Mendime
Florim Zeqa: ADN shkëndijë shprese për ndryshim!
E marte, 10.01.2023, 06:59 PM
ADN shkëndijë shprese për ndryshim!
Shkruan:
Florim Zeqa
Alternativa
Demokratike për Ndryshim (ADN) ësht një nismë e re politike, nuk është e
përmasave mbarëkombëtare, por është një shkëndijë shprese në këtë situatë të
rënduar politike në të cilën po kalon shteti i Kosovës.
Kalimi në sistemin
Presidencial
Sikurse
ADN, asnjë nismë tjetër nuk duhet të jetë vazhdimësi dhe as levë e subjekteve
aktuale politike. Ngase secila prej tyre, për të mirë apo për të keq, e kanë
dëshmuar vetën. Ardhja në pushtet e një klase të re e të përgjegjshme politike,
e aftë për ndryshime pozitive, do të krijonte premisat për zhvillim ekonomik
dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime etnike, partiake,
ideologjike apo fetare.
Insistimi
im i vazhdueshëm për ndryshimet pozitive në vendin tonë, nuk e nënkupton ‘pasurimin’
e skenës politike edhe me një subjekt të ri, por në esencë, është përpjekja ime
për finalizimin e projektit madhor për themelimin e një subjekti politik, i
cili në gjirin e vet do të tubojë elektoratin e zhgënjyer nga të gjitha partitë
politike, sa të dështuara, po aq të konsumuara përgjatë këtyre 24 viteve të
fundit.
Nisma
ime, Alternativa Demokratike për Ndryshim, nuk e ka thjeshtë vetëm qëllimin për
ndërrimin e pushtetit në Kosovë, por, për ndryshimin e mentalitetit qeverisës
dhe ndryshimin rrënjësor të sistemit qeverisës në vend, gjegjësisht kalimin nga
sistemi Parlamentar në atë Presidencial.
Sistemi
Presidencial i qeverisjes së vendit, do ta nxjerrë Kosovën nga “çarku i
mbyllur” politik.
Sistemi
Presidencial, përveçse do të pamundësonte kontrabandimin e postit të
presidentit nga partitë politike, do të pengonte edhe ndërhyrjet e tmerrshme
nga jashtë, siç ishte rasti i zgjedhjes së presidentes përmes zarfit në vitin
2011, dukuri kjo e paprecendent në vendet e lira dhe demokratike.
Sistemi
Presidencial paraqet çelësin e evitimit të ngërçeve politike dhe krizave
artificiale pas-zgjedhore të paraqitura në mënyrë serike në Kosovën e
pasluftës, si dhe krijon premisat e bipolarizimit të skenës politike,
gjegjësisht krijimin e dy blloqeve të forta parazgjedhore.
Zgjedhjet e brendshme
partiake, vazhdimësi e elitave politike
Partitë
aktuale, proceset e brendshme zgjedhore i shfrytëzojnë për ruajtjen e
vazhdimësisë së elitave politike në partitë tyre, pa e dhënë asnjë sinjal për
reformimin e tyre kundrejt kërkesave të vazhdueshme të elektoratit.
Arsyeja
e pengimit të reformave në partitë aktuale, janë klanet dhe grupet e interesit
të rreshtuara pas liderëve të partisë, të cilat e ngulfatën çdo përpjekje për
ndryshim përmbajtësorë në këtë vend.
Vonesa e marrëveshjes,
pengesë e zhvillimit ekonomik
Jo
vetëm vonesa e aktit final të marrëveshjes, por i tërë dialogu politik mes
Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është bërë pengesë serioze e zhvillimit
ekonomik, shëndetësor, arsimor, kulturor, etj, për shkak se të gjitha qeveritë
e deritanishme të Kosovës pa dallim deri tek kjo e fundit, energjitë politike i
kanë shpenzuar tek dialogu, gjegjësisht tek pakica serbe që nuk e njehë dhe as
pranon Republikën e Kosovës si shtet të vetin, duke i sfiduar dhe lënë menjëanë
interesat e shumicës së popullatës, në këtë rast të shqiptarëve që sakrifikuan
shumë dhe pritën jashtëzakonisht gjatë për krijimin e shtetit të tyre.
Pa
zgjidhjen finale, nuk hiqen vargonjët serbosllav nga qafa e Kosovës!
Ashtu
sikurse ngjyrat në formën e gjysëmharkut në logon e ADN-së që simbolizojnë
Ylberin i cili i ndalon të reshurat (keq-qeverisjet) e pandërprera, edhe tre
shkronjat ADN simbolizojnë ADN-në politike të shqiptarëve në trojet etnike, të
cilat do të ndalojnë katandisjen e mëtutjeshme politike të shtetit të Kosovës.