E premte, 24.03.2023, 11:20 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Poganiku

E marte, 10.01.2023, 05:55 PM


Poganiku

Sipas ISMET  KORITËS

(tregim)

Nga Përparim Hysi

Çliruar pa çliruar  Shqipëria, gati 10-familje, në lidhje gjaku a miqësie, ikën nga SKRAPARI dhe u vendosën në fshatin PETOVA e RE, në rrethin e FIERIT. Kishte dhe një PETOVË tjetër dhe kjo, tjetra, quhej PETOVA e VJETËR. PETOVA e VJETËR kish gati 100-shtëpi dhe banorët qenë vendas. PETOVA e RE kish 33-shtëpi dhe të gjithë banorët qenë jabanxhinj:boshjakë, kosovarë, shqiptarë nga MALi  i ZI dhe dy familje nga ÇAMËRIA. Sot PETOVA e RE nuk ekziston: e "ka ngrënë" PETOVA e VJETËR apo emigracioni.

*     *    *

Familjet tona (prindët e mi ishin nga SKRAPARI), erdhën nga SKRAPARI dhe bashkë me shpërnguljen sollën me vete ritet dhe zakonet e andejshme. Për një "rit" të tilë flet dhe tregim im. Është pak shpotitës, por kështu ka ndodhur. Njeriu që ma tregoi, ISMET KORITA, jo vetëm është i besueshëm, por qe, gati-gati si SHENJTOR.

Në një nga familjet nga SKRAPARI, kish lindur djalë. Veçanërisht, kur lind djalë, bëhet  një lloj ceremonie gëzimi.Këtë ceremoni, në SKRAPAR, e drejton BABAI I TEQESË dhe, në mungesë të tij, një dervish. Këta"klerikë bektashianë" kanë tagrin për ta"celebruar" këtë çast të madh gëzimi. Djali lindi, duhet ceremonia dhe jo vetëm në PETOVË, por të bredhësh gjithë fshatrat e FIERIT, nuk ka as"BABA" dhe as dervish. Burrat u mblodhën, ceremonia do bëhet, por kush do"celebroi" ritin. Riti nuk është fare i vështirë.Burrat, sipas moshës zënë vend në odën e burrave dhe mu në krye, në qendër të dhomës, zë vend ai që do celebroi. Po kush do vinte mbi supe"spaletat e një"BABAI" apo të një dervishi.

Xha DIKJA, më i moshuari, tha:-Ti, ORHAN, je më i kënduari dhe ti do"këndosh" poganikun e djalit.

-Vetëm këtë nuk bëj dot, -kundërshtoj me politesë Orhani.

Hajt-hajt se e bën ti, e bën, - e mbylli bisedën Xha DIKJA.

*      *     *

Poganiku është një kulaç(bëhen në një tepsi si të rrumbullaktë) dhe nga ai që"celebron ritin", rrëkëllizet dhe shkon tek çdo pjesëmarrës. Secili thyen një copë të vogël dhe nuk e fut në gojë pa "shenjën" apo bekimin e drejtuesit. Drejtuesi( në rastin  tonë, ORHANI, prej natyre e kish në ADN shakanë) dhe shikoni se si celebron.Ai i drejtohet secilit me fjalë që pë çdo njërin janë"mister"("drejtuesi" është duke folur me ZOTIN dhe vetëm ZOTI e di seç thotë?!!!).Secili jep pëlqimin ndaj "celebruesit" me kokë që është dakord me ato që i thotë.Kështu dhe ORHANI e filloi me XHA DIKEN dhe sosi me më të riun në ceremoni.Kur mbaroi, foli me të të lartë:-Epo të na rrojë e të bëhet i  hairit!

-Amin, -shpërtheu kori i pjesëmarrjes. Dhe, ndërsa pritej, dreka që po përgatitej, burrat  dolën jashtë.

Aty, - foli prapë XHA DIKJA:- Epo kur thoshe që nuk dije ta"këndoje", ia the birinxhi dhe të të gëzojë shpirti!

Orhani, po ku rrinte dot pa thënë të vërtetën ai, si u largua ca çapa nga XHA DIKJA, se ky kishte dorak dhe nuk ta përtonte, tha:

-A e dini se si i"këndova"?

Të gjithë sy e veshë nga ai.

-A më ha"munë", o XHA DIKE? Dhe, kështu vazhdova me secilin. Bukuria qendorn se për "këngën që këndoi ORHANI", të gjithë bënin"amin". Kur morën vesh"rengun" e "dervish ORHANIT", të gjithë ia dhanë të qeshurit.

Vetm XHA DIKJA kërcënoi duke tundur dorakun:-Yh.lanet paçë!

As në drekën që u shtrua (njëdrekë me gjithë të mirat dhe shumë gazmore)XHA DIKES nuk i  dilte inati. Por djali i"pagëzuar" rron ende dhe është gjyshi i lumtur.

Tiranë, 10 janar 2023



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora