Përjetësi » Mani
Femi Cakolli: Drita në burrin e fortë e të sertë!
E diele, 15.01.2023, 07:57 PM
DRITA NË BURRIN E FORTË E TË SERTË!
Në
10 vjetorin e amëshimit të Kadri Manit
NGA
DR. FEMI CAKOLLI, Pastor i Kishës
Protestante Ungjillore të Kosovës
Kam
tri pjesë të kësaj fjale të shkurtër, me rastin e shënimit të 10 vjetorit të
kalimit në amshueshmëri, të veprimtarit dhe figurës së Kadri Manit. E para, si
e njoha bacën Man; e dyta, disa reflektime të tij, që ishin bindje dhe
postulate filozofike, kulturore e shpirtërore; e treta, pak për veprimtarinë e
tij letrare e shkencore.
Baci
Man, ishte burrë i fortë përballë vuajtjeve e dhimbjeve, që të tjerët ia kanë
shkaktuar, por me kundërshtarët dhe të ligjtë ishte i sertë. Me shumë njerëz i
rreptë, por me fëmijtë dhe dashamirët ishte i hareshëm, anekdodik, kurse në
kërkimet e tij ishte solomonian. Kishte energji të mirë dhe ai plotësonte idenë
e madhe: i vjetër në moshë, por novator në mendje. Pra, tipi i liderit me
përvojë e me moshë, çmohet kudo edhe sot, por studimet e dekadës së fundit, për
udhëheqjen kanë thënë: duhet shikuar për mendjen e re, e jo vetëm njeriun e ri,
pasi shpesh mendja e vjetër dominon në njeriun e ri.
Kam
pasur rastin ta takoja ndonjëherë, aty-këtu, por ajo që na bashkoi e na bëri së
bashku në rrugë, ishte koha e Panairit të Librit "Prishtina 2009", në
muajin qershor. Më 14 qershor 2009, Kadri Mani vjen në shërbesën e të dielës të
Kishës sonë dhe atë ditë zgjedhë që të besojë Krishtin dhe bëhet pjesë e
komunitetit protestant. Ka qenë i rregullt, pothuajse, në çdo shërbesë të
kishës. Ulej çdoherë në rreshtin e fundit të kishës. Dhe, e pyesja "pse
baci Man po ulësh këtu, eja në rendin e parë, sepse jeni më i vjetër". E
ai me thoshte: "Ne të vjetrit s`kemi pse të dukemi përpara, pasi aty duhet
të rinjtë përparimtarë të ulën".
Për
ditën e pavarësisë së SHBA, më 4 korrik 2010, në Liqenin e Batllavës e kam pagëzuar,
dhe ka përjetuar, sipas tij, gëzimin më të madh. Edhe unë isha i lumtur e i
gëzuar për ketë mrekulli. Ishte vetëm bacë Xajë Nura, një person tjetër më i
vjetër, se sa baci Man, që e kisha pagëzuar. Te "Zemra Shqiptare", në
shumë prej shkrimeve të tij, do të nënshkruhej - Kadri Mani, protestant -.
Kjo
marrëdhënie e re e krijuar mes nesh, më ka dhënë mundësinë që të njihem me të,
me familjen e tij, me shokët dhe miqtë e tij të vërtetë, por edhe me
kundërshtuesit e tij.
Realisht,
mund të shtrohet pyetja ose dilema se rikthimi i tij në krishtërim, në moshën
72 vjeçare, cilat mund të kenë qenë motivet dhe rrethanat e këtij hapi? Edhe
sot ua dëshmoj me vërtetësinë më të lartë, se ai ishte esëll, ishte ngallmor,
ishte me takt, ishte kritik, ishte i zoti i vetit, ishte me dinjitet, siç e
njohin familjarët dhe miqtë e tij deri në fund. Kishte kohë që me disa
veprimtarë të tjerë sikurse Anton Berisha, Dur Kelmendi, Hasan Dërmaku e baca
Man, kishin themeluar "Renesanca Shpirtërore", kthimi te rrënjët.
Cilat ishin 4 motivet e
kthimit të tij në krishterimin protestant, sipas tij edhe me fjalët e tij:
1.
Kam pa që themeli i historisë shqiptare dhe i letërsisë sonë, është histori
kishe;
2.
Kam pa në perëndim se ku do të ishte Evropa, pa reformacion protestant të Martin
Luterit;
3.
Nuk dua t`i lutem Zotit në një gjuhë të huaj;
4.
Kur të vdesë, nuk dua që të varrosem si një arab e me simbole të huaja, por si
shqiptar.
