E marte, 16.04.2024, 09:12 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Halldupi i Shkupit

E merkure, 24.05.2023, 08:00 PM


HALLDUPI I SHKUPIT

NGA KALOSH ?ELIKU

Ehu, Xha Derallë! Humorist, dhe satirist i madh shqiptar, që me anegdotat dhe satirat e tua e tejkalove edhe Nastardin Hoxhën. Përderisa, Nastridin Hoxha ishte krijuar nga  populli, ti ishe autori i vërtetë i krijimeve tua artistike, dhe jetove me popullin shqiptar, duke i shartuar te “Jasakët e Tikeve”, dardhat gorrice me sharrë në krah të shpërthejnë si dardha “turke”. Ti, i shetite asaj kohe rretherrotull nëpër Katund xhandarët e serbit gjithë natën. Dhe, pak para agimit  i dërgove te Plaku i Katundit.

Xhandarët e serbit, pasi kishin hyrë në shtëpi të habitur, i kishin thënë Plakut të Katundit: Epo, shumë i madh kishte qenë ky Katundi juaj, o Plak me disa xhami?! Gjithë natën kemi ecur këmbë pranë xhamive përderisa arritëm te shtëpia yte, si Plak Katundi. Plaku i Katundit, i pyeti: E kush u solli deri te unë? Një plak me mjekër të bardhë. Plaku i Katundit, mezi e mbajti përmbrenda buzëqeshjen para xhandarëve të serbit, përshkak, se: ai kishte qenë Xha Deralla.

Ditën e Sotshme, xhandarët e serbit nuk vijnë më në Katundin e Xha Derallës, po halldupët e turkut nga Shkupi historik shqiptar, shkojnë në Turqi për të marrë mirënjohje nga Erdogani si “politikanë” të arratisur mes “Bit-Pazari”. Edhe, atë: popullit shqiptarë i japin Besë?! E, ku ka Besë në Politikë?! Gjatë një “bashkëpunimi” politik me Erdoganin me qëllim për turqizimin e Shkupit Historik Shqiptar. Edhe, në Ditën e Sotshme t’ia shesin Rumelinë për së treti herë Turqisë, vetëm për një post politik partiak.

Mbreti gjatë pushtimit shekullor, ia shiti Rumelinë shtatë xhemi me alltan Rusisë, ti o burrë si kantautor iu përgjigje ngjarjes historike: e përjetësove me një këngë me çifteli:

Rrafi teli në atë Misirli,

Na u shit kjo Rumeli,

Na e ka ble çaj Moskovi zi,

Na e ka ble, aman-aman,

I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan,

I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan

Sot, halldupët e Shkupit “muslimanë”, që asaj kohe si “turq me Din e Iman”, ikën nga Kosova për të shkuar në Turqi. Dhe, pas prishjes të dy marrëveshjeve politike mes Serbisë dhe Turqisë për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë, mbetën në Shkup si “turq ehamdurila”, ende me trutë dhe këmbët në legen.

E shesin Rumelinë (Kosovën) për së treti herë te Moskovi Zi...



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora