Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vladimir Shyti: Skllavopronarët turbullojnë shpirtin e të varfëve

| E premte, 26.05.2023, 08:18 PM |


Skllavopronarët turbullojnë shpirtin e të varfëve

Nga Vladimir Shyti

Shpesh ne shqiptarët i qortojmë njerzit që vrapojnë pas parasë, duke thënë se;paraja nuk është gjithçka.Por është e natyrshme të adhurohet një gjë, që është e gatshme t'i përgjigjet nevojave tona kaq të shumëllojshme.

Nuk po flas për barazi, por diferencimi i pagës ndaj masave popullore është aq i lartë, saqë të bën të ulërasësh.Pikërisht këtu qëndron aspekti i dhimbshëm i një fatkeqësie, e cila ka ekzistuar dhe po ndodh në mënyrë drastike në vendin tonë.Dhe, kjo gjë mua më duket më shumë hakmarrse kundrejt votuesëve.E dimë, që votojë afërsisht një e treta e popullsisë si, nënpunësit shtetror, ndjeksit e partis në pushtet, puntorë e nënpunës të kompanive që drejtojnë oligarkët dhe, patranozhistët e zellshëm si ushtarë besnik të Hitlerit, në këtë rast besnik të Ramës, që u bën një mur mbrojtës kundrejt partive opozitare, të cilët urrehen si xhaketa të vjetra të pavlerë në popull.E tillë është vërtetë, mendja e njërzëve në këtë vend, që po braktiset nga të rinjtë e të rejat.Kryeministri të mos mendojë se në këto kohë që po qeveris është babai i njerzëve, apo edhe i perëndive.Lumturia e këtij vendi nuk ka pasur asnjëherë filles, pandryshmëria e faktorëve gjithmonë ka vepruar në dëm të shtresave të ulta, duke i dhënë prioritet klasave të pasura që krijoi klani dhe misionari Berisha.

Tashmë qeveria na pushton.Na jep një mësim;kush nuk voton, kështu e pëson.Ky infriortet i qeverisë Rama krashi jovotuesëve, duke u treguar gjithmonë krenar për"kryeveprat", e tij i kundërvihet varfërisë me ngritjen e pagës marramandëse të votuesëve të vet.A nuk është turp për një "baba të kombit"?!

Ky term, që ky i fundit e quan një zhvillim kohor e dukja ndaj të tjerëve, nuk është gjë tjetër veç një arrogancë dhe përbuzje të popullit të vet.Sjellja e tij kundrejt shtresës në nevojë do të sjellë zhgënjim dhe gjykimin e shumicave, që bën të dështojnë zgjedhjet në Shqipëri.

Sot të rinjtë tanë e ndezën shkëndijën e parë të"rebelimit", para atij parlamenti sharlatan, ku për herë të parë votuan unanimisht ngritjen e pagës së tyre.Një votim i mbuluar me shkurre kacavjerse gjetje të rastit, si blerim i harlisur, të shfrytëzuar nga të gjithë debutetët të majtë e të djathtë, ku hidhërimi u shndrrohet në njohje dhe nevoja në mirëkuptim të hareshëm.

Kështu skllavopronarët e ngritën përsëri kërbaçin duke fishkulluar skllevrit e tyre, që bien në një pafuqi të plotë;luftëtari i mbijetesës është mundur dhe detyrohet të heshtë.