Disa reflektime,
meditime e thënie:
-
Duke mos festuar për heronjtë tonë, ne po i bëjmë shërbime armiqëve të kombit
tonë.
-
Më e padëmshme është me qenë spiun serb, se sa që të lejosh që po këta serbët
ta marrin historinë, t`i marrim heronjtë, ta marrin kishën e kulturën.
-
Vuajtjet, torturat, rrahjet, mizoritë në burg, i kam duruar e kapërcyer me
betimin kushtrimor brenda meje: hakmarrje e shenjtë!
-
Kush flet në gjuhë të huaj pa qenë nevoja, iu thaftë gjuha, iu thaftë goja!
-
Gjithmonë kam përkrahur të vogëlin - kundër të madhit, të dobëtin - kundër të
fortit, të vobektin - kundër pasanikut, të drejtin - kundër të shtrembërit.
-
Shqiptari nuk rrenë, nuk vjedh, nuk mashtron. Ata që po rrejnë, po vjedhin e po
mashtrojnë - nuk janë shqiptarë.
-
Një nga proverbat e Biblës, që i kishte bërë përshtypje, qysh në fillim të
viteve `80-a, ishte: "Kush i kapsallitë sytë, krime farkon. Ja, një dialog
të tij të përshkruar, me drejtorin e burgut në Dob, pasi e thërret në zyrën e
tij:
-
Kush jeni ju?
-
Unë jam i burgosuri politik, Kadri Osmani.
-
Më tutje?
-
Nuk e di se çka po më pyetni, por e di se çka po mendoni!
-
Si mund ta dini se çka po mendokam?
-
Në bazë të një proverbi biblik: "Kush i kapsallitë sytë, krime
farkon"!
-
E kemi përfunduar bisedën! (Dola duke ia sha, vetëmevete, shtatë nënat). Ai,
mbase, ka pritur që t`i thosha: "Unë jam i burgosuri politik, kundër
Jugosllavisë...)
Krijimtaria letrare e
shkencore:
Vjershën
e parë të shkruar, më 1960, titulluar "Macja e miu", (metaforë për
realitetin dramatik, ku njeriu kapet, vritet e gjuhet porsi një mi). Ky
personalitet nuk është futur, përfshi në librin enciklopedik të Akademisë së
Arteve dhe Shkencave të Kosovës! Kjo është lista e veprave të tij:
1.
Shqipe e lartësive, 1988 (kurorë sonetike). Kurorë sonetike, ribotimi, më 2008,
Podujevë
2.
Falë të qoftë gjaku, 1997 (Tiranë)
3.
Nënë Tereza e Shqipërisë, 1998, kurorë sonetike
4.
Shqiptarët janë atje, publicistikë, 1999
5.
Nuset tona, roman, 2003, ribotim 2009
6.
"Neologjizmat në gjuhën shqipe", 2005 është vepër shkencore gjuhësore
e masterit të tij.
7.
50 vjetë histori gjysmë e humbur, bashkautorë Kadri Mani & Shukrije
Bunjaku-Mani
8.
Dr. Ibrahim Rugova triumfoi në Kosovë dhe në Hagë (libër pamfletor)
9.
"Njeriu i pavarësisë - Dr. Ibrahim Rugova" (lajme, telegrame,
opinione, komente dhe ngushëllime për Ibrahim Rugovën)
10.
Shqiptarët janë atje (publicistikë, ka nisur të shkruhet ndonjë pjesë e të
revidohet botimi i parë, por ka mbetur
në fillimet e saj)
11.
Dorëshkrime të shumëta, që mund të jenë edh 10 vepra tjera, të shpërndara
kahdo, duke kujtuar se ishte edhe editor
i revistës "Shqipëria Etnike".
Përfundim:
-
Kadri Mani ishte një atdhetar i madh, një polemist i pashoq, një njeri me të
vërtetën në maje të gjuhës, një njeri me bindje pa asnjë kompromis, një mahitar
brilant, një personalitet që ka vlerësuar kulturën e lashtë arbërore e
shqiptare.
-
Kishte një vlerësim të lartë për Metush Krasniqin dhe Ismajl Dumoshin.
-
Në fund mund të them se baca Kadri ishte një person, që kurrë nuk është ankuar
për asgjë. Me të tjerët është dukur luftarak, por ai ka pasur paqe çdoherë.
- Zotëri Kadri Manin në fund e quaj: Drita në burrin e fortë!
Kadri Mani me gjym çaji në dorë zbavitet për Vitin e Ri!