ftoi të gjithë kryefsinorët e fisnorët për bashkimin e tyre në një shpirt
e trup si vëllezër. Kuvendi u mbajt më 2 mars 1444 në katedralen e Shën
Nikollës. Përveç princërve arbërorë, aty morën pjesë si vëzhgues edhe disa
përfaqësues nga vendet europiane.
Ndërkaq
sikur mësohet nga kronsitët të dy sulltanët si Murati dhe Mehmeti e kthyen të
gjithë forcën kundër Skënderbeut të famshëm.
Duhet
nënvizuar edhe këtë se ai nuk e kishte vetëm një armik(otomanët), në fakt
Gjergj Kastrioti kishte shumë armiq të brendshëm dhe të jashtëm, armiqtë e tij
ishin edhe despoti serb dhe venedikasit të cilët i luftoi pamëshirshëm edhe ata
njësoj si të gjithë armiqtë.
Kështu
pas fitoreve të njëpasnjëshme kundër dy sulltanëve të kohës, dhe kundër të
gjithë armiqëve të tij të brendshëm e të jashtë, si dhe pas shkatërrimit të
tradhëtarit Ballaban Baderës nuk kaluan shumë kohë ai u kap nga një sëmundje
dhe u shtri në shtratin e vdekjes. Ai që me krahët e tij të fuqishëm, të cilët,
sipas shkrimtarëve autentikë, i vetëm i shfarosi 2000 otomanë, tani gjendej në
betejën e tij të fundit me vdekjen.
Edhe
pse ishte i shtrirë në shtrat, ushtarët e tij dhe flamuri i tij ende korrnin
fitore, sepse emri i Gjergj Kastrioti i kishte futur frikën otomanëve në palcë.
Sa thuhet sipas kornistëve e gojdhënave se kur armiqtë dëgjuan emrin e tij, që
afrohej aq shpejt, ata iknin menjëherë sikur të kishin frikë nga një rrufe e
shpejtë.
Vdekja e Gjergj
Kastriotit humbje e pazëvendësushme për Arbërinë.
Kur ra Kështjella e
Kastriotëve, ra edhe Arbëria
Vdekja
e Gjergj Kastriotit ishte një humbje e madhe për botën perëndimore, e
veçanërisht për vetë arbërorët dhe Arbërinë.
Nuk
kaloi shumë kohë pas vdekjes së tij dhe Kruja kryeqenda e heroizmit dhe lirisë
së Arbërisë ra, bashkë me të ra edhe Arbëria.
Pra
sikur dihet për Arbërinë, vdekja e kryeheroit shënoi fundin e pavarësisë dhe
lirisë.
Askush
pas vdekjes së tij nuk arriti që të udhëheqte me Arbërinë të bashkuar dhe në
fitore të njëpasnjëshme, sa që nuk kaloj pak kohë edhe Lidhja apo Kuvendi që ai
kishte themeluar u shpërbë dhe Arbëria ra në duar të armikut otoman i cili e
bëri vendin të shkretë, në mjerim, me derdhje gjaku të pafajshëm arbëror dhe
duke e mbyllë Arbërinë në botën e gjysmëhënës për të mos e parë më diellin e
përbashkët europian.
Nuk
ka fjalë më drithëruese se ato që nxorri Lekë Dukagjini pas vdekjes së të
Madhit të Arbërisë :
“E
mjera, Arbëri!Ejani qytetar e zotërinj, ejani të mjerë e ushtarë, ejani qani me
hidhërim: se sot keni mbetur jetimë, pa babanë që ju këshilloi, ju këshilloi e
ju ndihmoi, nderi i vajzave e zbukurimi i lagjeve;nuk ka kush të kujdeset më
për ju. Babai dhe zoti i Arbërisë ka vdekur sot në mëngjes, Skënderbeu nuk
është më”.
Me
të dëgjuar këto fjalë populli, vendi e natyra arbërore e përjetoi thellë, saqë
u duke sikur “shtëpitë e tyre u fundosën;malet dëgjuan dhe u çanë;kambanoret e
kishave ranë zinë e tyre;, ndërsa në qiell të hapur, Skënderbeu hyri. . . ”
duke e lënë Arbërinë pa fat e pa udhëheqës. Apo sikur do të shkruante në veprën
e tij”Shqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhet?: mendime për shpëtimt të
mëmëdheut nga reziket që kanë rethuarë (botuar të parën herë në Bukuresht më
1899), Sami Frashëri:
”Megjithëkëtë
Skënderbeu qëndroi e duroi ; edhe Shqipëria në gjallje të këtij burri e ruajti dlirinë e saj me nder. Por, me të
vdekur Skënderbeu, Shqipëria ra ndër duart e turqve. „
Duhet
nënvizuar edhe këtë se pas vdekjes së Gjergj Kastriotit otomani dinak e armik
jo vetëm që e pushtoi Arbërinë, por edhe i armiqësonte shqiptarët kundër
njëri-tjetrit, dhe kjo dinakëri demoniake vazhdon edhe sot.
Kështu
që vdekja e këtij arbërori dhe europiani të madh, dhe lajmi i vdekjes për të
cilin u përhap me shpejtësi, solli përsëri në Europë atë zymtësi që fitorja e
tij e kishte shpërndarë. Pasi shumë popuj në Europë u informuan për ngjarjen e
trishtuar, thuhet se edhe ata derdhën lotë. Ndërsa vetë sulltan Mehmeti thuhet
të ketë thënë me një ton melankolik kështu : “Nuk ka pasur asnjëherë një
gjeneral më të madh në botë se ai; dhe tani që ai ka vdekur, nuk ka asnjë që
mund të më ndaloj... ”